Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur në aktivitetin Forca e Ligjit, ku ka bërë me dije se Policia e Shtetit ka nisur disa aksione me ndërkombëtarët për goditjen e bandave kriminale.
Ai i ka bërë thirrje politikës që të mos godasë punën e policisë, ku thotë se “Politika e pozicionuar përballë policisë, duhet të vlerësojë punën e tyre.
Kjo politikë me papërgjegjshmëri sulmon policinë, edhe kur rezultatet e operacioneve janë të mëdha. Mirëpresim dëshmi konkrete”.
Ndër të tjera ai thotë:
“Po hetojmë bandat kriminale. Këto rezultate që paraqesim sot në këtë takim duan seriozitet dhe sakrifica. Duan të na zbrapsin. T’ja dalim me sukses në këtë aksion.
Burra dhe gra që shërbejnë në Policinë e Shtetit dhe drejtuesit, kanë treguar profesionalizëm, kjo ka bërë që të rritet besimi. Rreth 63% e qytetarëve kanë besim tek policia. Politika ka interesa të ngushta lidhur me punën e policisë, i komenton sipas interesit politik. Ky lloj debati degradon në shpifje.
Është e rëndësishme që gjykimi duhet të konsiderohet nga rezultatet e punës. Një tregues tjetër që ka vullnet. Si Ministër i Brendshëm bashkë me ekipin tim jemi të angazhuar.
Siç na është pohuar në takimet me jashtë vendit na është pohuar forcimi i bashkëpunimit.
Po zhvillojmë operacione dhe hetime të përbashkëta. Në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Raporti njeh dhe vlerëson progresin e Shqipërisë në këto fusha.
Rekomandimet janë që të vijojë puna e nisur. Ne jemi duke i lexuar me vëmendje vlerësimet e raportit.
Ju siguroj se ato do të gjejnë mbështetje. Masa dhe pritshmëri deri në qershor 2019. Siç kemi bërë dhe më herët, kam kënaqësi t’ju kërkoj komente. Ky dokument është në punim e sipër pas kontributit tuaj.
Të nderuar pjesëmarrës, lufta kundër krimit nuk është sipërmarrje e thjeshtë. Kërkon sakrifica njerëzore, t’ju jemi mirënjohës atyre që përballen çdo ditë me krimin.
Politika e pozicionuar përballë policisë, duhet të vlerësojë punën e tyre. Kjo politikë me papërgjegjshmëri sulmon policinë, edhe kur rezultatet e operacioneve janë të mëdha. Mirëpresim dëshmi konkrete”, tha Xhafaj.
Fjala e plotë
Përshëndetje i nderuar z.Kryeministër,
Të nderuar Ambasadorë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Për qeverinë ku bëj pjesë, për qytetarët e këtij vendi, për interesat e tyre, për mirëqenien e tyre, siguria dhe rendi publik janë prioritete kyç. Puna për përmbushjen e objektivit të kësaj qeverie për të ngritur shërbimin e Policisë së Shtetit në standardin më të lartë Europian të policimit, serioziteti, përkushtimi, si dhe përgjegjshmëria e strukturave të Policisë së Shtetit në përmbushjen e detyrave dhe ushtrimin e përgjegjësive të tyre, ka sjellë rezultate të spikatura të njohura tashmë dhe të vlerësuara gjerësisht në luftën kundër krimit, veçanërisht kundër krimit të organizuar.
Nxjerrja e Shqipërisë pas 25 vjetësh nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis përbën një ndër sukseset tona më të rëndësishme në këtë periudhë.
Numri i veprave penale dhe në tërësi treguesit e nivelit të kriminalitetit gjatë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij 6 mujori, janë në nivelet më të ulëta historik, përfshirë këtu dhe numrin e vrasjeve, aksidenteve etj. Në një dallim të madh nga e shkuara e afërt dhe e largët, për vepra të rënda penale si vrasje apo grabitje, jo vetëm janë zbuluar në kohë autorët e tyre, por çfarë është më e rëndësishme është bërë ndalimi ose arrestimi i tyre.
Operacioni “Forca e Ligjit” është tashmë një qasje e certifikuar e vullnetit real dhe organizimit efikas në luftën kundër krimit të organizuar, në sajë të këtij operacioni janë goditur disa grupe të strukturuara kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, disa të tjera janë në proces investigimi dhe hetimi.
Për të pasur këtë performancë, këto rezultate që do të prezantohen sot në këtë takim është dashur shumë punë dhe vetëm punë, kohë dhe pune pa orar e me plotë përkushtim, seriozitet dhe përgjegjshmëri, por jo edhe pak sakrifica për tu përballur me lloj-lloj sulmesh e presionesh që kanë provuar dhe vazhdojnë të tentojnë të ta shfokusojnë nga prioritetet tona, të na demotivojnë dhe të na zmbrapsin.
Jemi krenar që me moton në zbatim të ligjit në shërbim të qytetarit ia kemi dal me sukses të shohim dhe të ecim përpara, të dëshmojmë vullnet, vendosmëri, por dhe rezultate konkrete.
Gjithçka është para së gjithash meritë e punës dhe e sakrificës së bashkëpunëtorëve të mi në ministri dhe polici dhe veçanërisht burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që shërbejnë me përkushtim në strukturat e Policisë së Shtetit si dhe drejtuesve të tyre të palodhur në të gjitha nivelet.
Profesionalizmi i treguar nga Policia e Shtetit në kryerjen e misionit të saj dhe rezultatet e arritura kanë bërë që besimi i qytetarëve tanë kundrejt saj të rritet dukshëm në këtë periudhë. Sondazhet më të fundit tregojnë një fakt shumë të rëndësishëm dhe domethënës, rreth 63% e qytetarëve kanë besim tek Policia dhe vlerësojnë me nota shumë pozitive punën e saj.
Politika ka gjithmonë interesa të ngushta në diskutimet dhe debatet që zhvillohen në lidhje me çfarë dhe si e bën punën e saj, Policia e Shtetit, si dhe i vlerëson dhe komenton rezultatet e kësaj pune sipas interesit politik të ditës. Është e vështirë që nga ky lloj debati i cili për fat të keq degradon në shpifje, në trillime apo sulme të ulëta dhe personale të kuptosh si qëndron puna dhe rezultatet e saj në raport me interesin publik. Ndaj është e rëndësishme që në gjykimin dhe vlerësimin për punën e Policisë së Shteti dhe të rezultateve të arritura mbi gjendjen e rendit dhe të sigurisë duhet të konsiderosh më së pari dhe kryesisht opinionin dhe qëndrimet e shumicës së qytetarëve. Si Ministër i Brendshëm, për mua është më e rëndësishme dhe mëse e mjaftueshme që qytetarët ti besojnë sot, Policisë së Shtetit, në një shumicën dërrmuese.
Ky besim i tyre është konfirmim për një punë të bërë shumë mirë dhe njëkohësisht është inkurajim për të vazhduar për të ecur përpara me të njëjtin vullnet. Një tregues tjetër që konfirmon drejtësinë e rrugës ku ne po ecim në çështjet e rendit dhe sigurisë publike, të luftës kundër krimit dhe veçanërisht atij të organizuar, është niveli i lartë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve me partnerë të ndryshëm ndërkombëtar. Si Ministër i Brendshëm bashkë me ekipin drejtues të ministrisë dhe Policisë së Shtetit, kemi qenë plotësisht të angazhuar që prej një viti dhe deri më sot me një dialog të vazhdueshëm me ju përfaqësuesit e nderuar të institucioneve dhe vendeve partnere dhe mike. Me misionet e asistencës dhe oficerët e kontaktit të vendeve tuaja si dhe me homologët e mi të cilët i kam mirëpritur në Tiranë dhe na kanë mirëpritur në Uashington, Romë, në Selanik, në Paris, në Bruksel dhe në këto dy muajt e fundit edhe në Berlin, Vjenë, në Hagë, Sofje, Zagreb dhe së fundmi përsëri në Bruksel.
Siç na është pohuar në të gjitha këto takime, hapat e hedhur, bashkëpunimi i arritur kanë shënuar në hapjen e një faqeje të re të bashkëpunimit ndërmjet nesh. Besimi i plotë i përfaqësuesve të organizatave, i institucioneve apo agjencive të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në fushën e sigurisë publike, kanë sot te Policia e Shtetit është vlerësimin për punën tonë të deritanishme. Nga ana tjetër ky besim i treguar është gjithashtu është një inkujrajim i fortë për të ecur në këtë rrugë.
Prej kohësh me disa agjenci të rëndësihme ndërkombëtare si FBI, DEA, EUROPOLI, BKA-në gjermane, MFA-në britanike, GdF italiane, por edhe me disa të tjera, ne kemi zhvilluar dhe jemi duke zhvilluar bashkërisht operacione të rëndësishme, deri edhe hetime të përbashkëta për të goditur grupe të organizuara kriminale, këtu, por edhe jashtë vendit. Rezultatet e këtyre operacioneve janë në disa spektakolare dhe shumë të vlerësuara edhe prej jush. Vlerësimet e Këshillit Europian mbi rezultatet e Shqipërisë në fushën e rendit dhe sigurisë publike, të pasqyruara në raportin e datës 28 qershor janë si asnjë herë tjetër me nota pozitive. Raporti njeh dhe vlerëson progresin domethënës të Shqipërisë të bërë në këto fusha dhe inkurajon fortë për të ecur në këtë rrugë.
Është e rëndësishme që të evidentohet fakti se në përgjithësi rekomandimet janë në rrugën e nisur, në lidhje me rendin dhe sigurinë publike në përgjithësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar në veçanti. Ne jemi duke i lexuar me shumë vëmendje dhe me shumë përgjegjshmëri vlerësimet dhe rekomandimet e raportit dhe ju siguroj se ato do të gjejnë një reflektim me rezultate konkrete të mëtejshme. Reformat e nisura dhe të mirëvlerësuara nga Këshilli Europian do të thellohen edhe më tej.
Në reflektim të këtyre rekomandimeve kemi përgatitur një plan të posaçëm veprimi i cili gjendet në tavolinë, në dosjet tuaja. Ky dokument synon të prezantojë objektivat kryesore, masat dhe pritshmëritë për periudhën deri në fund të qershorit 2019, me synim përmbushjen e rekomandimeve të identifikuara në raportin e Këshillit Europian. Ashtu si kundër kemi vepruar edhe gjatë procesit të hartimit të dokumentit të politikave prioritare, kam kënaqësinë t’ju kërkojë komente, vërejtje dhe sugjerime të stafeve tuaja në funksion të përmirësimit dhe formësimin përfundimtar të tij. Ky dokument është një draft në punim e sipër dhe do të bëhet më i plotë pasi të reflektojë kontributin tuaj të cilin e mirëpresim me kënaqësi.
Të nderuar pjesëmarrës, nuk është e paditur kur them se lufta për një shoqëri më të sigurt, për jetën dhe pronën e qytetarit nuk është një sipërmarrje njerëzore e thjesht. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve kërkon angazhim, përditshmëri, përkushtim, kosto ekonomike, por më së pari kërkon sakrifica njerëzore. Ndaj ne duhet të jemi mirënjohës, të vlerësojmë dhe të respektojmë të gjithë ata që janë pjesë e strukturave dhe që ballafaqohen çdo ditë me krimin në polici, në prokurori dhe kudo.
Politika e pozicionuar kundër qeverisë duhet të ketë kurajën që të njohë punën plot sakrifica të strukturave të Policisë së Shtetit dhe të vlerësojë rezultatet pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Jam sinqerisht shumë i keqardhur kur shikoj që kjo lloj politike e vjetëruar jo vetëm nuk e bën këtë gjë, por përkundrazi me një papërgjegjshmëri politike sulmon Policinë e Shtetit, e më keq akoma e bënë këtë edhe në rastet kur operacionet e kësaj policie të bëra ose të koordinuara me partnerët ndërkombëtar kanë prodhuar rezultate shumë të mira në luftën kundër krimit të organizuar. Është komplet e papranueshme dhe e pajustifikueshme dhe i shërbejnë interesave të botës së krimit, përcaktimi i Policisë së Shtetit me terma të tilla si “forca e krimit” ose “narko-policia”, etj.
Ne kemi qenë dhe mbetemi të ndërgjegjshëm se lufta që kemi nisur kundër grupeve të ndryshme kriminale do të prodhojë kundër reagim të fortë të këtyre të fundit. E mirëpresim këtë dhe jemi të përgatitur. Çdo ditë shikojmë dëshmi konkrete të këtij kundër reagimi kriminal, por nuk kemi pritur dhe nuk ka kuptim që të prisnim që dhe një pjesë e rëndësishme e politikës të kundër reagonte kështu kundrejt punë së Policisë së Shtetit dhe rezultateve që po arrihen nga kjo punë.
Uroj që kjo pjesë e politikës të ndriçohet dhe kuptojë se cili është misioni i saj dhe sesi duhet të përmbushë ajo këtë mision. Në luftën kundër krimit do të duhej që ne të ishim të gjithë bashkë. Akuzat dhe kundër akuzat, shpesh edhe të ulëta nuk e bëjnë serioze politikën në sytë e qytetarit dhe nga ana tjetër jo vetëm janë kundër produktive.
Bashkëpunimi i plotë dhe i gjithanshëm me partnerët tanë ndërkombëtar është një tjetër garanci e madhe për përmbushjen me sukses të misionit të Policisë së Shtetit, për tu dhënë qytetarëve të këtij vendi sigurinë që ata meritojnë.
Në përputhje me axhendën do të dëshiroja që t’i japë fjalën përfaqësuesit të Projektit Suedez, Organizatës IDRA për të paraqitur një vlerësim të publikut mbi performacën e Policisë së Shtetit. Në harkun e 6 minutave besoj se do të keni mundësinë që të njiheni me disa nga gjetjet më konkrete të këtij sondazhi.
Faleminderit.(TemA)
u bene 5 vite qe po hetoni po se kur do i godisni nje zot e di
Ka shume te drejte Ministri, ai po heton banden kriminale te vellait vet, n’Italia dhe n’Albanistan.
Cdo te thote, po HETOJME banda kriminale?
– ne gjendje te lire? pse banditet plotesojne kushtet per lirim me kusht?
-pasi i ka kapur? ke ka kapur dhe per cfare krime akuzohen?
-ne gjurme te bandave? a skeni 28 vjet ne gjurme te bandave , qe ju mbeshtesin ju gjate fushatave?
-pse i lutet politikes per mosnderhyrje? ka apo ska pavaresi policia dhe kush jane keta politikane qe nderhyjne?
Jeni qesharak sh.Xhafaj, nuk ke arsye morale te besh moraliytet se ne nje fare menyre je i lidhur ngushte me krimin qe pretendon qe po”heton”.
Kane goditur ndonje fakir se te fortet vazhdojne te bejne te fortin.Ne Elbasan kreret e 2 bandave jane jashte dhe levizin super te armatosur me makina te blinduara dhe ne autokolone.Pse si ndaloni?Mjaftoni te kerkoni si i kane bere pronat e tyre ose ti arrestoni ne flagrance per armbajtje pa leje.
Zotri nuk po te sulmon polutika policine por z.lu
Dhe z.lu nuk eshte politika por ai qe te kalon ose te ngel ne klase
Ai foli dhe ju ngelet ska me justifikim … rama u be boze duke thene do i kapim por kapja dihet pse nuk ndodh