Pavarësisht se në redaksinë e saj ndodhi një masakër, “Capital Gazzete” ka dalë në treg me numrin e radhës.
Ajo i është kushtuar tërësisht ngjarjes së ndodhur në zyrat e saj, ku një person vrau pesë punonjës dhe plagosi dy të tjerë.
Gazeta respektoi formatin e saj standard, duke e treguar historinë në faqet e saj.
E vetmja rubrikë ku nuk u ruajt formati ka qenë ajo e editorialeve, e cila ishte lënë faqe e bardhë.
“Sot jemi pa fjalë. Kjo faqe është lënë qëllimisht e bardhë për të përkujtuar viktimat e së enjtes në zyrat tona”, thuhet aty. (TemA TV)