Agron Gjekmarkaj, në një shkrim për “Panorama”, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, me liderin shpirtëror të Iranit, Ayatollah Khomeini.
Dhe sipas tij, Rama adhurohet nga Lulzim Basha.
“Edi Rama, si zaptuesi më i madh i hapësirës publike të vendimmarrjes dhe asaj mediatike, ngjan gjithnjë e më tepër me Ayatollah Khomeinin. Ai po e shndërron në fe të pakundërshtueshme “Rilindjen” e tij. Në të ngrysurin realitetin tonë, vendos mbi tokën dhe qiellin, mbi historinë dhe të ardhmen, mbi pronën publike dhe biznesin privat në mënyrë krejt totalitare. Dy herë kryeministër, i zgjedhur në mënyrë demokratike e paskësh të pamundur të bashkëjetojë me këtë logjikë. Pas daljes së Gruevskit nga skena, ngjan i vetmuar në deliret ballkanike të pushtetit, ku zyrën e vet e sheh si kërthizë të botës, paçka se bota as e llogarit ekzistencën e tij. Këtë pavëmendje e merr si sinjal për të sunduar, një soj Guliveri në mbretërinë e liliputëve.
I mbarsur me gjithfarë lloj kompleksesh, frikërash, shtrëngimesh, ambiciesh, të gjitha këto, bija të botës së frustuar shqiptare nga historia, që te xhahilllëku gjen shëlbimin e vet, e ka tkurrur palcën e demokracisë, duke i dhënë asaj formën e një karakatine pa shpirt e përmbajtje. Demagog i një cilësie të lartë, propagandist i të njëjtit nivel, themelues i shkollës së mediokritetit në politikë, si shtresë që të ndjek pa sy e veshë, Edi Rama po bën testimet e fundit para kalimit zyrtar në despotizëm. Në këtë pikë të fundit, Lulzim Basha shfaqet si adhurues i tij (i mediokritetit)”, shkruan Gjekmarkaj.
Ai shprehet i habitur, përse Sali Berisha ka heshtur dhe nuk flet për çështjen e Teatrit Kombëtar.
“Në gjithë sa po ndodh, opozita e vendit është shndërruar po ashtu në fasadë. Sali Berisha ka heshtur deri tani për teatrin e kjo përbën një çudi, kur dihet pasioni i tij për të reaguar edhe për gjërat më periferike në vend. Enigmë e madhe kjo heshtje”, shkruan ai.
Në fund, Gjekmarkaj ka dhe disa këshilla për Lulzim Bashën, se çfarë duhet të bëjë:
“Ai e ka një mundësi të madhe. Së pari, shkatërrimin e fasadës. Lënien vetëm të Edi Ramës në shoqërinë e të gjitha pushteteve dhe klientëve të tij. PD duhet ta shkallmojë dekorin që po e bën atë patericë të qeverisë, duke djegur mandatet e saj. Nuk ka rëndësi në e ndjek pas LSI-ja apo jo.
Fjalimet qesharake Edi Ramën e bëjnë të lumtur, së bashku me bllokimin e foltores. Ai miraton me forcën e kartonit çdo gjë dhe ikën me galop, mbushur me ekstazë. Basha duhet të braktisë pasigurinë dhe fobinë e vet. Të dalë nga zyra dhe të rrijë në rrugë. PD e ka jetike daljen nga zona e errët e asgjësë. Do t’i shërbente vendit nëse në lëvizje e sipër e shëron njëfarësoj vetveten. Basha duhet të negociojë me të gjithë të përjashtuarit prej tij, jo për të larë gojën si deri më tani dhe t’i kthejë ata, e po ashtu, ata duhet ta ndalin indinjatën, deri më tani legjitime. Lufta ndaj Bashës, sado e motivuar personalisht, sepse ndaj tyre ai kreu një padrejtësi të zhurmshme, tani e më pas është një bonus për kryeministrin në ofensivë antidemokratike. Pastaj gjithsecilit në PD e jashtë saj, që dëshiron t’i bashkohet, t’i japë mundësinë të vihet në provë nga suksesi i kontaktit me qytetarët, duke shkrirë ato palo hierarki artificiale, që vegjetojnë rreth Lulit si përgjumje zhegu.
Po kaq një lëvizje kësisoj në këtë alarm demokratik do të riaktivizonte venat e thara të opozitës me elementë të spikatur të shoqërisë. Kjo opozitë, sado lëngonjëse dhe autolezioniste, ka nderin dhe detyrën të përballet me dhunën e Edi Ramës, dështimet e bujshme të të cilit po marrin peng çdo aspiratë për jetë e vend normal. Kur Sauli u bë Pal, Lulzim Basha e ka ku e ku më të lehtë të bëhet i vërtetë, duke thënë një gjë që do ta çojë deri në fund, përndryshe do të kujtohet si pistoleta, me të cilën Edi Rama vrau opozitën. Lulzim, në vitin 1912, Ismail Qemali mendonte të shtynte shpalljen e Pavarësisë me disa ditë për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare. Imzot Nikollë Kaçorri i thotë se nëse është puna me vdekë nesër, hajde të vdesim sot. Thënë kjo, nëse ke ndërmend të bëhesh trim nesër, bëhu sot, braktisi këshilltarët që të thonë se pushteti vjen duke pritur. Dil dhe priju qytetarëve pa u kompleksuar nga ata që të tallin e shajnë. Po nuk dole, veç tallje e sharje do të kesh dhe Ramën shef mbi krye si sulltan, ti dhe ne bashkë”. (TemA)
Do ishte me mire te na i thoshe me lexueshem sepse ti e di mire se kush do ndertoj aty
Fusha, Dulaku , Gener dihet kush jane, prandaj coje deri ne fund z. GJekmarkaj
Megjithate ndertesat e reja efekt pozitiv kane per kryeqytetin
Brravo or ti Pumpkin!
Me pelqeu manifesti jot, drejte me thâne.
JO MER PALL JO, O IDIOT, ESHTE FARE E THJESHTE, DUHET TE IKI BASHA SE AI NUK NGJALL SHPRESE POR DUKET THJESHTE SI NJE IDIOT E NJERI PA SHKOLLE DHE QE FLEN OSE GJUME OSE IKEN NE HOLLANDE. KJO ESHTE ANALIZA E THJESHTE O PALL ANALIST.
Zoti Agron, me habite me kete shkrim ne poziten e nje kshilltari te verber, qe jep porosi, ne vend te Berishes, per politike rrugacherie, me te cilen, dihet, shmanget gjykimi i urte demokratik, dhe merret pushteti, duke thelluar konfuzionin, ne kohen qe Berisha pushon.
Uroj me nje thenie Shkodre “Te hyft vetja ne qef”, si Berishes.
kurse na të tjerve na habit fakti sesa i trashë duhet tjesh ti
D.m.th,Edi Rama eshte politikani me negativ dhe me antishqiptare i te gjitha kohrave.
I vetedijshem per zullumin e tij pa kufi,Rama etiketon te gjith ata qe e kritikojn,esadiste,
per ti bere paraprite sulmit ndaj tij,ndaj tij qe ne realitet eshte me esadist se Esad Toptani.
Berisha hesht,sepse eshte vete i perlyer.Ata qe votuan Edvin Kullen heren e pare,duhet
te krenohen qe bene nje ndryshim,ata qe e votuan heren e dyte,do te turperohen nje
dite qe votuan nje patriot fiktiv,ata qe akoma e brohorasin,jan interesexhinj ose komplet
idjote.Partia qe nuk tradhtohet kurre,eshte Shqiperia,dhe jo Partite e bythqirave,qe e
shohin pushtetin vetem si nje mundesi per te abuzuar sa me shume.Drogaxhiu Rama e
ka vendin ne karrike elektrike,per tradheti ndaj Atdheut,per gansterizimin e Shtetit,per
vjedhjen e prones publike…
Edi Rama do ti prij Shqiperise deri ne vitin 2025, pastaj do ta dorezoje vete karriken qe populli (shumica) do te doje te ja japi prape atij. Nuk ka burre tjeter sot ne Shqiperi me pergjegjesi per vendin, me seriozitet, me dashuri, me optimizem, me mendim vizionar se Edi Rama. Kemi 28 vjet dhe vetem keto vite po shikojme njerez te lire te flasin e te sillen si te duan, pavaresisht se s’kemi as prokuror e gjykata. I ka zene frika gjithe bajgen e vjete qe po thahet e do te perdoret si bajgat e gomarit qe perdornin dikur njeresit per te ndezur zjarrin. Bajgat e gomari nuk bejne per asnje pune. Kjo eshte opozita sot, keta jane dhe ata intelektuale qe u duket vetja, por jane hiç.
undefined
PRAPË ME BERISHËN TI MOR HAJVAN?!
PRANDAJ S’KENI GJË NË VIJË JU , DHE PËR SHUMË VITE.!
RRACË E POSHTËR!!!!?
Sa kohë që në PD komandon Berisha, kjo parti nuk ngrihet dot më.
Berisha, krimineli dhe hajduti më i madh, Esad PAsha vetë, nuk e ringjall dot më partinë.
Ka marrë fund.
Mos e kërkoni të keqen tel L.Basha, ai është vetëm sozia e Berishës.