Emergjenca në Bibliotekën Kombëtare, flet drejtoresha: U lagën 12 mijë libra, duhet godinë e re brenda standardeve

26 Qershor 2018, 15:44Kulturë TEMA

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, ka folur lidhur me përmbytjen e ndodhur brenda institucionit më të madh në vend dedikuar librit.

Ajo thotë se shirat e fundjavës që lamë pas, kanë dëmtuar 12 mijë njësi bibliotekare, kryesisht tekste shkollore, duke përjashtuar mundësinë që të jenë prekur dokumentet e rralla.

Asllani deklaron se deri ne datën 30 qershor, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur, duke mos ofruar asnjë shërbim per qytetaret.

Ndërkohë, siguron se librat po thahen nga punonjësit.

Me këtë po merren ekspertët. Ne kemi kohë që kemi kërkuar një Bibliotekë te re Brenda Standardeve”

“Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit, jo për përmbytjen. Këtu të gjithë prej 72 orësh po punojmë që t’i bëjmë sa më të lehta dëmet”, tha Asllani. (TemA)

5 komente në “Emergjenca në Bibliotekën Kombëtare, flet drejtoresha: U lagën 12 mijë libra, duhet godinë e re brenda standardeve”

  1. Albi_I says:

    Duhet godine e re?! Plasi edhe ketu kulla.

  2. Qerosi says:

    Digj e lag e kenaqet.

  3. Vlonjati says:

    Ahahahaah…..
    Pse nuk thua moj Drejtoreshe qe Bibloteka Kombetare u permbyt sepse « sheshi ma i bukur prej krejtve » ishte zgjidhjanme vari karin per qytetin e Tiranes dhe per qe qendren e saj ne vecanti. Normale qe do permbytesh ti me gjithe bibloteke se sheshi dangall i ndertuar mu perpara biblotekes ka bllokuar cdo kanalizim te mundshem ujrash, saqe tani mjafton te besh shurren ngjitur me bibloteken dhe e sigurte qe do lagesh nje reviste shkencore ose nje liber brenda. Donte sheshin me te bukur ne gjithe Anadollin ky kari i gjate qe kemi per kryeminister por harron qe gjerat parasegjithash duhet te jene funksionale pastaj te bukura. Mos e vrisni mendjen per librat qe u lagen se nuk ka per ti lexuar me njeri sepse njerezit kane Lloto Sportin ne dere te shpise fale kesaj qeverie dhe keshtu nuk kane nevoje me per libra.

    1. kapterri says:

      Nuk çfarë të shtoj. Realitet

  4. KORÇARI says:

    50 vjet Komunizëm më shira breshër nuk u përmbyt asnjëherë Biblioteka, Me shiun e parë të madh të “Demokracisë” u përmbys gjithçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje