Pas Shqipërisë dhe Bosnja: Nuk planifikojmë hapjen e kampeve për refugjatët

28 Qershor 2018, 12:51Rajoni TEMA

Ministri boshnjak për Sigurinë, Dragan Mektiç deklaroi se vendi i tij nuk do të ishte një strehë për migrantët dhe refugjatët dhe se nuk kishte asnjë plan për ndërtimin e qendrave të pritjes për ta.

”Problemi i migrantëve ilegalë është një sfidë serioze jo vetëm për Bosnjen dhe vendet fqinje, por edhe për të gjithë BE-në”, deklaroi Metkiç.

“Migrantët në Bosnje vijnë nga Greqia dhe Bullgaria dhe BE ka detyrimin të zgjidhë këtë problem me ne”, theksoi ai.

Mektiç shtoi se institucionet vendase po punonin në dy drejtime, i pari për forcimin e kapacitetve të mbrojtjes së kufirit shtetëror dhe tjetri në aspektin humanitar.

Ai theksoi se njoftimet e medias se shteti po planifikonte ndërtimin e qendrave të pritjes në qytetet në Hercegovinën Perëndimore ishtin false dhe se plane të tilla nuk ekzistonin./ATSH-FENA/

2 komente në “Pas Shqipërisë dhe Bosnja: Nuk planifikojmë hapjen e kampeve për refugjatët”

  1. Gjon says:

    Ketu ne perendim flitet qe shqiperia do pranoje kampet per émigrante. Lajmet ne tv.

  2. Linda drita says:

    Shqiperia ka bere gjene e duhur qe ska pranuar per hapjen e kampeve te refugjateve. Te na bejne nje here anetare te BE- se,pastaj shohim e bejme. Per budallenj s’na bejne dot!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje