8 muaj burg për deputetin Tom Doshi.
Kjo ka qenë kërkesa e Prokurorisë së Tiranës në pretencën për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin.
Organi i akuzës ka kërkuar 1 vit burg edhe për Durim Bamin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, secili prej tyre sipas Prokurorisë duhet të kalojë 8 muaj pas hekurave.
Të tre akuzohen për kallëzim të rremë për “atentatin” e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi.
Dosja e kësaj çështjeje të shumëpërfolur qëndroi për muaj të tërë e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë.
Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.
Banditet injorante te Rames me diplloma te blera,qe jo vetem i pasuroi,por i dha edhe pushtet!
Vazhdon efekti domino i “rilindjes”,Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben
Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fatmir Xhafaj,Fidel Ylli,Paulin Ndreu….