"Rruga e Arbrit", "Karpeni", "Aeroporti i Vlorës", "Teatri": Po bëhen normë “ligjet speciale”?

7 Korrik 2018, 16:53Politika TEMA

Nga Gjergj Erebara

Çfarë është “sundimi i ligjit?” Gjatë dekadave të fundit ne kemi dëgjuar shpesh se kriteri kryesor për integrim në Bashkimin Europian është që të kesh “sundim ligji”.

Pavarësisht se e kemi dëgjuar shumë herë, duket se ne shqiptarët nuk e kemi brendësuar mirë këtë koncept. Para së gjithash se ai bie ndesh me traditën tonë, të mishëruar jo vetëm në historinë e trazuar të vendit, por edhe në shprehje popullore të llojit “unë bëj ligjin”, “ai bën ligjin” apo “fjala e tij është ligj”, të treja shprehje për të shpjeguar një figurë autoritare, i cili mund të na urdhërojë dhe ne duhet të bindemi sepse “ai është vetë ligji”.

Kjo në vetvete është e kundërta e Sundimit të Ligjit, atij konceptit Europian që ne duhet të mësojmë mirë si pjesë e rrugëtimit tonë në Bashkimin Europian. Nëse kërkojmë në Google me termin “sundim i ligjit”, marrim një seri përgjigjesh që sillen rreth këtij koncepti: “Kufizimi i ushtrimit arbitrar të pushtetit duke ia nënshtruar pushtetin ligjeve të mirëpërcaktuara dhe ekzistuese”.

Chris Patten, ish guvernatori i fundit i Hong Kongut, u përpoq ta shpjegojë më mirë këtë koncept në kontekstin e Kinës moderne, ku, si në Shqipëri, qeveria jo thjeshtë i nënshtrohet ligjeve, ajo i bën ligjet si të dojë.

Thotë Patten: “Qeveritë autoritare duket se e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë koncept. Unë mbaj mend negociatat me homologun tim kinez kur unë isha Guvernator i Hong Kongut. Unë po përpiqesha t’i shpjegoja se pse sundimi i ligjit kishte kaq shumë rëndësi për të ardhmen e këtij territori dhe unë vërejtja se kur isha në qeverinë e Britanisë, ligji zbatohej mbi mua po aq sa mbi ata për të cilët unë ndihmoja të qeveriseshin.Bashkëbiseduesi im mendoi se po bëja shaka. Në praktikën kineze kjo është sundim përmes ligjit – ligjit të hartuar nga Partia Komuniste për interes të vet”.

Në vitin 2015, një kompani shtetërore kineze erdhi në Shqipëri dhe u interesua për ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Nuk dihet se si ndodhi, por kjo kompani kineze nuk iu nënshtrua ligjeve ekzistuese të vendit. Ajo mori një ligj të vetin, ligjin 41/2015, “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare/PPP, me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërisë “China State Construction Company”.

Parlamenti shqiptar, i cili nuk është tamam parlament, pasi funksionon thjeshtë si një noteri e kryeministrit të rradhës, e miratoi këtë “ligj të veçantë” pa e vrarë mendjen shumë. Ne të tjerët nuk arritëm të vinim re se çfarë po ndodhte.

Në fund të fundit, Rruga e Arbrit është një nevojë për zonën e Dibrës dhe këtu, qëllimi rezultoi më i rëndësishëm se sa mjeti.

Por përmes një ligji të tillë, kinezët dhe qeveria shqiptare bënë tre gjëra: e para, anashkaluan kuadrin ligjor ekzistues, i cili kërkon që nëse shteti dëshiron të bëjë ndonjë punë, duhet që t’i nënshtrohet ligjeve dhe jo “të bëjë ligjin”. E dyta, me një ligj të veçantë, qeveria i dha të drejtë vetes të bëjë pazar me interesat ekonomike të taksapaguesve pa i dhënë kurrfarë llogarie këtyre të fundit. E treta, ligji në fjalë i lejoi qeverisë që fillimisht të negocionte me kinezët jashtë çdo lloj kuadri ligjor dhe pasi të arrinte çfarë të pëlqente, ta çonte rezultatin e negociatave për miratim në Kuvend përmes “procedurës së veçantë të negociimit”.

Me një veprim të thjeshtë, qeveria shqiptare kopjoi praktikën e Partisë Komuniste të Kinës, e cila, si forcë diktatoriale që është, bën çfarë të dojë me ligjet e vendit.

Ligji “Për rrugën e Arbrit” dështoi. Marrëveshja nuk u miratua kurrë sepse bisedimet nuk u mbyllën kurrë. Megjithatë, precedenti i vendosur me këtë “procedurë të veçantë negociimi” i shërbeu Ramës edhe për tre kontrata të tilla.

Dy nga këto tre kontrata mund të interpretoheshin si tepër të mëdha, ose tepër të rëndësishme për t’u trajtuar me ligjet ekzistuese.

E dyta ishte “negocimi për Portin e Karpenit”, një ide fantazmagorike që kushtoi disa qindramijëra dollarë shpenzime “konsulence” për të mos sjellë asgjë, por që premtonte investime në masën 5 miliardë dollarë.

E treta ishte kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila është ende në “negociim”. Sërish, ne e anashkaluam peshën e “sundimit përmes ligjit”.

Tani qeveria ka paraqitur një kontratë të katërt. Ajo për teatrin kombëtar. Jo vetëm që kontrata përbën “sundim përmes ligjit”, por ajo përbën edhe një nivel të ri banaliteti. Nuk bëhet më fjalë për rrugë me tunele, porte fantazmagorike apo aeroporte. Bëhet fjalë për një pronë publike rreth 8500 metra katrorë që duhet t’i jepet një kompanie vendëse për të ndërtuar pallate.

Në përputhje të plotë me praktikat e sundimit përmes ligjit, deputetët socialistë ia dhanë votën procedurës së përshpejtuar për trajtimin e projektligjit dhe pritet t’ia japin votën projektligjit në tërësi tani shpejt, pa kurrfarë brerjeje ndërgjegjeje. Figurat më të dritura socialiste, përfshirë ish-kryeministrin Pandeli Majko, nuk u menduan dy herë. As nuk debatuan, as nuk ngritën pyetje për qeverinë “Rama”.

Më shumë se sa ligjvënës, të gjithë deputetët në të majtë e në të djathtë janë shërbyes të kryetarit. Vendi efektivisht nuk ka një parlament dhe ky është rezultat i marrëveshjes Berisha-Rama të vitit 2008.

Shqipëria ka precedentë të hidhur mbi sundimin e kryeministrit përmes dekret-ligjeve. Dhe përveç predecentëve, ka edhe telashin se u ka mësuar fëmijëve nëpër shkolla përralla me Skënderbe dhe jo leksione mbi sistemet kushtetuese.

Në kohën e Komunizmit, zinxhiri sundues i vendit përbëhej nga të ashtuquajturat Dekret-Ligje, të cilat i firmoste Presidiumi i Kuvendit Popullor (organ kolegjial ekuivalent i Presidentit të Republikës). Dekretligjet hynin në fuqi menjëherë, ndërsa parlamenti mblidhej “dy herë në vit” për t’i miratuar ato. Në fakt, parlamenti mblidhej dy herë në vit thjeshtë për të duartrokitur dekretligjet e miratuara.

Dhe në lidhje me funksionet e parlamentit, edhe kryeministri i sotëm Edi Rama nuk e ka fshehur dëshirën që parlamenti të mos mblidhet një herë në javë, siç mblidhet aktualisht, por mundësisht të mblidhet një herë në muaj. Në janar të këtij viti, Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist dhe një nga ata që votoi ligjin “për procedurë të veçantë negociimi” për Teatrin Kombëtar, propozoi ndryshime në rregulloren e kuvendit dhe mes të tjerash, kërkoi që Kuvendi të mblidhet më rrallë, mundësisht një herë në muaj.

Në këtë rast, qeveria do ta ketë më të lehtë që të bëjë çfarë të dojë me taksat dhe me pronën publike dhe më pas, t’ia dërgojë rrobat e veta të palara deputetëve të vet të përulur për t’i duartrokitur si arritje historike.

Por më shqetësuesja nga të gjitha duhet të jetë fakti se projektligji aktual për teatrin argumentohet në relacion si një dokument që “ka precedentë”, d.m.th., që qeveria ka në plan ta bëjë rrugë sundimin përmes ligjeve të veçanta.

Përveç faktit që projektligje të tilla duhet normalisht të konsiderohen antikushtetuese, ato formalizojnë në ligj një Shqipëri tashmë të ndarë më dysh. Një palë ligje që miratohen për elitën dhe klientelën e saj politike. Dhe një palë ligjesh të tjera për ne të gjithë të tjerët. Papritur ne do ta gjejmë veten qytetarë të dorës së dytë.

17 komente në ““Rruga e Arbrit”, “Karpeni”, “Aeroporti i Vlorës”, “Teatri”: Po bëhen normë “ligjet speciale”?”

  1. Zigur Qarri says:

    Megjithese jan gjera qe dihen nga ata qe jan te interesuar ta njohin te verteten,faleminderit Z.Erebara.Perseritja ka vleren
    e saj,sidomos per disa qe nuk duan te kuptojn,militantet partiake,gangrena e shoqerise shqiptare.Shteti shqiptare eshte
    marre peng nga Kryeministrat,dhe kjo me marrveshje.Pra,asnje iluzion,qe ne Shqiperi mund te sundoje ligji,pa shvleftesuar
    me pare marrveshjen e dy banditeve berisha-rama,qe duhen varur me koke poshte,ndryshe,asgje nuk do te ndryshoje.Nje
    drogaxhi ka marre peng Shtetin shqiptare,dhe shume pak shqetesohen per kete!!!

    1. Populli says:

      Si nuk lodheni duke bere këto shkrime, tregoni shpirt ligësi,. Dhe tendence për të bllokuar ecjen dhe zhvillimin e vendit duke pretenduar se vetëm ju I njihni ligjet. Vendi ka nevojë të ethshme për zhvillim e transformim dhe ju nuk e pengoni dot.

      1. Zigur Qarri says:

        Vjedhjen dhe abuzimin me ligjet e quan zhvillim ti?!
        Sepse ka njerez si puna jote,eshte Shqiperia ketu ku eshte.
        Gazetari i ka shpjeguar gjerat aq thjeshte dhe aq qarte,sa i kupton kushdo.
        Vetem militantet si puna jote nuk i kuptojn!
        Nickname”Populli”te kompromenton,ashtu si kompromenton banden e Rames
        fshehja mbas vlerave te”Rilindjes”,sepse ne te vertete jan me antishqiptare se sa
        Esad Toptani.U zvarrit marrveshja me Greqine per ne 2019-ten!Perse?
        “Rilindasit”thone qe perfiton Shqiperia,megjithese nuk kan bere kurre transparence
        per marrveshjen!

    2. Gimi says:

      Shko more mbeturine. Ju nuk kuptoni qe te huajt nuk duan te investojne dhe qeveria po ben ceshte e mundur qe te ndertoje vendin per te gjithe ju plehra qe do ti perdorni rruget, aeroportet dhe gjithcka tjeter qe do te ndertohet. Ne qytetaret qe kemi votuar kete qeveri i themi BRAVO qeverise qe po mendon per shqiptaret dhe per Shqiperine. Sa per sundimin e ligjit kete e di Kuvendi dhe Kushtetuesja. Te gjitha sa thua z. Erebra vien ere bar miu sepse qeveria pom i miraton ligjt per te miren e vendit. Ju i takonin takemit te shqupasve qe nuk pranoni asgje. Ngriheni qe nga ish-Presidenti idiot e deri tek me i fundit i budallenjve kunder edhe lojrave per femije tek Parku i Liqenit te Tiranes.

  2. rrema says:

    Problemi qendron sepse per cdo investim qe do te beje pozita opozita nuk e miraton dhe kjo vjen nga qe PD qendroii 8 vjet ne pushetet nuk perfundoi asnj pune (dhe kjo dihet nga borxhet qe trashegoi). Shkateroi mbikalimin te zogu i zi, shkatreroi sheshin qe kish filluar duke baltosur cdo gje dhe nuk beri asnje pune. Cila rruge ne Shqiperi ka filluar e eshte mbaruar, asnje, shikoni rrugen me te vjeter ate Tirane Gjirokastre, ose Tirane Shkoder, turp 28 vje priten shirita vidhen fonde dhe rruga mbetet xhungel. Po vjedhja me e madhe e sbekullit Tirane Kukes ku eshte ku shkuan 250 mil. Euro. Kjo eshte PDja dhe prandaj tani eshte bere si shoqata e Sazan Gurit. Shikoni sheshi (fitoi cmim), shikoni pazarin e ri, lodrat te liqeni, rruget te liqeni, operen, stadjumin, bulevardin, gjith qendrat e rretheve,sa peme u mbollen etj etj. PO LULI QE CDO GJE E SHKULI,… A PO BONI TRAMPIN (TRAPIN) QE TE BOJM XHIRO. Ska qeveri pa te met por perpara se te nxini cdo gjo bohuni pak serjoz se populli e di qe jeni karagjoz. Mbroni teatrin qe eshte nje shemtint ne gjith evropen dhe donit te prish it piramiden nje kryeveper e arkitemtures a thua qe u be me leket e Enverti. Jeni te turpshem funrina, plera.

    1. erivelina says:

      Te qiu motren dhe gruan ty dhe gjithe ripjellsave. fuck you.

  3. Flm Gjergj,
    Vecoj Rendin e Ri nderuar ne Shqiperi, I tille:
    1. deputetët nga e majta në të djathtë
    janë shërbyes të kryetarit.
    Vendi efektivisht
    nuk ka parlament,
    rezultat
    i marrëveshjes Berisha- Rama 2008.
    Shqipëria ka precedentë të hidhur mbi sundimin e kryeministrit
    përmes dekret-ligjeve. Dhe përveç kesaj u mëson fëmijëve nëpër shkolla përralla …. A kane bo seks oral…..por jo mbi sistemet kushtetuese.
    2. kryeministri i sotëm Edi Rama
    nuk e ka fshehur dëshirën
    që parlamenti të mos mblidhet një herë në javë, por një herë në muaj.
    Në janar të këtij viti, Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist dhe një nga ata që votoi ligjin “për procedurë të veçantë negociimi” për Teatrin Kombëtar,
    propozoi ndryshime në rregulloren e kuvendit dhe mes të tjerash, kërkoi që Kuvendi të mblidhet….mundësisht një herë në muaj!!!!!!

    Projektligji aktual për teatrin argumentohet si një proj. që “ka precedentë”,
    pra ajo që qeveria po ben:
    sundimin përmes ligjeve të veçanta!!!!!!!
    RILiNdJE- SHQi PeRIa qe D UaM
    Dmth qe do VIzIoNAR THiUUUuuuuuuuuu BOtNoR
    Ne ‘FERmEn e KaFShEvE’

    Nga antikushtetuese, ato formalizojnë praktiken e një Shqipëri tashmë të ndarë më dysh:
    a. Një palë ligje për elitën dhe klientelën e saj.
    b. një palë ligjesh të tjera për ne të tjeret: qytetarët e dorës ‘dele’ te barabarta te FErMeS se KaFsHEvE’.
    AFErIM per eksperimentin e ri ne vendin e Shqipeve!
    Prandaj prej 3dekadash keta kriminele perverse psikopate
    burrashtetsa yje ne ngjitje….Shpellar0 Kollovare…
    bekojne:
    -Zoti e bekofte / shpetifte
    Shqiperine. (prej NESh)!!!!!!!!

  4. Flm Gjergj,
    Vecoj (Rendin e Ri ndertuar ne Shqiperi qe I kane vu emrin Demokraci!!!!!!)
    I tille:
    1. deputetët nga e majta në të djathtë
    janë shërbyes të kryetarit.
    Vendi efektivisht nuk ka parlament,
    rezultat
    i marrëveshjes Berisha- Rama 2008.
    Shqipëria ka precedentë të hidhur mbi sundimin e kryeministrit
    përmes dekret-ligjeve
    dhe…. u mëson fëmijëve nëpër shkolla përralla …. a kane bo seks oral…..
    por jo mbi sistemet kushtetuese.
    2. kryeministri i sotëm Edi Rama
    nuk e ka fshehur dëshirën
    që parlamenti të mos mblidhet një herë në javë, poooooooooooor një herë në muaj.
    Në janar 2018 taulantballa, kryetar i grupit parlamentar soc. dhe një nga ata që votoi ligjin “për procedurë të veçantë negociimi” për Teatrin Kombëtar,
    propozoi ndryshime në rregulloren e kuvendit dhe mes të tjerash, kërkoi që Kuvendi të mblidhet….mundësiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiisht n
    një herë në muaj!!!!!!
    V.0
    Projektligji i fundit, për teatrin
    ‘argumentohet’
    si një që “ka precedentë”!!!!!!!
    Ja pra ajo që qeveria po ben:
    sundimin tiranik
    përmes
    Ligjeve të veçanta,
    RILiNdJa– SHQi PeRIa qe D UaM!!!!!
    dmth qe do VIzIoNAR THiUUUuuuuuuuuu BOtNoR me CiTJOnE
    Ne ‘FERmEn e KaFShEvE’

    Nga antikushtetuese, keto ligje antiligjore formalizojnë praktiken e një Shqipëri tashmë të ndarë më dysh:
    a. Një palë ligje për elitën dhe klientelën e saj.
    b. një palë ligjesh të tjera për ne të tjeret: qytetarët e dorës ‘dele’ te barabarta te FErMeS se KaFsHEvE’.
    AFErIM per eksperimentin e ri ne vendin e Shqipeve!
    Prandaj prej 3dekadash keta kriminele perverse psikopate
    burrashtetsa yje ne ngjitje….Shpellar0 Kollovare…
    bekojne:
    -Zoti e bekofte / shpetifte
    Shqiperine. (prej NESh)!!!!!!!!

  5. Tik Tak says:

    V.o Psikon edvin ne foto
    ( ‘Banda ne Darken e Fundit’)

  6. kirurg says:

    Nuk eshte e vertete qe shqiptaret nuk e kane te brendesuar konceptin “sundimi i ligjit” apo qe per kete u mungon tradita. Mjafton te zevendesosh fjalen “ligji” me fjalen “Kanuni” dhe e kupton cdo njeri per cfare e kam fjalen. Kjo eshte arsyeja (nje nga…) pse tek ne nuk ka pasur bajraktare despote, madje ne Jug as kapedane nuk kishte. Secili ishte mbret ne shtepine a kasollen e tij dhe respektohej njelloj ne kuvend nga mencuria, trimeria e burreria, jo nga pasuria. Nuk ka qene ne traditen shqiptare “ligji jam une”, sepse edhe malesori apo fshatari me i varfer ta numeronte ne lule te balit nese shkelje normat e Kanunit, me fjale apo me veprim, dhe madje te gjithe i thoshin ‘te lumte pushka!’ .

  7. Akil says:

    Po pse akoma keni iluzione se shqipja eshte vend demokratik 1990 ishte thjesht fasade ne qe jemi ne moshe e dime mire cfare ndodhi komunistat bon sikur iken edhe lane kelyshat e tyre faren e tyre te ndyre por problemi nuk eshte aq i thjesht shqiptaret jane vaksinuar nga virusi i komunizmit ky brez qe po vjen ata qe jane ok ikin larg sepse ktu nuk e gjejne mundesine nqs nuk ke lidhje me kete fare ata qe jetojn ne shqiperi i takoj sa here qe vijn ktu ne gjermani edhe qahen se evropa nuk i ndihmon cfare tju boj eu qarte e ka thon sa vite keni sistemin akoma bastard po e thon me diplomaci se nuk i intereson kur njerzit vet flejn gjum edhe shiten sipas momentit sa ti jepet nje rast harojn cfare bohet e bohen ushtare pas 5 pareve te lodhura kjo ezhte historia shqipja deri 2050 ashtu do vazhdoj kelyshat aty jane nuk e duan as evropen dmth demokracine por thjesht kane nderuar metoda deri dje i mbanin mbyllur portat sot i kane hapur per te ikur te gjith ato qe nuk i vijne pas tyre dmth ato duan popull te lodhur si tju interesoj atyre me pak lek nje here ne kater vjet sistemojne pushtetin e tyre kane bere shum pare gjith buxheti shtetit punon per ta te gjitha tenderat cdo gje eshte qark i mbyllur plus 25 perqind qe e dine te gjithe cfare do presesh me ska shanse te leviz dicka aty ato kane te gjitha pushtet ,ekonomine drejtesine pushteti i katert qe i thojn mediat na kujtojn zerin e popullit edhe tvsh e enver homos thjesht e qarte vend komunist por pak me modern si dikur sepse portat jane te hapura kuah rin aty ska shanse te jetoj normal klm ju pershendes per ata njerez qe jane te pa vaksinuar nga virusi me i keq i shek 20 komunizmi rrofte eu edhe usa

  8. a.f. says:

    E verteta eshte ne driten e diellit, por ajo duhet perseritur shpesh,
    sepse ne Shqiperi njerezit nuk perdorin syze dielli..
    Respekt, per autorin!

  9. lili says:

    Ma ne fund nje artikel ne nivel tek tema…

  10. joel shkodra says:

    I ke thene shume mire shprehjet popullore mbi ligjin, por eshte edhe nje dhe qe i shkon shume mire ketij shkrimi: “Eshte ligji, por eshte edhe Maliqi”.

  11. do vijë një ditë says:

    Autori sikur e ka tepruar pak me ca shprehje qe nuk shkojne, per mendimin tim se per mendimin e atij dhe te cave jane me vend; e ne fund ky eshte dhe pluralizmi mendimit, por jo e verteta e shkrimit. Shkurt, Shqiperia nuk shkon dot drejte demokracise pa forcen e mendimit te individit te pergjegjshem se çfare duhet bere dhe ligjet ne nje demokraci gjejne vend per zbatim kur perputhenme interesat shoqerore te atij vendi, ndersa kur nuk perputhen, ka drejtesi te pavarur qe i korigjon ne vend dhe detyron palet ti zbatojne. Prandaj, autori duhej te bente kronologjine se si erdhen ngjarjet ne Shqiperi, si jane dhe si do te vazhdojne. Nuk eshte çeshtje deshire kjo qe Berisha, Rama apo kushdo tjeter te resoektoje ligjin, por eshte drejtesia, deri tek gjykata kushtetuese qe edhe te pezulloje nga detyra kryeministrin ne qoftese shkelen ligjet demokratike te percaktuara me kushtetut, te pezulloje dhe punimet e parlamentit deri ne riformulimin sipas parimeve dhe kushtetutes etj. Prandaj, duhet pergjejshmeria dhe forca e individit akoma per te shkuar tek demokracia funksionale sepse ishte Sali Berisha (forca e individit te papergjegjshem) qe e beri drejtesine shqiptare jo fuksionale, te korruptuar, te degjeneruar dhe tani hiqet sikur i dhemb per Shqiperine. Ne demokraci, shteti funksionon nepermjet drejtesise te pavarur. KJo s’ka egzistuar ne Shqiperi dhe akoma nuk egziston. Dikur kishte busul direktivat e partise, sot vazhdon te kete direktivat e Sali Berishes dhe eshte bere shume here me kriminale se ne kohen e diktatures, se atehere , te pakten, funksiononin edhe shoqeri apo instanca shoqerore nga ku mund te merrej nje zgjidhje, ndersa sot, me demokracine e ndertuar, funksionon paraja dhe krimi ne sistem i ndertuar nga vetem nje person ne fillimet e liberalizimit qe u ktye ne nje çthurje totale ku pakica filloi te sundoje shumicen. Te mos na citoje autori citate per demokracine apo ligjin se s’ka nevoje, por te komunikoje me njerezit dhe institucionet me frymen e dashamiresise per te rregulluar gjerat dhe jo per ti reklamuar.

  12. Kocodhima says:

    E cbeni kot lloqe pazari, kinezi dhe sundimi I ligjit ne shqiperi.
    Ne shqiperi nuk ka shtet ne kuptimin e plote te fjales.
    pseudo reforma ne Drejtesi u krye thjeshte per te shkaterruar kontrollin gjyqesor mbi cmendurite e qeverise dhe ligjvenesit. Dhe nderkohe qe politikavene iu jane varur melcite ne qafe, qytetaret do ta kene enderr drejtesine.
    Paradoksi eshte se ky shkaterrim i rendit shteteror erdhi me ndihmen e palodhur te nderkombetareve.
    Ne cilin shtet te BE ose aspirant nuk ka nje gjykate kushtetuese?!?!
    Rri popull fli gjume

  13. joel shkodra says:

    “Eshte ligji, por eshte edhe Maliqi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje