Reformist apo konformist? Edi Rama, një vit nga mandati i dytë…

9 Korrik 2018, 09:38Blog TEMA

Një vit kaloi nga fillimi i mandatit të dytë të kryeministrit Edi Rama. Kur shikon masën e reve të zeza që po i grumbullohen mbi kokë si para një shtrëngate, pyetja shtrohet a do të rezistojë edhe tre vjet të tjera?

E megjithatë, gjërat mund të kishin shkuar më harmonishëm sepse disa arritje pozitive nuk mungojnë, siç është rënia drastike e deficitit publik apo pajtimi me hir apo pahir i shoqërisë shqiptare me detyrimet fiskale si në të gjitha shoqëritë moderne. Por Rama ka artin të krijojë probleme aty ku s’duhej të kishte probleme. Le t’i shohim “gafat” me radhë.

1-Një paralele e pushteteve Berisha-Rama

Është e habitshme sesi ky pushtet po përsërit gabimet e atij që zëvendësoi me aq bujë e entuziazëm pesë vjet më parë. Edhe Berisha me fillimin e mandatit të dytë e kujtoi veten zot të paprekshëm dhe i shumëfishoi provokimet e panevojshme ndaj qytetarëve, medieve dhe opozitës. Nuk e kuptonte sa shumë shokonte duke u përkujdesur vetëm për interesat e klanit dhe rrethit të tij të afërt. Natyrshëm iu vunë nofkat “kupola” apo “familja”. Më 2011 Berishës i ndodhi natyrshëm “gjëma”.  I verbuar nga fuqia e një pushteti pa limite qëlloi mbi turmë dhe vrau 4 të pafajshëm, pa dhënë shenja as dje dhe as sot se është i ndërgjegjshëm për atë marrëzi. Edi Rama po ecën fatalisht në të njëjtën dërrasë të kalbur. Po pëson fatalisht të njëjtin tundim dehjeje nga pushteti pa kufi. Nëse ai nuk zbret shpejt me këmbë mbi tokë, nëse nuk vihet shpejt në diapazon me normat minimale të bashkëjetesës në demokraci, nëse nuk dëgjon aspiratat e thella të njerëzve në bazamentin e të cilave qëndron nevoja për t’u respektuar, Rilindja do të ketë pashmangshmërisht të njëjtin përfundim si me ish pushtetin e Berishës, një tragjedi.

Edi Rama shpreson që historia ta mbajë mend si reformist. Ai ëndërron për epitetin Rama shtetbërësi. Kryeministri kujton biles për këtë se është koherent me ndërgjegjen e tij dhe me premtimet që i bëri elektoratit. Mandati i parë, na thotë ai, i shërbeu për të mbjellë reformat, në të dytin, na garanton ai, do të ketë  korrje fenomenale.

Është këtu “stonimi” i parë me elektoratin  që e priste gjetiu gjeniun Rama. Elektorati i të majtës e hipi Ramën mbi kalë dhe e bëri nuse për një mision kryesor: shkëputjen definitive dhe radikale nga sistemi berishian i të kaluarës. Të gjithë ata që e votuan Ramën në 2013 dhe që e rikonfirmuan me 2017 në emër të “deberishizimit’ të Shqipërisë, ngrenë sot të habitur supet.

Ç’na ngatërron ky kryeministër me këto diversione pa kuptim, me këto beteja pa aq sens sa dhe idiote si rrafshimi i një teatri kombëtar apo armiqësimi me artistët, shtresa më “budiste” e Shqipërisë?

Edhe para dosjes së teatrit, me sa beteja të tjera pa bereqet humbi kohë, energji e réputacion duke u zhytur në polemika të shëmtuara? Ramës i ishte besuar një mision kryesor: fundi i pandëshkueshmërisë që ishte ngritur në sistem në kohën e Berishës. A kishte rast më të mirë t’i fillonte kurbanët nga vetja në mënyrë që t’i binte më pas edhe më fort kundërshtarëve? Po bisedat ordinere pa fund me kuçin dhe maçin në facebook ku herë zgërdhihet dhe herë hakërrohet, çfarë dobie i sjellin në raport me misionin kryesor? Më rëndë akoma, pse e ul veten ai të merret me menaxhimin e koncesioneve, të të gjitha koncesioneve, që nga plehrat, tek ilaçet, tek kullat në Tiranë, duke shkuar deri në ligje të turpshme speciale, kur fare mirë mund të kish qëndruar mënjanë këtyre tymnajave dhe t’a linte po të donte monitorimin e koncesioneve, nën kontrollin e parlamentit, opozitës apo grupeve të qytetareve të zgjedhur me short?

Pse ne analistet ashtu si dhe opinioni i gjerë detyrohemi të humbasim kohën sot për ta gjykuar Ramën për tema kaq të padobishme kur fare mirë mund të përqendroheshim tek rezultatet në ekonomi, arsim, shëndetësi etj? Askush nuk  i dëgjon më shifrat mbi papunësinë, rritjen ekonomike, numrin e turistëve etj, pasi po na e marrin kohën tema e polemika të panevojshme.

Si duhet interpretuar kjo mënyrë e të qeverisuri që sa vjen dhe po e ftoh opinionin me këtë mazhorancë?  Duhet parë thjesht si dehje nga pushteti, si një ndjenjë supérioriteti në kushtet e një mazhorance absolute siç i ndodhi Berishës?

Apo ashtu si dhe tek Berisha në të kaluarën, gjërat për Ramën janë më shumë pragmtatike sesa psiko-analitike, domethënë thjesht, apo shqeto,  një vënie graduale por e pandalshme e interesave të vetes dhe kastës për-rrotull mbi interesat e njerëzve që e sollën në pushtet?

2-Rama një gjyle jo një xhoker në luftën kundra pandëshkueshmërisë

Rama s’po e kupton që po i bën tradhtinë më të rëndë atyre që e votëbesuan dy herë. Me rënien natyrshëm në batakun  e afarizmave dhe të korrupsionit, Rama po e largon gati përgjithmonë perspektivën e ndëshkimit të atyre që kishin vjedhur e abuzuar si të babëzitur gjatë dy mandateve të mëparshme. Ai erdhi në pushtet nga vrulli popullor me betimin  për të ndëshkuar hajdutët, por ra vetë brenda, dhe sot ndodhet  në pozitat simetrike të atyre që supozohej të neutralizonte. Pesë vjet më vonë, Rama nuk ka më forcën morale ta udhëheqë  betejën kundër ish-abuzuesve. Rama është vetë sot në rolin e një abuzuesi me pushtetin. Me amatorizmin e tij, apo babëzitjen e tij, ai  ka arritur të paimagjinueshmen: ish hajdutët e perpara 2013-s thërrasin tani ditën me diell kapni hajdutin. Nga Rama, pritej të riparohej e kaluara që trashëguam nga ish ministrat e Berishës e jo të tregohej ai me gisht nga taborrët e Berishës si dhe më i keq se më të këqijtë e berishizmit…

Mitterrand thoshte: e majta ka ideale, e djathta ka vetëm interesa. Në Shqipëri s’ka të majtë e të djathtë, por një korporatë politikanësh që bëjnë rotacion në pushtet me idealin si të zhvasin sa kanë fuqinë në dorë.  Më pas, kur bien nga pushteti akuzojnë si të virgjër palën që hipën në fuqi, në mënyrë që mëkatet të neutralizohen e të harrohen.

Kësaj dinamike partikulare shqiptare po aq precize sa një orë zvicerane, është duke i shërbyer me devotshmëri pushteti i Edi Ramës. Pse të lodhej Rilindja të fuste Saliun në burg, kur fare mirë mund ta imitonte sistemin e tij për të futur edhe ajo sa më shumë pasuri në llogaritë e miqve e të afërmve të rilindasve?  Prova më e mirë për këtë është ngritja në piedestal e sistemit të koncesioneve që Rilindja ishte (stër)zotuar ta eliminonte si një atavizëm i ndyrë berishian.

3-Sabotimi i reformës në drejtësi

Prova tjetër më e mirë për këtë është dhe ngadalësimi i procesit të drejtësi-vënies.  Ndërkohë që PS-ja ishte zotuar për ndëshkime shembullore sapo të merrte pushtetin në 2013, sot 5 vjet më vonë, ndodhemi ende në fazën e reformimit të drejtësisë.

Ndodhemi ende në fazën ku parashikojmë të dënojmë jo politikanët mëkatarë, por ata që duhej t’i gjykonin, prokurorët dhe gjykatësit. Jemi në atë proces që quhet Vetting i personelit të drejtësisë. Sa për “vetingun” e vërtetë, domethënë gjyqin e politikaneve, me siguri Rama do na kërkojë që t’i japim një mandat të tretë. Prit gomar, të mbijë bar. Procesi është aq i gjatë, i koklavitur dhe shterpë, saqë vetë ata që e inspiruan këtë reformë (ambasadorët Lu e Vlahutin)  po largohen nga Shqipëria pa parë që të dënohet me burg të paktën një gjykatës e jo më një politikan. Do të ishte për të ardhur keq që një farsë e tillë t’i shpëtojë një ditë regjisorëve të Netfliksit.  Populli shqiptar që i besoi verbërisht në këtë pikë Ramës më 2013, doli rruar e qethur si cjapi te kasapi. Në burg jo vetëm që s’ka shkuar njeri, por reforma në vend që të asgjësonte individët mëkatarë ka paralizuar totalisht sistemin. Gjykata kushtetuese nuk funksionon më, pikërisht në momentin kur nevojitej ndërhyrja e saj për të këqyrur marrëveshjen aktuale me Greqinë, apo për të këqyrur ligjet speciale mbi koncesionet që po ligjërohen pa tendera. Edhe Gjykata e Larte eshte ne koma.

Ajo që romancierët e komplotit mund ta imagjinonin si fiksion, u realizua si një opsion. Në emër të luftës kundër korrupsionit u asgjësuan në fakt organet e luftës anti- korrupsionit dhe i jep vetes mundësinë ta shijojë dhe ai pa limit korrupsionin. Bravo artistit!

4- Ekonomia në pikëpyetje ashtu si zgjedhjet e ardhshme lokale

Pesë vjet më vonë, borxhi berishian, 62% i prodhimit të brendshme bruto, që Rilindja e konsideronte si katastrofik, jo vetëm që s’ka rënë, por është rënduar me 10 pikë më tepër. Borxhi publik i Shqipërisë, në masën 72% të PBB-së sot, është proporcionalisht më i larti në Europë. Taksat që në epokën berishiane ishin nën nivelin 25% të PBB-së, sot po rendin të gllabërojnë 30% të PBB-së ekonomisë shqiptare duke synuar t’i afrohen vendeve me taksim te lartë si Franca dhe Danimarka. Mbyllja e bizneseve është pasoja më imediate e kësaj politike makro-ekonomike të gabuar. Në 2017, mbi tre mije biznese, kryesisht të vogla, kanë mbyllur dyert. Ku shkojnë këta njerëz që falimentojnë? Pasoja tjetër negative imediate është emigracioni  i detyruar në kohë paqeje që ka pllakosur këtë vend si kurrë më parë që nga eksodi masiv i 1991-shit. Ngadalësimi i pritshëm i rritjes ekonomike  që qeveria e ka premtuar ne masën 5% këtë mandat por që sipas organizmave financiare ndërkombëtare  ka filluar fazën rënëse, do të ishte goditja fatale për Shqipërinë . Ashtu siç nuk diti kjo qeveri  të përfitonte tani nga hapja tani e negociatave për integrim , e jo pas një viti kur ndoshta kjo perspektivë do të futet në kllapa për një kohë pafundësisht të gjatë. Të gjithë sondazhet në Europë japin si  fituese për në zgjedhjet europiane të 2019-ës, grupin e partive ekstremiste anti-emigracion domethënë anti-zgjerim të BE-së. Vetëm naivet që besuan tek ndëshkimi i ish-sistemit berishian mund të vazhdojnë të besojnë se negocjatat do të hapen automatikisht në qershor 2019.

Mosrealizimi në kohë i reformës zgjedhore  do të jetë së fundi një tjetër vatër problemesh në perspektivë për këtë qeveri. Pa reformë zgjedhore qe mos të përsëritet farsa e drogës e zgjedhjeve legjislative të qershorit  të kaluar , vendi hyn në krizë në qershorin e ardhshëm, fill në momentin kur ai do presë dritën jeshile për hapjen e negociatave.

Rama dështoi, të paktën këto pesë vjet, në reformën në drejtësi. Lë t’i dhurojë vendit të paktën një reformë jo më pak të rëndësishme atë zgjedhore edhe sikur kjo t’i kushtonte në zgjedhjet e ardhshme lokalë. A s’do të kishte interes ai që bashkitë kryesore t i fitojë opozita në mënyrën që kjo të marrë pjesë në një formë ushtrimi të pushtetit  dhe të rivihet nën prozhektoret e kritikës ? Përtej Ramës, ajo që po bëhet më i padurueshëm sot , është toni inkuizitor i një Lulzim Bashe. Opinionit i nevojitet ta vërë këtë të fundit në provë, përpara se t’i teket t’ia punojë Ramës me 2021 si ajo shprehja “për inat të sime vjehrre, do shkoj me mullixhinë”. Nëse biem sërish një ditë në mullirin e kësaj PD-je të sklerotizuar, të pareformuar, të padënuar, të jemi të sigurt që të ardhmen që Rama po na e komprometon, mulliri i Lulzim Bashes do ta thërrmojë përgjithmonë.

Genc Burimi – DITA

13 komente në “Reformist apo konformist? Edi Rama, një vit nga mandati i dytë…”

  1. Durimi says:

    Kush e ka bere kete shkrim? Pse nuk ka kurajo te dale hapet por fshihet me keq se une ? Duket qe eshte o burrec o zog kurve o burre kurve e te tille nuk vlejne se dhe ajo qe mendojne e shkruajne nuk vlen. Rama ka bere e po ben shume e ne keto berje ka dhe gabime, po as vret as arreston as ndalon me kordhe, vetem flet e argumenton me pergjegjesi korrektese pasion mbi detyrimin qe ka ndaj vendit. Sa larg jane te tjeret nga Rama !

    1. Caku says:

      Durimi hapur ka dalur ai Genc Burimi e ka shkruajtur nuk e lexon poshte.
      Ata qe ofendojn ne nder dhe familje tregojn veten e tyre se jan familje
      karakurvash, burreca ,zog kurve burre kurve ashtu si je ti.

      1. drinpinderi says:

        Sapo do ja shkruaja, e vertete, vemje neveritese qe jam e sigurte qe as kocka nuk u hedh RAMA

  2. Endri says:

    Rama po iken per lesh. Verberia e pushtetit te ben qe kur te zgjohesh cdo mengjes te mendosh se BOTA ESHTE E TERA E IMJA dhe Zaho do te behet pasuesi I fai dinastise Rama.
    Shkurt Rama nuk e ka te gjate jeten politike.

  3. Flutura says:

    O burim, qe ne burim (ne fillim te shkrimit) dukesh qarte qe nuk je i paster.
    O anadollake ju mbeti mendja tek teatri . Pas shume vjetesh arrini te kuptoni qe “sa i mire mbikalimi tek zogu i zi, sa mire sheshi Skenderbej, sa mire Lana… sa mire dhe nje teater modern, sa e sa te tjera te mira.Po qyteterimi do te ece me ritmet e shpellareve apo duhet te ndjeke ritmin e vet?
    Opozite e shtyp kritik nuk do te thote qe per cdo gje…edhe e mire qofte duhet kundershtuar. Eshte turp per ju, po na bete me bisht ne syte e botes.
    … Megjithese bota e njeh mire soj sorollopin tuaj prej kohesh.

  4. Pedro i ri says:

    Shqiperia nuk mund te behet Europe per 4-5 vjet.
    Vetem reformat jane garancia e progresit

  5. Reformist says:

    Me bojkote asnje reforme nuk perparon ne kohen e duhur, por te vesh ne prove te pareformuarit e te pa denuarit duke u falur bashkit eshte vetevrasje kur “Ujku mjergull kerkon “Nuk vlen kritika per ata qe jan provuar vetem drejtesia me mire von se kurre, te padenuarit sic i quan Genci po ja hipen kalit , nuk ja zbresin kollaj, pastaj i pret qelia, ndaj bejne bojkote

  6. Zigur Qarri says:

    1000% konformist,antidemokrat,antisocialist….Rama nuk e akcepton dot kurre mendimin e kundert,
    nuk e pranon dot kurr kritiken.Per te eshte i huaj kolegjialiteti,kerkon ti imponoje te gjitheve diktatin e
    tij me çdo kusht,duke eliminuar çdo fryme bashkpunimi,menyre mendimi,qe si pasoje ka sjelle mos
    funksionimin e institucioneve shtetrore,treguesit fondamental te nje Demokracie Perendimore.

  7. LORA says:

    Ishte humbje kohe per mua leximi i kesaj retorike ordinere shqup-se plus ate lesh-e-liste,,,,,nen emrin e nje bajge frankofone si genc burimi.
    Deri me sot,qysh kur ka hyre ne politike ne 1998-en,Edi Rama vetem ka dhene rekorde reformisti brilant dhe vetem si i tille (me qindra hunj ,nga e djathta ne te mengjer, qe i kane vene ne rruge nuk e kane stepur ) e ka fituar voten ne rritje te shqiptarve.Para saktesise se zgjedhjes se shqiptareve duhet te perkulet cdo bythe konformisti kazani ,sikurse edhe genc burimi.
    Tung.

  8. Don says:

    Ky kryeminister u dha gurin ne traste shqiptareve. Tani mashtrimet nuk shkojne me. Reforma ne drejtesi po sabotohet nga ky kryeminister qe lejoj te lulezoje korrupsioni dhe hajdutlleku ne administraten shteterore.

  9. Gurin ne traste says:

    Une nuk e di si do ta gelltise partia socialiste qeverisjen e ketij lepuri qe i koi shqiptaret me lugen bosh dhe mashtroi per drejtesi e ndeshkimin e te paprekeshemve.

  10. a.f. says:

    Lora, moj Lora,
    c’te ka shkruar dora,
    Sa per mend ne koke,
    duket qe je troke..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje