Negociatat, Bushati i përgjigjet akuzave të opozitës: KE dha vlerësim pozitiv, ja si gënjeu Padrino (Berisha) me fytyrën e vdekjes

28 Qershor 2018, 12:42Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me datën e negociatave. 

Duke sqaruar vendimin për Shqipërinë që u mor në Luksemburg, ai tha se sjellja e opozitës është një shfaqje e shëmtuar që mund të tregojmë tek Brukseli ku shton se Këshilli Europian iu përgjigj pozitivisht rekomandimit.

“Ju vijuat me sjelljen tuaj dhe akuzat. E shehni Shqipërinë të rrethuar nga armiqtë. Sapo dëgjoja kryetarin e PD dhe kryetarin e grupit të PD, më bëri përshtypje se nuk e kuptoj se për çfarë e keni këtë debat?

Për kë e keni këtë debat? Për të na mbushur mendjen se si e shihni ju Shqipërinë.

Kjo është shfaqja më e gabuar që ne mund t’i organizojmë jo vetëm Brukselit, apo Parisit, por qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi. Cilat janë mesazhet? Këshilli i përgjigjet pozitivish rekomandimit për Shqipërinë.

Mesazhi i dytë; këshilli përcakton datën, vitin 2019 për çelen e negociatave. Mesazhi i tretë; këshilli përcakton punën përgatitore për momentin e bisedimeve për anëtarësim.

Këshilli vlerëson të gjitha reformat që ka ndërmarrë Shqipëria nga 2016-ta dhe deri në 2018-ën.

Javës që shkoi dëgjova kryetarin e PD që tha se Bundestagu mori vendim dhe negociatat nuk hapen, por hapen me Maqedoninë. Më pas, doli dhe Padrinua me fytyrën e vdekjen dhe me gëzim u thoshte njerëzve që u bllokuan dhe kaloi Maqedonia”, tha Bushati.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje