Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar sot Qeverinë e Kosovës për takimin e zhvilluar në Bruksel, më 24 qershor, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ai përsëriti se procesi i dialogut është në fazën finale, andaj edhe ftoi të gjithë përfaqësuesit politik, përfshi edhe opozitën, që të marrin pjesë në dialog.
“Unë e kam shprehur gatishmërinë të raportoj para kuvendit sa herë të kërkohet nga kryetari apo ndërkombëtarët. Shpresoj se koalicioni parlamentar me pozitë e opozitë të arrij të kuptoj modalitetet e përfshirjes në këtë proces. Prandaj, ky proces nuk mund të ndalet për shumë arsye”, theksoi Thaçi, raporon rel.
“Jam i vetëdijshëm se qeveria e ka tërhequr platformën nga rendi i ditës në Kuvend që ti jepet mundësi të gjithëve të përfshihen në një rezolutë gjithëpërfshirëse e një gjë e tillë për fat të keq nuk ka ndodhur akoma”, deklaroi ai.
“Para nisjes së takimit në Bruksel kam bërë thirrje për bashkim në delegacionin e Kosovë përfshirë gjithë spektrin politik, pra ejani e bëhuni pjesë e delegacionit të Kosovës dhe jepni dijen e patriotizmin tuaj në tryezën e bisedimeve. Ky do të ishte veprimi më i guximshëm që e presin qytetarët e Kosovës”, theksoi presidenti gjatë fjalimit të mbajtur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ai tha se palët në dialog, duhet të punojnë për marrëveshje përfundimtare e jo edhe për një marrëveshje tjetër, në mënyrë që në fund të përmbyllet me njohje të plotë reciproke.
Po ti cfare mutin do qe shkon ne bisedime pa aprovimin e parlamentit te Kosoves.I takon kryemutit Kryeminister te shkoj ne bisedime por ti e trodhe si qen e prap dole ne kryeMos u merzit se do te japesh llogari para kombit e historise per tradhetine tendeNe hesfel shkofte gjithe kjo klase politike kosovare qe ska koqe me te terheq zvare per tradhetine tende Jemi shume te zhgenjyer sidomos nga Albin Kurti tek i cili kishim shume shprese por sic duket kaq kapacitet ka Zoti e ruajte Kosoven nga vete kosovaret Amen!
“Endloesung der Kosovofrage” me nje tradhtar “karizmatik” qe kerkon ta pjestoj tradhtine e vet me te tjeret. Kjo eshte nje pune vetem per “te madhin” Lopari i Brojes aka Nipi i Danilles aka Hajni i Farmerkave.