Nëse Rusia mundi me penallti Spanjën dhe siguroi çerekfinalet, meritë për këtë ka edhe motivimi i veçantë që i bëri Vladimir Putin lojtarëve vendas.
Të paktën kështu pretendon trajneri i Rusisë, Stanislav Çerçesov, i cili ka bërë të ditur se interesimi i presidentit është “i kënaqshëm dhe lojtarët e dinë”.
Ai e ka cilësuar një “motivim shtesë” interesimin e vazhdueshme të Putin, duke bërë të ditur se ky i fundit ishte në kontakt të vazhdueshëm me ekipin, edhe në momente ku normalisht një president duhet t’u lërë të bëjnë punën profesionistëve.
“Para ndeshjes me Spanjën na telefonoi Vladimir Putin, gjithashtu para dhe pas penalltive. Mbështetja e numrit një të vendit ka qenë diçka shumë e bukur për ne”, deklaroi Çerçesov, raporton Ora News.
Putin nuk ishte i pranishëm në stadium kundër Spanjës, por autoritete shtetërore bënë të ditur se presidenti kishte telefonuar ekipin menjëherë pas ndeshjes.
Nuk lat gje pa zbuluar , mbetet te zbuloni vetem bythen, vlen te theksohet qe nuk shruani me anakalipsi, nje perparim i vogel dhe ky
Kam nje propozim, keshill mereni si te doni po nuk keni material per te mbushur faqet , dilni neper rruge e shkruani sa makina pat sa jan me numra tek sa me cifte, sa qen pat, mace, njerez te bardhe, te zinj etjetj ka plot material….ahhhhh gazetar pastj ahhhhhh..
Vazhdo Mero sherbeji Putinit……Esht koha e liderave global