Këshilltarët e Hasit, banalë si Bujar Nishani!

18 Qershor 2018, 19:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që po mendoja kur mora vesh lajmin, është se çfarë i ka nxitur këshilltarët e Hasit të shkojnë drejt këtij vendimi. Nëse shikon listën e këshilltarëve, në shumicë janë të djathtë. Ai republikani për shembull, kishte dhe mbiemrin Mazreku. Me siguri ka qenë ndër më të zjarrtët. Të tjerë ishin legalistë, ballistë, një parti që ca kohë vulën e kishte Eduart Ypi, disa parti fantazma të majta e të djathta, duke qenë një mozaik i qartë i pazareve që bëhen me votat e partive në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Socialistët kishin vetëm një këshilltar, demokratët dy dhe gjithë të tjerët janë çakejtë e zonës, që mbajnë nga një sigël partie. Dhe janë bërë bashkë për t’i dhënë një dekoratë si intelektual, Gafurr Mazrekut.

Gjëja më e rëndësishme për të cilën mbahet mend Gafurr Mazreku, është se ka qëlluar me pistoletë në sallën e Kuvendit. Kjo do të mjaftonte për t’u konsideruar minimum i papërgjegjshëm gjithë jetën, pa i lënë vend fantazisë për ta quajtur dhe njeri me vepra intelektuale. Në këtë pikë, çdo përpjekje për ta justifikuar nderimin e tij pas vdekjes, është banal.

Reagimi i kryeministrit për të bllokuar dekorimin përmes prefektit, është reagimi i duhur dhe këtu ky banalitet duhet të marrë fund.

Por gjesti i këshilltarëve të Hasit duhet parë më thellë. Ata janë njerëz që shikojnë se në këtë vend çdo gjë është bërë pazar dhe kanë menduar të bëjnë dhe ata një pazar. Ashtu siç kanë bërë pazar për votat, duke shitur votën për kryetarin dhe duke marrë votën për partinë, ata këshilltarë shikojnë se çfarë kompetencash kanë dhe vazhdojnë bëjnë pazar.

Pak a shumë, ata më kujtojnë Bujar Nishanin. Dhe ai, i mbyllur në Presidencë, me pak kompetenca ekzekutive, por shumë shanse për qoka dhe dekorata, filloi përdorte atë kompetenca që kishte. Kështu, ne përfunduam me një pronar picerie në Vjenë, që merr “Urdhërin e Skënderbeut”, fizioterapistja e Bujar Nishanit po ashtu, dhe më tej, kë njihte e nuk njihte, ku shkonte fshatrave për të pirë raki, apo ku ikte nëpër botë për të ndenjur disa ditë, ai “paguante” me dekorata, duke e kthyer të drejtën e tij për dekorata, në banalitet ekstrem.

Këshilltarët e Hasit me siguri shikojnë dhe pazaret e qeverisë, faktin që të gjithë që kanë diçka në dorë përpiqen ta shesin dhe të përfitojnë prej saj. Shikojnë deputetë që ndërrojnë parti, shikojnë drejtora që nuk duan të ikin nga puna dhe ikin nga LSI, shikojnë ministra që bëjnë pazare me biznesmenë, shikojnë kryetarë partish, që bëjnë pazare për votat, dhe në fund, kanë bërë dhe ata një pazar.

Me siguri ndonjë kushëri i tij brenda Këshillit (larg qoftë të jetë ai republikani), ua ka propozuar si pazar dhe ata i kanë rënë shkurt. E kanë tepruar pak me atë përshkrimin si intelektual, por brenda pazarit shkon.

Kaq është e gjitha që mund të thuhet për banalitetin e tyre. Kjo hakërrima ndaj tyre si njerëz politik, është qesharake. Ata kanë bërë një pazar me njëri- tjetrin dhe e kanë mbajt fjalën. Fyerja më e madhe që mund t’u bëhet është se janë treguar banalë si Bujar Nishani! Këtë fyerje e meritojnë.

34 komente në “Këshilltarët e Hasit, banalë si Bujar Nishani!”

  1. pensionisti says:

    Po Mero ! Vertetohet njesia e keshilltareve te Hasit me orgjinalin e presidences se Bujar Nishanit!

  2. Cuku says:

    Sakte Mero ,,
    Fiks Injorante si Jari Kapterri,,,,,,
    Po me e bukura eshte se ka.reaguar dhe Jari ,,,,,

  3. Hamit Kavaja says:

    Bujari i merr te keqen Gafurrit.
    Se Gafuri ishte nje burri qe e kujton me respekt Hasi.
    Ka nje familje te nderuar, vellezer me vyrtyte te larta patriotike.
    Ndersa Bujar sakati nga trute shpalli si “Nder i Kombit ” Hamit Matjanin
    dhe gjithe c’kishin mbetur nga dekorimet e Saliut.
    Kur ve shenja barazimi midis Gafurrit dhe Hajdarit ben gabim Mero.
    Gafurri qelloi ne mes te dites ne mes te parlamentit, ndersa po te filloje
    nje hetim per Hajdarin., si dihet cfar xhevahiresh do te dalin.

  4. Pertef Sinaj says:

    Me falni por historia jone e vjeter dhe e re i ka te dy shembujt.
    Sipas logjikes se Ed Kryeministrit dhe Bujar Sakatit, Avni Rustemi
    qe vrau Esat Pashen ne mes te Parisit qenka terrorist ???????!!!!!!!!
    Ne duhet te heshtim e te pranojme dekorimin dhe shperblimin e vrasesve te vajzave mirditore,
    apo te Hamit Matjanit, ndekohe qe dekoruesit (Sala, Bujari, etj), ata qe sduhet te flasin,
    akuzojne socialistet (nga 13 vetem 1 ishte socialist) dhe ngaterojne dhe Edi Ramen
    me socialistet. i cili nuk eshte fare i majte.

  5. Alban Dega says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  6. Cane says:

    Keta keshilltare duhen falenderuar sepse thyen mitin e HEROIT te rreme vrasesit,kriminelit shkaterruesit te cka u ndertua ne 50vite pune kolektive me emrin Azem.Shqiptaret i kane patur syte ne balle per te pare krimet e tij,tani do kene kurajon ta denojne hapur si rrugac e kriminel.Kaq zoti Mero.BRAVO keshilltareve te Hasit qe hodhen hapin te paret.Jo per dekoraten e dhene Gafurit,por per sfigurimin e “heroit”te demokracise.

  7. Erla says:

    E ke qa Mero. Me bukur analize nuk behet. Pa le te shikosh ate Strazon te shkrin gazit kur del me aq seriozitet dhe akuzon Ramen. Rama mund te jete kush te doje, po ne bote se i bi neper mend Gafurr Mazreku, dhe Strazo e di kete po duan te bejne si intelektuale, si puna e Gafurrit intelektual nga Hasi.

  8. Liqeni says:

    Si gjithmone i sakte ,respekt per ju Mero!

  9. Xhike says:

    Lereni bujar babalen
    Meshirojeni
    Eshte i semure nga frika e babale bb

  10. Meri says:

    Lereni punen e Gafurit, po shikoni Ahmet Zogun ne krye te bulevardit

  11. Ilir says:

    Mesa kuptoj kjo eshte loje e pd meqe dhe keshilltaret kane qene shumic te djathte.Eshte loje e Saliut per te acaruar situaten pasi me genjeshtrat e babalet dolen bllof.Ai njer sa te marre fryme vetem sherre dhe probleme do i sjelle vendit

  12. zi says:

    Ne demokraci duhet te denohen te gjitha dhunat,te cdo lloj ngjyre,
    nderkohe,kur dhuna eshte ngritur ne intuticion vitesh duke dhunuar,
    voten e lire,fjalen e lire,instuticionet,pleqte,femijet,grate,te pa mundurit.
    Duke dekoruar dhunuesit,duke ju ngritur buste,reabilituar si heronj,duke ndryshuar historine,
    duke na i peshtirosur kete vend me nderimin e me te dhunshmeve.
    Quhet turp nje person i respktuar qe vuri nderin e tij ne vend nga te dhunuarit.
    E kjo s’mund te quhet hipokrizi por thjesht bythqirizem.

  13. Me pak fjale ne kete vend eshte bere mooti mullar dhe o burra kush mund te bej pazar e te haje sa me shume.
    Thua se per kete rrumpall e vjedhje e permbysem soc.

  14. FIX316 says:

    Mos u cuditni.Pritet akoma qe te dekorohen te gjithe kokepalaret!…Edhe Saliu e co te behen “Hero i Popullit”,per biografine e “pasur”te tyre!…

  15. Fam. Mazreku says:

    Po te ishin te gjithe burra si Mazreku, kjo rrace bythlepiresish, fshataresh, hajdutesh, tradhetaresh, matrapazesh, sharlatanesh, frikacakesh qe te vrasin pas shpine, njerez si Sali Berisha dhe Azem Hajdari, do ti kishim shfarosur me kohe, pa ju lene ne dore shtetin, qeverine dhe fatet e shqiptareve qe te benin Shqiperine halene me te madhe te Europes, sic e bene. Duhet te kuptojme njehere e mire qe kur ke te besh me kafshe duhet druri, se ndryshe shqyejne, dhjesin, peshtyhen, kafshojne, rrenojne dhe nuk ikin, pa u shporrur me gjuhen e drurit, perkundrazi dekompozohen sheshit duke qelbur dynjane, si kufoma e Sali Berishes.

  16. ÇAKMAKU says:

    1- Me i modhi i te medhenjeve,lartmadhnia i tij,mreti yne zogu,pasi shiti tek serbet 90% te dibres…u nderua me bust ne mes te tirones.Nder mbeshtetsit me te medhenj te zogut…Merua.Per kete qyetetarit te ardhka keq,ndersa per tradhetarin asnje rresht.
    2-Heroi yne kombetar,azem hajdari,egziston ne te gjitha dosjet e shtetit( shteti jo qeverrit) nje trafikant armesh,droge dhe hajdut.Perse na u dashka te revoltohemi per plagosjen e nje trafikanti?!
    3-Nuk te shqeteson o Mero qe zogu nderohet edhe se eshte vertetuar se kishte ndermet te nenshkruante fundin e shqiperise pro serbise,por te shqeteson dekurimi i nje njeriu qe si ra njeriut ne qafe????!!!!!!
    4- Ne ke gazetari na qenka nje trafikant armesh model mbrojtie?
    5-NJE NDER LAJMET ME TE MIRA KETO 30 VJET,ESHTE NDERIMI I KETIJ PERSONI!!!
    6-Mero,nga ty mesuam se ishte marre vendim i ” andrimit” te rruges tirane-durres dhe madie ishe çuditur per kete vendim.Rruga u andrua e e bene si syte qe tu pelcasin…
    Tani qe rruga po restaurohet,asnje ” çuditje” nga ty se perse u harxhuan leket
    per andrim dy muaj me pare?!
    7- Mos ke filluar e je bere pjese e koncensioneve?
    8- Pavarsisht se them keto,ke te drejte te gabosh dhe ti( sipas mendimt tim) nje- dy here ne vit.

  17. MAJAKOVSKI says:

    Gafur Mazreku dhe familja apo fisi i tij jane te nderuar pa asnje njolle. Ndersa Jar Kapteri eshte ai qe dekoronte ballista dhe diversante. Gafuri po ta kishte zhdukur trafikantin dhe pushtuesin e pronave ne ate moment. me te vertete do te kishim nje lufte por pas saj Shqiperia do te kishte marre drejtimin e duhur. Gafuri e ka merituar “Qytetar Nderi” qysh atehere por edhe pse sot refuzohet ne aparence te politikes shqiptare ai eshte i nderuar ne zemren e te gjithe atyre qe jetuan punuan me te. I perjetshem kujtimi per Gafurin. Poshte Heronjte fallco te demokracise te llojit Hajdareve.

  18. marku says:

    A nuk eshte keshilli bashkiak nje institucion i zgjedhur ? A nuk eshte i pavarur ? Perse cdo gje duhet te miratohet nga Tirana kur asnje nuk interesohet e nuk e njeh me mire gjendjen se sa ata qe jetojne ne Has.Ata kane votuar per nje bashkeqytetarin e tyre i cili nuk eshte se vetem ka qelluar Azem Hajdarin ne parlament!

  19. dasem ne varreza says:

    Zoti Mero keni bere artikullin me ‘DIRTY JOB” ne gazeten tuaj qe nga masakra berishiane e gerdecit kur kam filluar ta lexoj kete gazette>
    .
    jam I bindur qe mbi 95% e shqiptareve nuk jane dakort me veprimin e te ndjerit Gafurr qe qelloi ne parlament nje palo deputet si Hajdari..
    .
    jam I bindur qe mbi 95% e shqiptareve nuk jane dakort qe I ndjeri Gafurr te dekorohej nga bashkia e Hasit pasi nuk e kemi ate lluks qe te gjallet te merren me te vdekurit …pasi i kane “zgjidhur hallet ” e popullit
    ………………………
    Por jam I bindur gjithashtu se figura e te ndjerit Gafurr qendron shume me lart se gangsterri-krimineli-drogdilleri Azem Hajdari..
    .
    Eshte ne nderin e atyre politikaneve amerikane qe merren me Shqiperine ku do permendja Eliot Engelin zyrat e te cilit I ka pastruar nga merimangat kjo Azemesha me emrin Rudine qe te pranojne qe kane gabuar duke na vene “ne shpine” banden e Tropojes” ku do vecoja Elez Biberajn-Sali Berishen dhe Azem Hajdarin.
    ————————————–
    Pse Azem Hajdari eshte MONSTER I DEMOKRACISE ?
    MJAFTON TE LEXOJME KETO MATERIALE ME POSHTE TE BOTUAR TE GAZETA TEMA NE 4-5 VITET E FUNDIT DHE NUK KA NEVOJE PER KOMENT
    .

    Pjesa e pare (izet haxhia)
    – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.

    -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.

    -Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.

    -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen.

    **Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në?
    pjesa e dyte ( Sali harrom Berishaj)
    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
    një shërbëtor i Ramiz Alisë
    . Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve të 2 prillit dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »
    ________________________________
    Azemi zbatuesi I skenarit terrorist te 2 prillit 1991te kolonelit Rajersonoviq -biberoviq nga vend-komanda e BEOGRADIT
    Më kujtohet shumë mirë ajo natë. Në fillim na përfshiu entuziazmi për rezultatet pozitive nga Tirana ku kishte humbur Ramiz Alia, rezultatet po i ndiqnim nga zyra e Berishës në PD. Po aty nga mesnata u kuptua që kemi humbur. Në selinë tonë kaploi dëshpërimi. Por filloi të flitej se votat ishin vjedhur e manipuluar. Kjo ishte alibia që gjeti menjëherë Berisha për humbjen. Më kujtohet që të nesërmen selinë tonë e vizitoi edhe Elez Biberaj, që kishte ardhur nga Amerika për të ndjekur zgjedhjet e para pluraliste. Njerëzit e dëshpëruar donin të mësonin diçka prej tij se çfarë do të bënte Amerika për neve, sepse zgjedhjet ishin të vjedhura. Pra, a do t’i njifte ajo këto zgjedhje apo jo. U dha direktiva që këto zgjedhje të mos njifeshin dhe të fillonin protestat.
    – Po atëherë pse ndodhi tragjedia e Shkodrës? zoti Izet
    Azemi atë ditë të 1 prillit shkoi në Shkodër për të pregatitur protestat me nje grup specila, sepse Shkodra ishte një kala e PD dhe antikomunizmit ku kishte fituar PD-ja me rezultat të thellë. Nuk e di për atë çfarë ka bërë Azemi në Shkodër, se çfarë ka organizuar për 2 prillin që u kthye në një ditë të përgjakshme për Shkodrën e demokracinë, por di që njeherë, pas dy vitesh Azemi në gjendje të dehur, ka thënë se do t’ua bëj këtyre siç ua bëra në Shkodër. Në atë rrugëtim Azemi ka qenë i shoqëruar edhe nga një personazh i njohur i sapodalë nga burgu, që më vonë u vra me pardesynë e Azemit në Tropojë. E kam fjalën për Isuf Halucin. Natën e 1 prillit Azemi është kthyer nga Shkodra për Tiranë pa këta persona që kishte me vete. Dhe dihen që vrasjet që u bënë më 2 prill janë akoma të paditura se nga kush dhe çfarë arme janë bërë. Por dihet gjithashtu që pas këtyre vrasjeve ajo që përfitoi nga ato ishte PD dhe lidershipi i saj. Ka të tjerë që e dinë më mirë se unë tragjedinë e 2 prillit në Shkodër…por ajo qe dihet me siguri eshte qe “heroi” kryesor i dy prillit ishte i jati Rudines “
    ——————————————————————
    ..
    AZEM HAJDROGARI
    . Por Lazarati e ka Pablo Escobar Gavirian që e bëri këtë të mundshme. Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve. Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin ‘Azem Hajdari.”
    .
    Epilog
    Bie ere kanibalizem kjo beteje qe vazhdon dhe ne varreza midis Azem Kriminelit dhe Fisnikut Gafurr Mazreku..por me e rende se kjo “perleshje ne varreza “ eshte tolerimi qe I bejne akoma Kufomes Berisha jo vetem Socjalistet e pjerdhur te Edi Rames por dhe komiket te tipit Donald Lu..
    .
    Ka ardhur koha qe doktrina kanibale e luftes kunder “kamunizmit vdekur ” e dyshes Rajerson Biberaj
    dhe e dy Pit Bull-ave te tyre Berisha Hajdari (ky I fundit u zevendesua nga Lul Bash Devili)
    te dae para gjyqit te historise.
    .Kete e verteton dhe bashkeshortja e Demonkratit Hajdari dhe e vellait te heroit tjeter te demonkracise Broci qe jane shperfyteruar aq shume nga zullumet e tyre ne Drejtesine Demonkratike sa kane verbuar dhe kalorsin e vetingut Donald Lu…
    .zoti Mero mos I fut “mish dhije “ ne krahesim me handikapatin president te Karaosmaneve e kam fjalen per Gjytyrymin Bujari ju ndegjon..Nese ka ngjashmeri atentati I Gafurrit ndaj Azemortjes eshte me Avni Rustemin qe jo rastesisht ishte deputet I Kuksit dhe Hasit ….
    .Sidoqofte midis monstres demonkrat azem hajdari dhe fisnikut Gafurr Mazreku do zgjidhja kete te fundit..

  20. Martini says:

    O zoti Mero.Pash zotin mos e permend ate kambalen apo pecen ne median tende te cilen e ndjekim.Jo per gje por keshtu ju ul nivelin padrejtesisht me shume se c jane keshilltareve te Hasit ne krahasim me ate ?Patriotin e madh te jugut?

  21. eli-tiv says:

    ..te vjen qe ca keshilltare fshatare rane ne nivelin e Bujarit….i mendoj fshtaret me te mencur se ai kopan !

  22. Paulin says:

    Shkurt muhabeti ky eshte nje shtet leshi ku cdo gje eshte vene se prapthi. Kush mundet vjedh, vret . Fullani shperblehet me 23 rroga per hajdutlleqet e tij, tani ish prokurori Dhalla do te marre rroge per 3 -4 vjet dhe nuk i hyn gjemb me gjithe maskaralleqet qe ka bere. Per te vene duart ne koke.

  23. Vladimir says:

    Shkrim i qarte dhe shume korekt. Ndoshta me ligj sjellje te tilla te te zgjedhurve, duhen ndaluar. Sepse nje dite do ti gjejme gjithe kriminelet, shoket e Halil Alise e Hamit Matjanit me dekorata dhe , larg qofte te tjere “trima” si puna e tyre, do te thone pse nuk vrame ca shqiptare qe te na dekoronin.
    Dy fjale per Mazrekun.
    Akti i tij i denueshem ne Kuvend, nuk eshte per dekorate.
    Thene kete, ndoshta ja vlen te shtojme qe mes shqiptareve fyerja eshte ndeshkuar rende, edhe me plumb. Shqiptarin, thone ligjet e egra te maleve, vrije, por mos guxo ta fyesh. Krenar si nje shqiptar. Keta kemi qene, na vjen keq apo nuk na vjen mire. Me keto rregulla te egra e te pameshireshme kemi mbijetuar deri sa u vendos shteti ligjor. Me keto rregulla jane bere zap te fortet ne shekuj ne malet tona.
    Ne fund, nuk dua ta le pa thene , Hasi historikisht ka qene krahine burrash te urte, atdhetare e qe nuk i kane rene kujt ne qafe, por kush ju ka rene ne qafe e ka paguar.
    Ps
    Nuk jam nga Hasi.

  24. M says:

    Menyra e sjelljes te njerezve qe kan kopetenca ekzekutive, te atyre qe jan zgjedhur ne organet e pushtetit vendor dhe qendror ,tregon arsimin , kulturen , botekuptimin, menyren si zgjidhen, pa i dhene te drejte elektoriatit ti zgjedhe sipas mertites me tolerance,solidaritet dhe mirekuptim,ka sjellur qe keta me kopetenca ekzekutive duke shkelur regullat,ligjet,ideolodhia per te ndryshuar historine, per tu hakmar,mundesia per te perfituar si rastet e damllase Nishanit , mos aktivizimi i shoqerise civile,toleranca dhe korupsioni ne drejtesi,bene sjelljen e ketyre me kopetenca ekzekutive te shkelin parimet kryesore ; morali,ndershmeria,pergjegjsia, respekti ndaj ligjeve, regullave dhe. respekti ndaj qytetareve, saktesia dhe dashuria per atdheun dhe per pune per nje jete te civilizuar te lire dhe demokratike.Aktivizimi i shoqerise civile ,vendosja e drejtesise dhe saktesimi i historise dhe ngjarjeve do sjelle ndryshim ne Shqiperi dhe tek shqiptaret per ti treguar vetes dhe botes kulturen dhe historine

  25. Hasi says:

    Ka ndonje qe arrin tja shpjegoje banoreve te Hasit, se pse Gafurr Mazreku qenka burr i keq, kurse komunisti Berisha qe ka denoncuar dhe shkaterruar familjen Kostaqi, familjen Shoshori, qe vrau dhe zhduku Remzi Hoxhen, qe masakroi 4 qytetare me 21 janar dhe 30 te tjere ne Gerdec + 200 ne Tropoje,, qe shkaterroi shtetin, ushtrine, pronat, financat, qe shiti territore e grabiti me Piramida, qenka burre i mire?!
    Po Azemi i akuzuar nga partia, Sali Berisha dhe tropojanet e tij per krime, trafik, bashkepunim me sigurimin dhe UDB, vrasjen e Shkelqim Haklajt, vrasjet e Ures Vajgurore, bomben ndaj Zenepe Lukes, qe e kemi ne varrezat e deshmoreve?!
    Kete nuk arrijne te kuptojne shqiptaret.
    Nje grup i Vogel horrash te paskrupullt, qe Tallin lesht me Shqiperine dhe historine dhe vendosin se kush do jete hero dhe kush terrorist, ne vend te ishin ne burg te perjetshem per krimet qe kane kryer

  26. Vons says:

    Te gjithe kamunistat I ke me vete mero. Vazhdo se mire e ke, te varri I dulles do ta ngrene lapidarin kur te ikesh.

  27. era says:

    Ti Mero po i njgjan Saliut me kete delirin e madheshtise sikur cka flet ti eshte e vertete absolute U dashka me

    te marre leje ty per cdo gje qe behet ne kete vend Si mund te vleresosh nje bandit te mirenjohur nga gjithe vendi me nje patriot e njeri me vlera per te cilat ajo krahine e zgjodhi dhe deputet Apo e krahason me veten apo shoket e tu qe edhe ne u pjerdhshin ne vesh nuk e keni problem U gajasa aq me shume kur thoje se ai nuk ka qene intelektual Sigurisht vetem kur ben pjese ne korin e klanit mund te quhesh i tille Aferim mero djali!

  28. Xani says:

    Ketu jeni ba si kooperativa e kafsheve komuniste, or taj! Kush eshte derri me komunist qe I prin kesaj kopeje, or taj!

    1. SHOSHORI says:

      O Xani me mire tja kishe vene vetes Xeni or taj

      e merr vesh kush ka qene ma kafshe kamuniste nga keto Trapojanet ??
      .

      FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

      « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
      një shërbëtor i Ramiz Alisë
      .
      Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

  29. Gezimi Elbasan says:

    Gafurr Mazreku nuk ka lidhje me Bujar Nishanin.

    Jari dhe Odi jane kellirat e Shqiperise.

    Ju rafte kanceri familjarisht

  30. 83 says:

    Se kjo puna e lapidareve qesharake te Azem sharlatanit do te kete fundin e lapidareve te komunizmit. Do ta nxjerrin dhe nga varrezat e deshmoreve, per ta groposur ne Sharre, ndersa Saliut do tja hedhin kockat ne lume dhe do ta lene pa varr. I ka ber shum te keqija ketij vendi per te pasur nje varr. 2 metra dhe, jane shume per sali kermen
    Azemi hero i duhej vetem Berishes per te ushqyer kultin e vet. Histori e peshtire injorantesh te eger qe u peshtyne, qe ja fusnin njeri tjetrit, intrigante dhe te pabese, aty ku lepiheshin, aty shurroheshin ne goje. Tani salltanetet nuk kane fund.
    Historia nuk fal njeri. Qe sot pa pritur te nesmen, Sali Berisha dhe berishizmi eshte shpallur jashteqitja me e madhe e historise.
    Neser do zhduket cdo gjurme berishizmi, kudo.

  31. Alboz934 says:

    O Mero kam kohe qe kam dashte me te thane qe ti si botus gazete a ka ndonje mundesi ligjore qe me ja vu ngarkim Bujar Nishanit me e gjobit apo me i ba nje kallzim ne prokurori per ato dekorata qe ka dhene ne kundershtim me ligjin qe nuk kane asnje merita .”Po nje merite kane” qe kan qene kriminela si vete Bujar kapteri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje