Banorët e një tjetër lagje në kryeqytet kanë marrë zgjidhje të furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për një lidhje të re ujësjellësi për furnizimin e disa pallateve në rrugën “Qazim Vathi” pranë zonës së rrugës Bardhyl.
Kjo lidhje e re do të bëjë të mundur rritjen e sasisë së furnizimit me ujë për banorët e pallateve që kanë akses direkt me linjën kryesore.
Gjithashtu, i është dhënë fund problematikës së njoftuar në rrugën “Nazmi Rushiti”. Stafi i UKT-së, ndërhyri menjëherë për riparimin e defektit të banorëve të zonës duke bërë që linja rifilloi furnizimin normal me ujë në një kohë shumë të shkurtër.
Lagjia rreth ambulances se lagjes 4 eshte si ne kabul. Rruget jane cope cope gjithe gropa . Kanalet e ujrave jane care dhe uji vershon mbi afalt perdite. Uje te pishem ka vete 3 ore paradite dhe dy ore mbasdite . dhe kur vjen eshte curril. Kabllot e internetit dhe korentit jane bere si rrjeta merimange . Nje dite njeri ishte ulur aq poshte sa nje furgon qe conte femije ne shkolle ne mengjes nuk e pa dhe lemerisi femijet qe ishin brenda ne furgon nga zhurma qe beri. Rregulluan biblioteken nga jashte dhe aq. Behet fjale per nje zone qe eshte 5 minuta ne kembe nga qendra po ashtu 5 minuta edhe nga bulevardi i ri dhe zogu i zi.
Me duket se e ka te keqen te emri.