Një biznesmen rus, i cili ka në pronësi një kompani që merret me pikturat murale, i dha mundësinë gruas së vet për t’u uruar mirëseardhjen tifozëve në Botërorin 2018.
Ivan Pnateleev udhëzoi që në fasadën e një ndërtese 12-katëshe të pikturohej e shoqja me një top në dorë.
Pronari i “Novatek Art” vendosi që bashkëshortja e tij, Daria, të pikturohej në një prej ndërtesave të distriktit Zhubelino në Moskë.
Në pikturën e llojit grafiti, Daria shfaqet me veshje sportive provokuese dhe një top në dorë.
“Kjo është një pikturë murale me të cilën ne u urojmë mirëseardhjen të huajve në Rusi dhe i ftojmë të luajnë futboll”, tha Panteleev.
“Për pikturën ka shërbyer si modele gruaja ime”, pranoi ai, ndërsa shtoi se projekti është sponsorizuar nga Bashkia e Moskës. (TemA TV)