VIDEO/ E pabesueshme, atleti kuban kërcen më shumë se gjatësia e gropës me rërë!

11 Qershor 2018, 10:35Sport TEMA

Atleti kubanez i kërcimit së gjati, juan Miguel Echeverria rezultoi sensacioni i Diamond League, në ndalesën e radhës në Stokholm të Suedisë.

19-vjeçari kërceu 8 metra e 83 centimetra, aq sa nuk i mjaftoi gjatësia e gropës së mbushur më rërë, duke rrezikuar që të dëmtohej.

Gjithsesi, për fatin e tij të keq, ky rezultat nuk u pranua, pasi kishte në favor erën me 2.1 metër në sekondë, vetëm 0.1 metër në sekondë më shumë se norma e lejuar.

Gjithsesi, Echeverría, i cili mbush 20 vjeç më 11 gusht, siguroi vendin e parë në provën e katërt me 8 metra e 50 centimetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje