Përplasja në komision, zbardhet debati pa mikrofon Veliaj-Vokshi: O Bana, ne kemi shkuar shkëlqyer bashkë

20 Qershor 2018, 13:50Politika TEMA

Zbardhet debati i zhvilluar tek Komisioni i Medias mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deputetëve të opozitës.

Ka qenë kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi e cilia ka shkëmbyer një sërë replikash.

Më poshtë do të mund të lexoni një pjesë të debatit pa mikrofonë gjatë mbledhjes.

Debati në komision:

Erion Veliaj: Unë kam qenë ish-kolegu juaj dhe e njoh rregulloren, mos me fyeni. Kaq e di, e di punën e Komisionit, me Albanën kam pas marrëdhënie të shkëlqyer, ju në opozitë, unë ministër. Kemi funksionuar perfekt.

Për njerëzillëk i thashë që nesër sheshi “Skënderbej” ka një ceremoni premimi. Edhe pse i thashë që kryetari i Bashkisë nuk është autoritet që buron nga Parlamenti, për kortezi po vij.

Më vjen ftesa tjetër dhe me thotë që jemi në dijeni që s’mundeni, hajdeni sot me 1/3 e firmave.

Albana Vokshi: Kush e bëri këtë? Nuk e bën dot.

Erion Veliaj: Për njerëzillëk hapet seanca dhe dëgjoj një leksion për frikën etj,. Po nga ata jam unë, që pyes për këto muhabete?!

Albana Vokshi: Më vjen keq që kolegët këtu nuk marrin vesh nga rregullorja apo i urdhërojnë. Ne duam të bëjmë transparencë.

Ne kërkuam sot me 6 firma dëgjesë vetëm me ministren. Duam të sqarojmë procedurën ligjore. Ju do keni gjithë kohën për të sqaruar pjesën tuaj.

Erion Veliaj: Mua m’u tha me 11 firma hajde sot, meqë s’vjen dot.

Albana Vokshi: Me 6 firma ju kemi ftuar të mërkurën. Por mund të negociohet data dhe ora.

Erion Veliaj: O Bana, me qetësi, meqenëse 1/3 e bëjnë automatike futjen në rendin e ditës, po 2/3-at?

Albana Vokshi: Unë s’ua mësoj dot rregulloren. Kërkesa është bërë mbi një nen që s’e parashikon fare.

Erion Veliaj: Po meqë s’e ndalon, e lejon.

Albana Vokshi: Aman, batutaxhi i madh.

Erion Veliaj: E kam mësuar nga Enkelejdi.

Albana Vokshi: Për shkencat juridike ju jeni beter. E vërtetoi dhe zëvendësi juaj.

Erion Veliaj: Ai i imi e qau dje atë emision. Arbi me Tan Imamin ju bënë copash dje. Se kishe atë mitomanen dhe dje ishit skandal.

Albana Vokshi: Kur të vish ndonjë ditë tjetër, m’i bëj këto batutat.

Erion Veliaj: Fakti që Frojdi të del nonstop dhe të kujtohet… T’i mësosh Gardës që 1/3 është më e madhe se 2/3-at, është gafë e madhe. Dhe do marrësh Gardën më qafë.

Albana Vokshi: Ti shpreh injorancën tënde.

Erion Veliaj: Gardën më qafë e morët më 21 janar, por mos e merrni Gardën më qafë me aritmetikën. Se kjo është 7×7 bëjnë 42.

Milva Ekonomi: Kryetari i Bashkisë nuk del jashtë se e kemi thirrur ne me shumicë votash.

Albana Vokshi: Ftojeni ditë tjetër, jemi shumë të gatshëm. E kuptoj që ju tmerron kjo gjë. Pse nuk e lini Kumbaron vetëm. Ça frike keni nga zonja Kumbaro?!

Erion Veliaj: Albana, oferta ime e fundit, po doni transparencën, hajde të bëjmë transparencë.

Albana Vokshi: Nesër në orën 10.00 kam dëgjesën me ty. Nëse nuk e do në 10, ta bëjmë pasdite, të shtunën apo të dielën.

7 komente në “Përplasja në komision, zbardhet debati pa mikrofon Veliaj-Vokshi: O Bana, ne kemi shkuar shkëlqyer bashkë”

  1. Zigur Qarri says:

    O Bana!!!Zonje,JU,keto jan normat me elemntare te mirsjelljes,sidomos ne institucione ku ka nje
    hierarki te qarte.Per nje person si Veliaj,qe foli mbi 5 minuta papushim,nderkoh qe Kryetarja e
    komisionit nuk dha ja kete te drejte,nuk meritonte vetem kartonin kuq,por ta nxirrnin per
    leckash perjashta,do ishte pak.

    1. zorro says:

      Zigur duhet ta nxirrnin prej zhelesh, jo prej rreckash. Se ju te babales i dine keto rregullat mire, ua shpjegon Sali haleja dhe lulushja sa here dalin e flasin ne kuvend, ku rrine me ore dhe sjellin me vete tera ato bolet e Babales me vete…

    2. Rita says:

      Prape doli zagari ,sali berisha,ike or qene nuk e kupton qe te neverit kur shkruan qelbesire

  2. Lennard says:

    O Zigur Q(K)arri.Po kujt i thua Zonje ?? Baxhella Vokshit qe nuk ka lene Hu Socialisti pa thye????

    1. Zigur Qarri says:

      Ka plot fjale te tjera gjuha shqipe,jo vetem zhargonin e rruges,kur je kritik.
      O debil,mundohu te pakten per disa sekonda te vije era njeri,se do te ndjehesh me mire!
      Te shohim sa do te vleje terapia.

  3. Gini says:

    Si eshte e mundur nje kryeqytet si Tirana zgjedh kete sharlatan si kryetar bashikie. As skuqet as nxihet as zverdhet. Genjen , thote ka azbest , ben nje shfaqje patetike dhe nuk kerkon falje?!
    Imiton Obamen si adolishent . Nje burre qe imiton tjeter burre eshte pa integritet, pa personalitet .
    E mbajti te fshehte problemin e kullave dhe pa pike turpi e hedh nevtrev ditet e fundit , me falni ja hodhen ne treg.
    Kush jane keta funderina qe duan te imponojne konceptin ( lexo xhepin) e tyre te se bukures duke zhdukur trashegimenine?
    Kaq pa koqe eshte rraca shqiptare?

  4. Ilo says:

    Mero i mjere edhe per komentet ke bere pazar me Ramen?! Loqe burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje