Qytetarë në Tiranë protestuan sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës kundër vrasjes së grave. Protestuesit morën shkasë nga dy ngjarjet e rënda, vrasjen e Xhuljeta Çunit dhe nënës së 6 fëmijëve, Adriana Shaholli. Sipas tyre, problem është moszbatimi i urdhërave të mbrojtjes.
“Xhuljeta Çuni kishte bërë 4 denoncime në polici. Por policia nuk mori asnjë masë sepse besoi vrasësin kur u tha se nuk e bëj më”, shprehet Arjola Hajdini, organizatore e protestës.
Protesta e sotme nuk është organizuar nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e grave, edhe marrin fonde për këtë çështje, por nga tre të rinj studentë, të cilët kanë bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale .
“Vajzat dhe gratë po vriten përditë, ndërsa shoqatat që duhet të mbrojnë gratë dhe vajzat dhe marrin fonde nuk bëjnë asnjë komunikatë. Ne jemi tre studentë dhe u bëmë bashkë pasi u prekëm nga ngjarjet e fundit”, thotë Entela Drevataj, studente organizatore e protestës.
Shumë qytetarë të thjeshtë u bashkuan pasi sipas tyre situata e dhunës është shumë e rëndë në Shqipëri. I tillë është edhe Selam Hasa, i cili jeton prej 25 vitesh në Itali.
“E mora vesh për këtë protestë dhe lashë çdo gjë dhe erdha. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë qytetarët. Ne jemi një komb i ashpër nuk i vlerësojmë gratë”.
Ai ka dhe një apel për të gjithë shoqërinë shqiptare.
“E para gjë që duhet të ndryshojë është mentaliteti jonë. Dhe kjo gjë duhet të nisë që nga deputetët pasi nuk duhet të trajtohen gratë si pronë”.
Një prej grave të pranishme ishte një shtetase e huaj që jeton prej disa vitesh në Tiranë, e cila tregoi historinë e saj, ku veç dhunës që ajo përjetoi nga bashkëjetuesi i saj shqiptar, ajo u ngacmua seksualisht nga polici ku bëri denoncimin.
“Polici që është marrë me zonjën në fjalë, e ka ngacmuar seksualisht dhe ka vijuar pas denoncimit të saj që të kërkojë puthje”.
Aktivistja Birzilda Gjikondi bëri apel për zbatim të ligjit.
“Të gjitha gratë që janë vrarë kanë rezultur se kanë patur urdhër mbrojtje. Duhet të zbatohet urdhri i mbrojtjes, policia duhet t’i zbatojë me rigorozitet”. (Klan Plus)
Kohë e nxehtë. Të gjithve ju ngrihet. Ti motra s të kruhet
Kam respect per grate,jam kunder dhunes ndaj tyre dhe perkrah dhe protesten e sotme kunder dhunes te grave.Por me vjen edhe te mos jem dakort me kete zonjen e nderuar te huaj,e cila ka qene pjese e kesaj proteste.Ka bere mire qe ka denoncuar dhunen ndaj bashkejetuesit te saj,por nuk e kuptoj,se si kjo ka “falur” policin qe e ka ngacmuar seksualisht e qe vazhdoka Akoma.Perse nuk ka ngritur padi ndaj tij,perse nuk ka kerkuar te organizoje me shoqerine e saj nje proteste per rastin e saj,por qe pritka te ndodhin dy vrasje dhe te kujtoje te protestoje kunder policise per sjelljen e policit ndaj saj?
Te tilla pjesemarrese I vene brire dhe nuk e ndihmojne qellimin e protestes.
Edhe nje here e them:Perkrah protesten,por kerkoj pjesemarrje te njerezve dinjitoze e qe nuk futen si xhol e demtojne nje kauze te drejte te grave te dhunuara prej cilitdo,qytetar e nepunes I shtetit.
Tregim suksesi, shembull per rajonin??!!