Rritja e numrit të pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë ajrore me 14.1% gjatë muajit nuk i ka mjaftuar Shqipërisë për të thyer rekorde në Ballkan. Në fakt, shtimi i udhëtarëve në Rinas zbehet në raport me rritjen prej 25.6% të aeroportit të Podgoricës në Malin e Zi, apo përballë rritjes prej 16.9% të aeroportit “Aleksandri i Madh” i Shkupit.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ndërkohë lë pas atë të Prishtinës, me një rritje prej 12.7%, atë të Sarajevës me 10.2% dhe atë të Beogradit me 6.5%.
Për qershorin kur ka një fluks më të lartë turistësh pritet që të dhënat të flasin për rritje mbi 15%, por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për të mposhtur në “luftën ajrore” të Ballkanit treguesit e Shkupit. Ecuria gjatë pesë muajve të parë të vitit tregon se rritja e transportit ajror në Maqedoni po zbret, ndërsa ajo e Shqipërisë është në rritje konstante, sidomos prej ndikimit të sezonit veror, raporton SCAN.
Ndërkohë edhe për pjesën tjetër të verës pritet që lideri absolut në rajon të jetë aeroporti i Podgoricës, i cili është tashmë për pesë muajt e parë në rritje me 19.7%, krahasuar me 11.4% të aeroportit të Tiranës. Për këtë vit, Mali i Zi renditet i katërti ndër shtetet me rritjen më të shpejtë të sektorit ajror ndërsa Shqipëria ndjek në vendin e 16-të.
Përfitime nga nisja e sezonit veror ka pasur edhe Greqia, e cila ka pritur 19% më shumë udhëtarë përmes rrugëve ajrore.
Sa i takon grupit të aeroporteve që presin mbi 25 milionë pasagjerë në vit, kryeson ai i Antalias, i cili gjatë Majit priti 32.7% më shumë udhëtarë, në një kohë kur rritja mesatarja e aeroporteve të Europës është prej 6.7%.(SCAN)
Problemi qe keni kur vendosni tituj eshte qe nuk informoheni per te dhene nje situate me te qarte:
Per vitin 2017:
Aeroporti i Tiranes: 2,630,338
Aeroporti i Podgorices: 1,055,142
Aeroporti i Shkupit:1,868,272
Aeroporti i Beogradit: 5,343,420
Nga 2005 – 2017:
Aeroporti i Tiranes: 20,867,957
Aeroporti i Podgorices: 8,107,319
Aeroporti i Shkupit: 12,427,598
Aeroporti i Beogradit: 44,215,392
Burimi: Wikipedia
Pra eshte e qarte qe duhet te behemi si Beogradi dhe jo si Podgorica. Apo jo?
Nuk behen analizat vetem ne perqindje por duhen pare krahasimet ne shifra ne vlere absolute te rritjes. Keta tregues shkojne bashe.
Shifrat., e paske harrue Aeroportin e Prishtines me siguri me qellim. Sa per info.
Prishtina 2017 Passengers 1,885,136
2004-2017 : 28.887.658
Joo Tirana thyen nje rekord:ate te biletave me çmime stratosferike,.ma lire me shku ne newyork se ne Tirane….
Boston-Beijing 800 dollarë vajtje-ardhje
Boston-Tiranë 1800 dollarë vajtje-ardhje
Me këto çmime i bie më lirë të shkojmë në Kinë. ???