Salianusi reagon për “Toyotat Yaris”: Na ktheni paratë, të dorëzojmë njerëzit

29 Qershor 2018, 20:52Antena TEMA

Pasi dështoi operacioni që “Toyata Yaris” t’i ngecej qeverisë, Salianusi sot vendosi të ndërrojë strategji.

Në një postim të tij, ai merr anën e pronarëve të Toyotës, të cilët nga arratia e kanë njoftuar atë se u mungon një sasi e madhe parash në Toyotë.

Sipas tyre, kanë qenë 5 milionë euro, dhe policët i kanë vjedhur 1.3 milionë.

Ata kërkojnë paratë e tyre, ndryshe nuk dorëzohen.

Salianusi shkruan:

“Kjo është qeveri e krimit dhe korrupsionit.

Nga të dhënat tona, që janë nga dorë e parë, mësojmë se në “Toyotat Yaris” kanë qenë 5 milionë euro.

Gjatë numërimit, policët dhe prokurorët kanë hequr 1.3 milionë për vete, dhe kanë lënë 3.7 milionë.

Ky është një skandal i madh.

Pronarët e atyre parave na kanë kontaktuar dhe i kanë kërkuar ndihmë PD-së që të padisë policët, se u kanë vjedhur paratë.

Ata thonë se nuk duan të dorëzohen, po qe se policia nuk deklaron që kanë gjetur 5 milionë euro.

Ata nuk mund të bëjnë dhe burgun, dhe të dalin me para mangut, pasi kjo vjedhje do krijojë probleme brenda grupit.

Ky veprim djallëzor i qeverisë së krimit bëhet me qëllim të fusë sherrin brenda njerëzve të PD-së dhe ata të dyshojnë tek njëri- tjetri, si të pandershëm.

Por ne i njohim mirë njerëzit tanë dhe ata nuk do ta bënin kurrë këtë.

Ata që kanë vjedhur paratë e tyre duhet t’i dorëzojnë sa më parë në PD, pasi ata kanë besim vetëm tek ne.

Pas kësaj, ata mund të vihen në dispozicion të drejtësisë.

Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë fakt dhe do të luftojë deri në fund që paratë t’u kthehen të zotëve dhe drejtësia të vihet në vend.

Ne nuk mund të lejojmë që qeveria të vjedhë paratë në mes të ditës dhe të shpallë njerëzit në kërkim, ndërkohë që vetë është më e inkriminuar se ata.

Ne po ua bëjmë të qartë sot e përgjithnjë, se nëse nuk dorëzohen paratë e dala mangut, ne nuk i dorëzojmë njerëzit tanë me kokën në sini.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje