‘Deti’, ministri grek Kotzias: Baza për përcaktimin e hapësirës detare Shqipëri-Greqi do të jetë 12 milje

29 Qershor 2018, 09:18Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka sqaruar edhe njëherë se për çfarë po negociohet me palën shqiptare për arritjen e marrëveshjes bilaterale.

Gjatë një interviste për mediat greke, Ministri i Jashtëm grek Kotzias njoftoi se ‘baza për përcaktimin e hapësirës detare mes dy vendeve do të jetë 12 milje’.

Kotzias u shpreh se qeverisë greke i interesojnë më shumë ishujt në afërsi të Korfuzit.

Ministri i Jashtëm grek Kotzias, përsëriti se Çështja Çame nuk është pjesë e negociatave. Madje Kotzias nënvizoi se nuk do të pranojë kurrë që kjo çështje të jetë pjesë e negociatave mes dy delegacioneve.

Nga ana e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë nuk ka asnjë informacion, por as edhe ndonjë përgënjeshtrim të deklaratave të ministrit të Jashtëm grek.

Disa media greke shkruajnë se ka të ngjarë, që tani, që Shqipërisë nuk iu hapën negociatat e BE-së, edhe mund të mos e nënshkruajë kaq shpejt marrëveshjen, por do ta shtyjë edhe deri në fillim vitin e ardhshëm.

5 komente në “‘Deti’, ministri grek Kotzias: Baza për përcaktimin e hapësirës detare Shqipëri-Greqi do të jetë 12 milje”

  1. Black eagle on flag says:

    Marrveshja le tè presè, si dhe ka pritur deri tani. Jashtè europès nuk ka mè marrveshje me Greqinè pa shtruar nè parèsi problemin e çamèrisè. Kotzias zarfet me blumba nisja Erdoganit.

  2. Lirim Hoxha says:

    Sipas Hartes se NASA-s (te kudondodhur ne Ishullin e Korfuzit) per zonen e Ishullit te Korfuzit dhe pjese te anes jugperendimore te Shqiperise, me rezolucion shume te larte, ishujt Othonoi, Ereikoussa konsiderohen si ishuj satelite te Ishullit Korfuzit dhe nuk formojne arkipelag sic njihen ne literature.
    Efekti i Ishullit Othonoi eshte i percaktuar nga marreveshja midis Republikes Italiane dhe Republikes Helene mbi ndarjen e Shelfit Kontinental e 6 Qershorit 1982 ne Detin Jon dhe eshte Pika 1 (pika terminale e Kufirit te Shelfit Kontinental Itali-Greqi).
    –_
    · Ujerat Territoriale apo Deti Territoria,l sic percaktohen ne Konventen e e Kombeve te Bashkuara, ne Ligjin “Mbi Detin”, 2013 eshte nje brez uji qe ka gjeresi maksimale 12 milje nautice (22.2 km; 13.8 mi) nga Vijebaza (Baseline) e shtetit bregdetar.

    Nga ky percaktim, kuptohet se 12 miljet nuk perbejne zbatim te plote, por ka kufizime qe duhen te merren parasysh.

    Sipas shtypit rezulton se pala greke do ushtroje te drejten per Detin Territorial/Ujerat Territoriale per nje gjeresi prej 12 miljesh nautice ne veri te ishujve Othonoi dhe Ereikoussa dmth. ne veri te Vijebazes qe bashkon keta ishuj.
    Kjo shtron pyetjen, po brezi i ujerave detare midis Vijebazes se Ishullit te Korfuzit dhe ishujve Othonoi dhe Ereikoussa cfare perfaqeson?!
    Ne fakt, nga pala greke kerkohen dy breza detesh territoriale a)brezi i pare Korfuz-Ishujt Othonoi dhe Ereikoussa dhe b) brezi Othonoi – Ereikoussa me ne veri, me gjersi 12 milje nautice, qe perben nje nonsens te gjtihanshem.

    Zgjidhja eshte qe nga Vijebaza e Ishullit te Korfuzit te vendoset brezi prej 12 miljesh nautice e ujerave territoriale, ne perputhje kjo me Konventen e e Kombeve te Bashkuara ne Ligjin “Mbi Detin”, 2013 (2013 United Nation Convention on the Law of of the Sea.)
    Po nga kjo Vijebaze e Korfuzit fillon dhe shtrirja per ne veri e Zones Ekonomike Ekskluzive.

    Prof.Dr, Lirim Hoxha

  3. Ina Koka says:

    Greku jevg po kujdeset per interesat e Grecise, po palloshi per interesat e kujt po shet 12 milje???

  4. HQ-18 says:

    E morën detin grekët. Ti pimë lëngun tani.
    Tradhtarët e parlamentit e shitën Shqipërinë me dyer të mbyllura.
    Nuk kanë turp njëherë që thonë se shtyrja e hapjes së negociatave me një vit është në favor të Shqipërisë.
    Jo mor Jo nuk është. Ju mashtruesë e kishit garantuar popullin me të paktën 90% për hapjen e negociatave , kurse shtyrja e negociatave për vitin tjetër u vendos brenda pak minutave pa patur aspak debat. Me këtë shpërfillje dhe nënvlerësim Shqipërisë do to duhen të paktën 15 vite ti bashkohet BE-së. Ngushëlloni popullin tani që Merkeli thotë Shqipëria Ka bërë hapa para apo Kotzias që Shqipëria do mari më shumë det. Atyre faktikisht u rruhet shumë për Shqipërinë..aq sa të vënë pushtetin,kokën e tyre dhe interest e veendit të tyre nën sëpatë për Shqipërinë , se e adhurojnë???
    Kur nuk i rruhet popullit tonë që mban këta zgjebës mashtruesë në parlament që mashtrojnë, vjedhin dhe bëjnë krime ditë e natë për 28 vite, asnjërit nuk i rruhet.

  5. Vedat Shehu says:

    Mua me duket se “po rrihet uje ne havan”. Bisedimet me Grekun duhet te ishin rivendosur ne nivel konsullatash dhe te ngarkuarish me pune, gjersa te pranonte qe terrori pewr shpwrnguljen e Chamwve, ishte antiligjor dhe te njihej e drejta e njohjes se minoritetit shqiptar ne Greqi si cheshtje e barzvlefshme dhe e ndersjellte me njohjen e minoritetit grek ne Shqiperi.

    Ne heshtim per trojet e gjalla shqiptare qe ka grekezuar Greku dhe synon te grekezoj me tej, dhe bejme dialog, gjasme, diplomatic per trojet nene det qe po I pervehteson me marifete. Ne s’shfrytezojme dot as pasurrit mbitokesore, po bejme zhurme per hamendjet se nen uje dhe nen tabanin e detit, pasurit po na I shfrytezon greku mosnjohes I veprimeve dhe qendrimeve ekspansioniste, anti-shqitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje