VIDEO/ "Vëllazëria" e shekullit, një trajler i "filmit" Trump-Kim

13 Qershor 2018, 09:15Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump, është munduar që gjatë takimit me liderin e Koresë së Veriut të futë paksa dramë të stilit holivudian, duke ia shfaqur në iPad një video të shkurtër Kim Jong-Un, ku shihen mundësitë që do të mund vijnë nëse arrihet marrëveshja për stopimin dhe shkatërrimin e programit bërthamor, shkruan “The Guardian”.

Videoja që e prezantoi Trump edhe gjatë konferencës për media, flet për “dy burra, dy liderë, një fat”. Aty shfaqen Kim dhe Trump si dy figura në film.

Pamjet ngjasojnë më shumë më trajlerin e një filmi, ku shihen pamjet e aeroplanëve luftarakë, artilierisë, derisa narracioni në gjuhën angleze dhe koreane shkruan se “bota e re sot mund të fillojë, një miqësi, respekt dhe vullnet të mirë”.

“E kemi bërë ne, ia kam treguar sot gjatë takimit dhe mendoj se i ka pëlqyer shumë”, ka deklaruar Trump.

Të njëjtat pamje besohet se Trump ua ka treguar edhe pjesëtarëve tjerë të delegacionit të Koresë së Veriut, të cilët sipas Trumpit mbetën pa fjalë.

“Ia tregova (Kimit), pasi vërtet dua që ai të bëjë diçka”, ka deklaruar Trump.

Në filmin e shkurtër, Kim portretizohet si figurë qendrore që jeton në momentin kyç të historisë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje