Mjeku jep diagnozën e çuditshme për pacientin: Kollitet si qen

5 Korrik 2018, 19:04Rajoni TEMA

Rrogat e ulëta, mungesa e respektit ndaj mantilit të bardhë dhe mosreagimi i institucioneve kompetente për mbrojtjen e mjekëve kanë shkaktuar kaos në Shëndetësinë Publike të Maqedonisë.

Nga gjithsej 220 mjekw të diplomuar brenda vitit, 173 prej tyre ikin jashtë vendit për të ushtruar profesionin. Këta të dhëna të shpalosura ditë më parë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë kanë nxitur reagime të shumta tek shoqatat joqeveritare që merren me probleme në sektorin e shëndetësisë.

Se Maqedonia tani po ballafaqohet me probleme dhe mungesë të kuadrove të mirëfillta të shëndetësisë, më së miri dëshmon rasti i fundit ku një mjek nga Kërçova ka shkruar një diagnozë skandaloze për klientin e tij.

Mjeku në fjalë te diagnoza e klientit ka bërë një krahasim të njeriut me kafshën, duke i shkruar se “kollitet si qen”.

3 komente në “Mjeku jep diagnozën e çuditshme për pacientin: Kollitet si qen”

  1. santa quaranta says:

    Mos eshte vizituar tek veterineri??!

    1. Alpet.al says:

      Jo, se po te ishte vizituar tek veterineri, diagnoza do te ishte: kollitet si njeri!

  2. kampaçurreta says:

    Mos u habitni fare nje nga llojet e kollit eshte edhe te kolliturit si qen. Mjeku mendoj se duhet te jete shume i pregatitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje