Manchester City gati të ofrojë 100 mln € për yllin e Juventus

11 Qershor 2018, 10:23Sport TEMA

Manchester City është gati të paguajë 100 milionë euro për sulmuesin anësor të Juventus-it Douglas Costa, sipas Sportmediaset.

Raportet sugjerojnë se Pep Guardiola kërkon me çdo kusht të sjellë më Manchester yllin brazilian, pasi United nuk arriti ta bënte të tijin.

Juve sapo ka aktivizuar opsionin e blerjes përfundimtare të lojtarit nga Bayern Munich për 40 milionë euro këtë javë.

Tani ai ka një kontratë deri më 2022 me Juventus.

Nëse Manchester City do të paguante 100 milionë euro, Juve mund të përdorte paratë për mesfushorin e Lazio-s Sergej Milinkovic-Savic, një tjetër objektiv i Manchester United.

Në sezonin e tij të parë në Serie A, Costa kontribuoi me gjashtë gola dhe 14 asiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje