Plot 14 orë vonesë ka pasur ditën e diel fluturimi Tiranë-Bergamo, ndërkohë që fluturimi tjetër Tiranë-Malpensa (Milano) pati një vonesë prej 5 orësh. E gjithë kjo situatë ka irrituar pasagjerët. Këto dy fluturime operohen nga kompania ajrore “Blue Panorama”.
Pasagjerët ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me kompaninë ajrore “Blue Panorama”, që operon prej gati 6 vitesh në Shqipëri.
Daniela Xhixha, përfaqësuese e kompanisë që mbikëqyr në Shqipëri kompaninë ajrore “Blue Panorama”, pranon se ka pasur vonesa me fluturimet e së dielës.
“Vonesa ka pasur. Është bërë e pamundura që pasagjerët të informohen në kohë rekord nga kompania, pranë zyrave të biletarisë në aeroportin e Tiranës”, tha Xhixha.
Xhixha e pranon se anulimet dhe vonesat ndodhin në të gjithë botën, por ka një rregullore europiane që mbron të drejtat e pasagjerëve.
“Pasagjeri zgjedh totalisht t’i rimbursohet bileta e tij. Në momentin që rimbursohet bileta, pasagjeri mund të fluturojë një ditë tjetër, por duke marrë mbrapsht të gjitha paratë që ka paguar për atë fluturim të asaj dite. Nëse pasagjeri zgjedh të fluturojë një ditë tjetër duke përdorur po atë biletë, kjo ofrohet falas nga kompania. Nëse pasagjeri zgjedh në mënyrë të drejtpërdrejtë të fluturojë po atë ditë, atëherë kompania merr përsipër akomodimin në hotel të pasagjerit”, u shpreh më tej Xhixha.
Përfaqësuesja e kompanisë mbikëqyrëse jep një këshillë për pasagjerët.
“Është shumë e rëndësishme që pasagjeri, të paktën një ditë përpara të informohet mbi statusin e biletës së tij, e të informohet gjithashtu edhe mbi statusin e fluturimit”, tha Xhixha.(TCH)
Vonesa , rimborsim ? Po shume e thjeshte kjo . Le qe do humbesh dite te tera me sorollatje , po ka rrezik ti humbesh ato para . Nuk na thote zonja , perfaqsuese e Blu Panorama , si i behet per biznesin e munguar ? Po per nje vizite mjeksore te prenotuar ? Ku ke rrezik edhe te paguash per mungesen . Po ata qe kane rezervuar hotel atje ku jane nisur ? Po qe kane paguar paradhenie ? Jua them une . S’ka shtet ! Ose shteti eshte pale . Perveçse mbajne tarifat me te larta ne Europe , po te marrin edhe per leshko . Jo !!!! Ti Blu , ” jeshil , i zi , e dreqi e i biri ” , duhet te paguani demin financiar , e ate moral e fizik . Se mund te qelloje qe nje person ndihet keq nga 3/4 e dites ne pritje . Po e thame edhe me larte . Ne shtet kartoni , ligje kartoni do gjesh .