Fati i përbashkët i Shqipërisë dhe Maqedonisë, për negociatat

22 Qershor 2018, 19:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Maqedonia dhe Shqipëria presin më 28 qershor një dritë jeshile për hapjen e negociatave. Këshilli Europian mund t’i rekomandojë Komisionit hapjen e negociatave, pa caktuar datë, ose mund ta shmangë vendimin, duke e shtyrë në kohë për shkak të problemit kryesisht francez, i cili nuk lidhet me arsye shqiptare apo maqedonase, por me arsye franceze, për shkak të politikës së re të presidentit Macron për mos-zgjerimin e Europës.

Por ndërsa të dy vendet presin një fat të përbashkët më 28 qershor, Shqipëria në fakt ka diktuar dhe fatin europian të Maqedonisë. Kjo e fundit ka kaluar një proces thuajse poshtërues për të hapur negociatat. Ajo ndërroi që nga emrin e shtetit, deri tek emrin e autostradës, e aeroportit, dhe e mbylli në fund me arrestimin e ish- kryeministrit. Por i gjithë ky proces rrënjësisht në favor të hapjes së negociatave, në fakt nisi nga Shqipëria. Maqedonia nuk do t’ia kishte dalë, nëse Tirana nuk do të unifikonte faktorin shqiptar në rastin e krizës pas zgjedhjeve, kur Gruevski doli parti e parë, por shqiptarët i dhanë shans rrugës europiane të Maqedonisë, duke hyrë në koalicion me forcat pro-europiane të Maqedonisë.

Ajo që quhet “Marrëveshja e Tiranës” është në zanafillën e transformimit të Maqedonisë drejt hapjes së negociatave. Në rast se Shqipëria nuk do të kishte rolin e saj në këtë histori, sot Maqedonia nuk do ishte në listë pritje për negociatat, por në një spirale të rrezikshme anti-europiane, që kishte nisur prej disa vitesh. Shqipëria në një farë mënyre u bë garante e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe i dha shans hapjes së negociatave me BE.

Ky ka qenë momenti kur të dy vendet kanë bashkuar fatin e tyre europian në rajon. Më tej të dy vendet bënë progres historik në raportet me Greqinë, Shqipëria duke zgjidhur kontekstin e ligjit të luftës dhe “Marrëveshjen për Detin”, dhe Maqedonia duke marrë vendime historike, që lidhen me emrin dhe retorikën nacionaliste të Gruevskit.

Momenti tjetër kur të dy vendet po ndajnë të njëjtin fat është vetë zhurma për hapjen, ose mos hapjen e negociatave. Vendi i cili është ende i palëkundur për të mos lejuar zgjerimin e Europës, po mbetet Franca, dhe ajo nuk ka arsye dypalëshe me Shqipërinë, ose Maqedoninë, por ka arsyet e veta lidhur me politikën e mos zgjerimit.

Pra, të dy vendet, edhe nëse i hapin negociatat, edhe nëse nuk i hapin për shkak të Francës, nuk kanë të bëjnë më me detyrimet e tyre, por me mënyrën si e shikon të ardhmen e Europës një vend race i Europës, siç është Franca. Dhe këtu të dy vendet janë të pafuqishme të ndikojnë, por e kundërta nuk është e vërtetë. Një “Jo” e Francës në këtë drejtim do t’i çojë shumë mbrapa proceset europiane në Ballkan, do të ndëshkojë politikanët që zhbënë historinë anti-perëndimore të Maqedonise dhe do të kthejë në zhgënjim platformën pro-perëndimore të Tiranës për shqiptarët e Maqedonisë, duke inkurajuar ato forca që realisht nuk e duan Ballkanin në BE. Një “Jo” e Francës për negociatat për arsyet e veta, është shumë më ndikuese për Ballkanin se çdo përpjekje për ta ndarë atë nga Europa, nga vetë ballkanasit.

Dhe së fundmi, të dy vendet po përballen me një histeri të brendshme të forcave anti-perëndimore, të cilat po gjejnë kauza populiste për të minuar një vendim të mundshëm pozitiv.

Në Maqedoni, nacionalistët anti-perëndimorë po përpiqen ta paraqesin një sukses të mundshëm të negociatave, si një fitore të shqiptarëve që do të bëjnë ligjin në Maqedoni, dhe duan të thonë se nëse hapen negociatat, kjo do të ndodhë se Maqedonia u poshtërua para shqiptarëve dhe grekëve.

Në Shqipëri, një kor racist ka kaluar në skizofreni kolektive, duke e lidhur hapjen e negociatave me ardhjen e 600 mijë sirianëve në Shqipëri. Kjo e fundit, edhe pse nuk është e vërtetë, në fakt po i dëshmon Europës fytyrën më anti-europiane të Shqipërisë, racizmin provincial dhe populist, për të relativizuar suksesin e mundshëm të hapjes së negociatave.

Është e pashembullt që në një vend të ketë kaq shumë histeri ndaj një fatkeqësie njerëzore, siç janë refugjatët e luftës, dhe për më tepër kur e lidhin refuzimin e tyre me origjinën e atyre refugjatëve.

Dhe çfarë është interesante në gjithë këtë debat, ka të bëjë me paralelizmat që bëjnë me refugjatët e luftës së Kosovës më 1999, duke e quajtur dhe atë mikëpritje. Nëse më gjeni ndonjë nga këta populistët e shpifur kundër refugjatëve, të ketë marrë një familje kosovare më 1999, ma thoni, por jam i sigurtë se dhe atëhere flisnin po me kaq vrer kundër tyre, por nuk kishin Facebook.

Shqipëria nuk është as vend kufitar me Sirinë dhe as ka ndonjë iniciativë për të qenë vendi pritës i tyre, por qasja raciste kundër refugjatëve të luftës nga një komb refugjatësh, që ka 7 milionë nëpër botë e 4 milionë në Shqipëri e Kosovë, është shenjë e fytyrës anti-europiane të shoqërisë shqiptare, të cilën dikush duhet ta mbajë shënim.

Shqipëria nuk ka nevojë të marrë refugjatë sirianë për t’iu hapur negociatat, por ky vend ka nevojë të jetë i hapur ndaj çdo emigranti që do të jetojë këtu, jo në kampe, por si pjesë e shoqërisë sonë. Dhe mbi të gjitha, kemi nevojë të shfaqemi si europianë ndaj kësaj sfide që mund të prekë shumë vende të rajonit. Gjëja më anti-perëndimore e Shqipërisë është pikërisht kjo histeri, e cila më shumë se sa nga frika e sirianëve, ka shpërthyer nga frika se mos hapen negociatat, dhe të kemi gati baltën dhe për to.

9 komente në “Fati i përbashkët i Shqipërisë dhe Maqedonisë, për negociatat”

  1. Qwerty says:

    Nga nderzimi artifcial tek amerikanet ne Vietnam. Dmth fajtore per mos hapjen e negociatave jane ata qe shkruajne ne fb kunder refugjateve. Dhe ardhjen e tyre ti e quan fake news. Nderkohe qe ti vete ke botuar shkrimin nga Deutsche Velle se Shqiperia mund te ndihmoje Merkel. Tani ose Deutsche Velle eshte media kazani ose i bie qe ndihma ndaj Gjermanise te jete ndonje gje tjeter e tipit ndihme ekonomike Gjermanise apo pranimi i refugjateve gjermane psh??? As ti Mero as Kryeministri nuk e sqaroni dot njerezine ca ndihme mund ti japim ne Merkel?

    1. ben says:

      Parlamenti i hollandes ne nje rast te paparecedente me historine e tij votoi unanimisht kunder hapjes ne negociatave me shqiperine me arsyetimin se ka shume krim dhe shume korupsion.
      Gjermania i vuri aq shume kushte shqiperise sa i ngeli vetem te shkruanin se duhet arestuar gjithe banda e rilindjes.
      Franca e ka thene boterisht qe nuk do ti celi negociatat.
      Danimarka dhe Austria gjithashtu.
      Pra gjithe europa eshte kunder hapjes se negociatave me shqiperine.
      Dhe te gjithe thone te njejten gje qeveria e shqiperise eshte e kriminalizuar dhe e koruptuar.
      Pra eshte e qarte qe shqiptaret nese duan te behen pjese e europes kane vetem 1 zgjedhje.
      Debimin nga pushteti i bandes se rilindjes.
      Po ti shtosh edhe pangopesine e kesaj bande
      Po ti shtosh edhe tradhetine kombetare qe beri edi rama me pazarin per te sjelle 600 mije siriane ne shqiperi
      Konkluzioni eshte i thjeshte cdo dite dhe cdo ore me shume e bandes se rilindjes ne pushtet eshte nje humbje e madhe per shqiperine.
      Eshte patriotizmi me i madh sot te kerkosh debimin dhe burgosjen e bandes rilindja si e vetmja shprese qe shqiperia te behet pjese e BE.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    U ngritën shkup-onjat lart në fluturim
    dhe krahët i hapën t’i dalin Zot Vatanit
    Motrën e tyre e shanë pa ngurrim
    në vend e vunë nderin e Baba Erdoganit!
    *
    Për çfarë të na duan ne vallë në Evropë
    kur flasim e bëjmë si të ishte mesjetë
    për Taip e Gùlen ne bëhemi copë
    e vrasim e shajmë motrën e vërtetë.
    ***

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Shqiptaret nuk jane komb refugjatesh oooooo qe cte te them se te kane rene dhe leshte e prape nuk mesove. Shqiptaret jane vend emigrantesh qe kane emigruar per arsye ekonomike ne vendet ku kane shkuar dhe jane integruar me se miri me vendasit si popull me mentalitet te hapur dhe progresist qe jemi, si popull qe e dime se ku e ka cakun miku dhe ashtu sic e konsiderojme veten mik ne shtepine e tjetrit ashtu duam te dijne vendin e tyre edhe te tjeret kur vijne tek ne. Nqs kemi mundesi i hapim dyert sipas tradites, nqs nuk kemi mundesi nuk i presim dot dhe nuk ka asnje arsye te quhemi rraciste apo ksenofobe sepse ne rradhe te pare i zoti i shtepise shikon interesin dhe ekonomine e shtepise se tij pastaj te tjerat me rradhe. Refugjat me Emigrant nuk eshte e njejta gje dhe nuk kane te njejtat te drejta ne trajtim. lexo me poshte dhe meso se nuk te ben dem ne ditet e sotme.

    https://www.britannica.com/story/whats-the-difference-between-a-migrant-and-a-refugee

    Migrant and refugee are just two of the many terms we use to describe people who are seeking new homes in other countries. These two terms in particular have become hot topics in the media and political discourse owing to large numbers of people fleeing countries in Africa and the Middle East for better and safer prospects in Europe. But is there a difference between migrants and refugees? And does it matter?

    The main difference is choice. Simply speaking, a migrant is someone who chooses to move, and a refugee is someone who has been forced from their home. Refugees, according to the Office of the United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR), are people who are “fleeing armed conflict or persecution” and “for whom denial of asylum has potentially deadly consequences.” Refugees leave their home countries because it is dangerous for them to stay. Turning refugees away could mean sentencing them to death. They often arrive without their personal belongings, sometimes without preplanning.

    Migrants, on the other hand, may move for any number of reasons. Some of them move to be with family or for economic reasons. Others move for education. Many of them return to their home countries after a few years. They are often able to plan their own travel and bring or sell their belongings. Does this mean that all migrants are moving from good situations to better ones? Unfortunately, no. Many people migrate because their homes have become dangerous or difficult to live in. They might be fleeing from unrest, famine, drought, or economic collapse. But unless they are in danger of conflict or persecution, they are not considered refugees.

    The distinction is an important one, because an international convention in 1951 outlined certain rights for people deemed refugees, whereas migrants have no such rights. Refugees are protected from being deported or returned to situations that might threaten their lives. They are to be given access to social services and to be integrated into their new country’s society. Migrants are subjected to a country’s immigration laws and procedures and can be turned away or deported back to their homeland.
    Futi nje google translate po se kuptove.
    Po te ngecen ne dere si refugjate nuk ke me te drejte ti deportosh mbrapsht por do duhet ti japesh azil e ti ofrosh te gjithe kushtet dhe te drejtat financiare, shendetesore, sociale si te cdo shtetasi te Republikes se Shqiperise. Ore e kuptoni qe po mbeshtesni nje idiotizem me oke per statusin social dhe ekonomik qe ka shqiperia ne bote.

    Sa per meriten e Tiranes se Rames per procesin e bashkimit te faktorit shqiptar dhe integrimit te maqedonise Tirana ishte vetem zbatuesja dhe percjellsja e planit te BE per shqiptaret e maqedonise dhe maqedonine. Ka qene nje master plan i cili ne funksion te integrimite te Maqedonise perfshinte ne pikat e tij ardhjene zaevit ne pushtet, unifikimin ne nje ze te shqiptareve te maqedonise qe te ishin lepe-peqe perballe faktorit nderkombetar te Perfaqesuar nga politika e Tiranes. Rama ishte vetem korrieri midis BE dhe faktorit Shqiptar pasi nuk do tingellonte dhe aq mire perfshirja direkte e BE ne te tilla pazare politike. Keshtu qe Tirana ka merite aq sa ka nje postie qe te sjell zarfin me propozimin brenda tek dera. Eshte Master Plani i BE edhe shuarja dhe gjetja e nje kompromisi me Greqine nga qeverite e te dyja vendeve etj. Por ketu harrohet dicka qe sado ne letra te firmoset e ne televizione te shtrengohen duart e te buzeqeshet situata ne terren nuk eshte aq roze e sic ka thene nje burre i mencem, marreveshjet jane bere per tu shkelur e jo per tu respektuar. Gjithsesi urime per lepirjen e rradhes o “liberali” Mero

  4. KUNDER SIRJANEVE says:

    I Nderuar Mero Baze Mirembrema…
    1-Lexoj Perdite Shtypin Shqipetare..Gjermane..Dhe Shqetesuese eshte se ne Shqiperi KEMI ESADISTET E BERISHES-BASHES Agjente te Deklaruar ose te Kamufluar Te UDB-se..QE VETEM VJELLIN kunder Shqiperise..Vjellin aq Keq…sa Nuk Durohen me…Vetem NJE PLUMBE KOKES ESHTE PAKE..
    2-Shikoja dhe Degjoja Komentet e Klienteve Gjermane,ne nje Lokal ku Punoj ne Gjermani..Kur Luhej per Kupen e Europes..dhe mu be Qejfi KUR SHIKOJ SE GJERMANET VLERSONIN KOMBETAREN SHQIPETARE..dhe benin “Tifozzlik” per Shqiperin kur Lunate kunder Frances..dhe Keqardhje kur Skuadra jone Humbi…
    3-Gjermanet jane Miqe te Shqiperse dhe Shqipetareve..JANE “SHQIPETARET” si Luezim Basha ata qe na Hedhin Terr ne Imazhin e Shqiperise dhe Shqipetareve..
    4-Si “Refugjate” i Oreve te para:THEM JO..Refugjateve Sirjane apo Rracave Afro-Aziatike…dhe ja pse???
    Jane Njerez qe nuk Integrohen..nuk mesojne nga Gjuha ,Kultura dhe menyra e sjelljes ne Europe…i shikoj ne Gjermani..VETEM DINE TE PJELLIN SI Bucat..dhe jane vetem Parazite qe presin te HANE NGA SHERBIMET SOCJALE..dhe Ndihmat Socjale…
    5-Jane te Dhunshem,..edhe ne Tele..si sinjal kane “Allahun” thua se ky i Fundit jua dhuron te Gjitha…
    DHE se fundi:KETA JANE NJEREZ NOMADE..qe Ngrene “Cadrat” e Kamileve ku ka Uje….KUPTOVE MERO BAZE:???Me Respekt nje EMIGRANTE SHQIPETARE..lol

  5. Tajari says:

    Te qenurit Shqipetar nuk eshte I respektuar ne Europe sot per aresye te fames qe ne I kemi krijuar vehtes………Por qe te tregohemi raciste kundra refugjateve kur ne te njejten kohe qe jemi vete refugjate neper bote eshte skandaloze……
    Turp ……….10000 here.faqja e zeze

  6. Kopshtari says:

    Turp shpifesave te pd qe krijojne nje diskutim te till. E kane nga marazi qe Shqiperia po ecen mire nen drejtimin e PS dhe qe eshte ne prag te hapjes se negociatave me BE.
    Shqiperia me dy milion banor, se nje milion jane jashtetit ngaqe vendi i tyre nuk i mban dot, nuk mund te krahasohet me vendet e tjera europiane qe kan nga 60 e nga 70 milion. Shumica e tyre i kan marr te huajt si krah pune kur kishin nevoj dhe Europa ende ka nevoj per punetor. Ne spunesojme dot keta qe kemi, se skemi para te zhvillojme industrine. Ça do bejne ne Shqiperi refugjatet, edhe sikur ti strehoj e ushqej Europa. Ata duan te jetojne normalisht, ne nje vend te konsoliduar demokratik dhe te zhvilluar ekonomikisht. Ata duan te punojne e shkollohen, te integrohen e te behen pjese e shoqerise, jo te jetojne si parazit ne nje vend qe eshte akoma duke ndertuar shtetin dhe qe perpiqet te zhvilloj turizmin qe te mundet ti siguroj popullit te vet nje jete normale.
    Megjithate ne raste katastrofash apo luftrash ne vendet fqinj, ne u kemi hapur portat shqiptarve te greqis, ushtarve te ushtrise se kapitulluar italiane, partizaneve grek qe luftonin me junten fashiste dhe se fundmi shqiptarve te Kosoves. Te gjith iken me tutje, vetem çamet mbeten, se pari nga qe ishin shqiptar dhe se dyti sepse Enveri si la te iknin me tutje.
    Ne Shqiperi ka pasur gjithnje pakica te huaja, qe kan mbetur gjithnje pakica, sepse sapo ju jepet mundesia ikin ne nje vend me te pasur, ose kthehen ne vendin e origiines kur ky eshte me mire nga gjendja ekonomike. Dua tju kujtoj ketu greket dhe çifutet.
    Me duket fare pa vend histeria kunder te huajve. Nese shqiptaret si duan nje here refugjatet, ata sduan dhjet here te qendrojne ne Shqiperi. Ky vend eshte kaq i veshtire, sa edhe ne vet sja dalim gjithnje mban te jetojme ketu, lere me tja dali mban i huaji.

  7. Lola says:

    KY eshte racizem edhe nga me primitivet. Ka te drejte Merua

  8. KUNDER-AFRO-AZIATIKEVE says:

    Shqiperia eshte Vende i Vogel si ne SIPERFAQE, si dhe ne Numer Banoresh…
    1-Nuk munde te na Cilsojne si Raciste, sepse u Themi JO-Hordhive Islamo-Aziatike,qe kerkojne te Pushtojne Europen me “Torbat e Refugjatit” dhe pasi Vene Kembet ne Europe “Fillojne dhe Ngrojne Vezet”..duke PELLE, Gjeneratat e reja Islamike ne Europe…jo me kote Imamet qe predikojne Islamin Politike KANE HEDHUR PARULLEN SHkoni ne Europe dhe PUSHTOJINI ME FEMIJE….
    2-Ne Gjermani ne vitin 2015.-te U PRANUAN rreth 860.000-mije te ashtuquajtur Refugjate Lufte nga Sirija….duke shikouar SATTISTIKAT Gjermane:VETEM 56-e jane te Punesuar..Rreth 100-te te tjere qe bejne Kurse Kualifikimi Profesjonal….te tjeret jane…..”Rreth kazanit te Jahnise” dhe Hashures…Bej Mutin…dhe te gjithe ata qe Kerkojne Azil ne Gjermani:Mesojne Gjermanishten pa pagese per 6-te Muaj…POR Pyetja eshte se sa Mesojne??????????????????????
    Mos valle ne Emer te Humanizmit do te hapim Dyert edhe te Shqiperise???Dhe Gjoja ne Shqipetaret qenkemi Popull “Refugjate”?????JO-Shqipetaret, nuk shkuan ne Europe per te Trokitur ne Dyert e Ndihmave SOCJALE…
    Ne Shkuam ne Greqi dhe KERKUAM PUNE QE DITEN E PARE…Shkuam ne Gjermani dhe Kerkuam Pune…Itali dhe Gjithe andej
    Ne Mesuam Gjuhen..Greke,Italjane ,Gjermane..Anglishten..NE SHQIPETARET JEMI INTEGRUAR NE NJE KOHE TE SHKURTEER, Paguajme TAKSEN, dhe bejme nje Jete si Gjithe Shtetasit e tjere..KURESE Rracat Afro-Aziatike..i shikojme qe jo vetem Nuk Respektojne Mikepritesin…POR THONE SE TE GJITHA Ndihmat Socjale qe marrin i kane “Dhurate nga Allahu”…Nuk ka me Keq….se ku te shkoj…Pra une te mbaj me Buke:DHE TI ME THUA SE MUA ME USHQEN “ALLAHU”..ose eshte Kulmi i Injorances se Lindur ose Kulmi i Hipokrizise…
    @@Gjermaneve ju ka Ardhur ne Maje te HUNDES, se keta “Te vuajturit e Luftes”..qe na erdhen te gjithe me APP-set me Moderne…NUK KANE NDERMED TE SHKULEN NGA GJERMANIA…Nuk kerkojne Pune.,.,dhe Refuzojne te Punojne me Mototn SE JANE MIQE TE ZONJES MERKEL, dhe si “Miqe” Nuk duhet te Punojne….Parashikoni se c´fare do te Ndoshe ne Shqiperi ne se VERTET DO TE ZBARKOJNE Afro-Aziatiket….
    Shqiperia qe ka mbetur me 2-miljon Banore ne nje Kohe shume te Shkurter do te PUSHTOHET NGA AFRO-ISLAMIKET…
    Shqiperia dhe Shqipetaret nuk e kane per Obligim te Presin Refugjate…Shqiperia nuk eshte vENDE Kufitare..dhe nuk eshte VENDE NE BE…
    Ne se disa do te me thonin jame “Raciste” do te thosha me mire RACISTE, pse jo…POR JO OKUPIM TE VENDIT ME TE ASHTUQUAJTUR “REFUGJATE”…jane te Gjithe Refugjate Ekonomike..qe kerkojne nje Jete me te Mire….SHQIPERIA NUK KA KAPACITET TE PRESI KETA LLOJE..Njerezish…Dhe Politika DUHET TE SHIKOJ SE NOCJONI Kombe..PERDHOSET NGA OKUPUESIT E RINJE AFRO-AZIATIKE..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje