Rama ultimatum kompanive të mëdha: Të tregojnë pagat reale të punonjësve (flet dhe për aeroportin e Vlorës)

23 Qershor 2018, 12:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku ka prezantuar projektet për këtë qark dhe konkretisht  aeroporti i ri si një projekt që do të punësojë mijëra njerëz.

Gjatë fjalës që mbajti para qytetarëve Rama dha dhe një ultimatum për kompanitë e mëdha, pasi sipas tij ato deklarojnë paga me 300 mijë lekë, por nuk i paguajnë aq punonjësit e tyre, dhe për këtë Rama tha se do vij koha që do marrë fund.

Nuk diskutohet që sfida e punësimit është një sfidë komplekse. Kur flasim për një sfidë të vazhdueshme të punësimit jemi të vetëdijshëm se duhet të përballemi me një sërë sfidash, që nga rritja ekonomike e deri tek sfida e deklarimit real te pagave.

Kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë të shmangin taksat.

 Kjo është një betejë për të detyruar kompanitë që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në mënyrë që të marrin një pension më të lartë nesër”,- u shpreh ai.

Më tej duke folur për aeroportin e Vlorës Rama nga ky projekt do të punësohen rreth 27 mijë njerëz

Gjthashtu shefi i qeverisë tha se tarifat e aeroportit në Vlorë do të jenë më konkurrueset në rajon, pasi kjo ka qenë kërkesa kryesore e qeverisë shqiptare.

“Kemi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës nga investitorët e mëdhenj. Duan të investojnë në Shqipëri, për të përfituar nga lehtësirat.

Shqipëria është kthyer në destinacion. Duam t’u përgjigjemi kërkesave me forca të kualifikuara pune në të gjithë zinxhirin.

Që prej kohës kur kanë nisur të bëhen fushata, të gjithë kanë ardhur këtu dhe kanë thënë ‘Do bëjmë aeroportin’, aq sa u kthyen në barcaletë. Aeroporti në vetvete kërkon mbi 1 mijë forca punë në tërësi zanatesh dhe kualifikimesh.

Aeroporti do të jetë me paga goxha të larta në raport me mesataren sepse ka një zinxhir shërbimesh. Kërkohen njerëz të kualifikuar të cilët paguhen mirë.

Nëse do 1 mijë të punësuar, raportin do të jetë 1 me 27. 27 mijë të punësuar është minimum, drejtpërdrejtë. Shumë e shumë investime të tjera, rreth e rrotull këtij territori.

Aeroporti i Vlorës do jetë konkurrues drejtpërdrejt me Rinasin, nga pikëpamja e parametrave do të jetë cilësor, ndërsa nga çmimet do të jetë shumë më i favorshëm.

Ne kemi kërkuar të negociojmë që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Mos harroni se janë 1600 persona që lëvizin çdo ditë për të ikur në Athinë. Imagjinoni sa lirë do të jetë”- tha Rama. (TemA)

8 komente në “Rama ultimatum kompanive të mëdha: Të tregojnë pagat reale të punonjësve (flet dhe për aeroportin e Vlorës)”

  1. Ka te drejte Ramushi says:

    Ultimatum nga Sekretari i Partise per aksion me goditje te perqendruar.Po mire, ligje rregulla ka apo ekonomia, biznezi udhehiqen nga direktivatt e Partise.
    ———————
    Titulli me i bukur do ishte: “Plas humori, EDrama do te jete dhe bosi i pronareve private”
    ——————-
    Sa per aeroportin e Vlores, ky ska ndertuar nje rruge jo me Aeroport. Apo e nderton Erdogani?

    1. Zigur Qarri says:

      Punet e mira behen ngadale dhe me rradhe.
      Do behet nje here Porti Karpenit me 5 miliard
      Dollare investime dhe 70 mije te punesuar,
      pastaj te shohim per veprat tjera madheshtore.
      Nuk do te ishte me mire ta deklaronte nga maja
      e Tomorrit problemin e pagave reale?

  2. says:

    Presim migrant Iranian dhe nga Katari (deri në 4 milion e 700 000 frymë)

  3. e verteta says:

    Brravo të qoft ti punon në interesin e shqiptarëve e meriton postin qe ke si kryeministër respekte.

  4. Mbyllja eshte perfekte, imagjinoni sa lire do jete. Prandaj hani mut per sa kohe vetem imagjinoni dhe mutin shijoni. Pese vjet vetem na thuhet, kemi projekt, imagjinoni, kemi projekt, imagjinoni. Po duam te jetojme te prekim e shijojme e kenaqemi. Cme duhet vetem do te, do te, imagjinoni, imagjinoni. Mire te na è besh, ne kemi mbaruar fare, fizikisht, menderisht e popullisht.

  5. Tin says:

    Thirrje e drejte. Por nuk ke bere asgje per permiresim ne administrate. Kapacitetet po shterin. Po ounon me te paafte … pastaj nevrikosesh..

  6. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Po keni 10 vjet nuk beni dot 10 km rruge. Nga hyrja e Fierit deri ne Novosele te Vlores. Tani do beni aeroporte !
    ME PIKTURA DHE FJALIME SI NE KOHE TE XHAXHIT JENI SHUME MIRE.
    JU JENI SUPER HAJDUT. ME PS ME LSI ME PD. TE GJITHE HIENA JENI.

  7. shigjetari says:

    Ku ta gjej administraten ED RAMA , vetem ta mori nga jasht , kte shkoll keni ju sot mbaroni universiteti nuk dini tabelen e shumzimit keni 25 vjet qe edukoheni si te vidhni e te mastroni qe te beheni te pasur dhe ja kta jeni nga i pari tek i fundit , saliu ju edukoj keshtu keshtu do jetoni , çfar fai ju ka kryeministri ju , ne ket ven cilin do te vesh ga ju ne administrat do abuzoj e do vjedhi , se ju e mendoni punen ne administraten e shtetit si trampolin per tu ber te pasur , njerzit tuaj jan hiqni kta vini ata te saliut , ata jan me skandal akoma , se te vjedhin dhe te shajn dhe nga robt e shpis ishin grat e administrates si burra , apo harruat ku ishit , i doni me buton gjerat kur i shkuat per qefin tuj saliut mas bythes neper mitingje 20 vjet ju erdhi mir , po e le leshu qenin e avllis kjo do jet era e shtepis , ja po ju do ta vuani mos mendoni se do ja hidhni te tjerve po te beshtysh lart ne surrat te bie beshtyma , mushuni me men , ky te pakten punon , te tjeret vetem ju kan vjedhur dhe tallur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje