Janë dashur 680 kg dinamit, një ekip profesionistësh dhe 12 sekonda kohë për të rrafshuar në mënyrën më të përkryer dy kulla në Jacksonville, SHBA.
Dy kullat ranë në të njëjtën kohë, duke lënë pas një re pluhuri.
Rreth 680 kg tritol dhe fije përcjellëse në gjatësinë 3/6 km u përdorën për shkatërrimin e kullave, një proces që kërkoi 10 javë përgatitje.
Kullat ftohëse të TEC-it të Jacksonville në Florida janë të dytat për nga madhësia në SHBA që shemben në mënyër të kontrolluar. (TemA TV)