Brazil-Belgjikë, formacionet zyrtare / “Seleçao” konfirmohet, belgët ndryshojnë gjithçka

6 Korrik 2018, 19:15Sport TEMA

Brazil-Belgjikë është cilësuar një prej finaleve të parakohshme të Kupës së Botës pasi përballë vihen dy skuadra të cilat kanë dhuruar spektakël në këtë edicion me lojën e tyre. Por nëse Brazili ka ardhur sot në ndeshjen çerekfinale duke aktivizuar lojtarët që kishte deklaruar një ditë më parë në konferencë për shtyp Tite, belgët kanë bërë ndryshime të mëdha.

I vetmi ndryshim që Tite ka bërë në krahasim me ndeshjen e kaluar është ai i aktivizimit të Marcelos në të majtë të mbrojtjes, pasi ai është kthyer nga dëmtimi, Ndërsa Fernandinjo zëvendëson Kasemiron e pezulluar për kartonë.

Trajneri Martinez ka vendosur t’u besojë nga minuta e parë lojtarëve që e shpëtuan në ndeshjen me Japoninë, dyshes Fellaini-Çadli, duke sakrifikuar kështu emra të cilët kishin luajtur rregullisht më parë, mes të cilëve edhe Mertens. Kësisoj, në krahët e sulmit, në mbështetje të Lukaku do të jenë De Bryjn dhe Hazard. /vipsport.al/

Formacionet zyrtare

Brazili: Allison, Marcelo, Miranda, T. Silva, Fagner, Fernandinjo, Paulinjo, Kutinjo, Uillian, Nejmar, G. Hesus.
Trajner: Tite

Belgjika: Kurtua, Alderueireld, Kompani, Vertongen, Munier, Fellaini, Vitsel, Çadli, De Bryjn, Hazard, Lukaku.
Trajner: R. Martinez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje