Gjergj Bojaxhi: Kur pazari i vë kazmën historisë

4 Korrik 2018, 17:10Blog TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi

Kompleksi Teatror (sot Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental Kombëtar) mbart një histori të jashtëzakonshme 80 vjeçare për shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

Një histori kulture por edhe politike që të paktën pjesërisht regjimi i mëparshëm me dije apo pa dije na e kishte fshehur.

U desh një studiues i vetëm, dhe e falenderoj Z. Plasari për kontributin e tij, për ti nxjerrë në pah akoma edhe më shumë këto vlera. Historia dhe ngjarjet që kanë ndodhur në këtë godinë, përtej arkitekturës unike, janë arsyet kryesore për ta ruajtur këtë objekt.

Duke prishur godinën, e cila është Tempull i Kulturës sonë, historia harrohet. Kombet ekzistojnë në sajë të kulturës dhe kujtesës.

Duke e prishur, ne zyrtarizojmë fshirjen e historisë. Duke e prishur, ne dëmtojmë kujtesën tonë kulturore dhe shtetformuese, në një kohë kur ne kemi nevojë më shumë se kurrë për të.

Më lini t’ju vë në dukje se Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, nga ana arkitekturore është një godinë pa vlera të vecanta, por ajo që e bën të veçantë dhe që e kthen në një Tempull për ne, nuk janë ato katër mure katrore pa asnjë vlerë në vetvete, por fryma dhe shpirti i atyre burrave që punuan e vepruan aty brenda. Ishte shpirti i atyre burrave që në një moment kyç të këtij kombi e kthyen atë godinë në Tempull.

Në vitin 1938, plot 80 vjet më parë, shteti i ri shqiptar pati vullnetin dhe gjeti mundësinë, për të filluar projektin e Kompleksit Kulturor Skënderbeu ku bën pjesë edhe Teatri Kombëtar, duke hedhur themelet e një historie kulturore pa shkatërruar ndonjë identitet publik të mëparshëm.
Qëndrimit të Ministrisë së Kulturës, se ky objekt nuk është vlerësuar kurrë për t’u kategorizuar si Monument i Trashëgimisë do i përgjigjesha duke thënë se ky nuk është një argument por një turp për këtë Ministri.

Është turp për këtë Ministri që në vitin e shpallur nga vetë kjo qeveri, si Viti i Skënderbeut, i vë kazmën një nga objekteve kulturore të ndërtuar në emër të tij.

Unë si qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi ndihem i fyer që shteti im më thotë “se nuk ka para të restaurojë Teatrin Kombëtar”, pasi më ka rritur taksat e tarifat pothuajse në çdo fushë të jetës.

Ndihem i fyer që shteti im më thotë “se nuk ka para të restaurojë Teatrin Kombëtar”, kur niveli i korrupsionit dhe patronazhit tashmë kanë arritur përmasa ku janë norma dhe jo përjashtime. Ndihem i fyer që shteti im më thotë “se nuk ka para të restaurojë Teatrin Kombëtar”, pa më bërë edhe një herë të vetme thirrje për kontribut.

Sa herë shteti shqiptar ka bërë thirrje qytetarët i janë gjendur. Rasti më i fundit është ai i vitit 1999 kur me qindra mijëra familje, pertej nivelit ekonomik, iu përgjigjën thirrjes dhe hapën shtëpitë e tyre për të pritur viktimat e genocidit serb në Kosovë. Dhe ky është edhe një funksion bazë edukativ i shtetit.

Të edukojë shoqërinë aty ku e ndjen se ajo ka probleme. Le ta bëjnë këtë thirrje si qeveri dhe do të shikojnë reagimin e qytetarëve.

Pse duhet prishur ky Teatër për të bërë tjetrin? Mos vallë numri i qytetarëve që ndjekin teatrin ka rënë për shkak të vjetërsisë së godinës?

Unë besoj se vjetërsia e godinës është vlerë dhe jo antivlerë, ndryshe nuk do shpjegohej arsyeja që qytetarët e Tiranës, vrapojnë drejt Korçës cdo fundjavë apo turistët e huaj drejt Gjirokastrës, Beratit e Krujës.

Mos vallë nuk frekuentohet teatri për shkak të kalibrit të aktorëve të sotëm që kryeministri ka kaq shumë dëshirë ti përmendë dhe denigrojë? Po atëhere pse po këta qytetarë ngulen me qindra e mijëra përpara ekraneve të televizorëve për të parë po këta aktorë gjatë fundjavave?

Pavarësisht gjithë këtyre muajve debatesh kryesisht fiktive, dëgjesash të stisura, e mediave gjithmonë e më të blera, e vërteta përsëri ka arritur të dalë në pah.

Vjetërsia e godinës, materialet e ndërtesës, të cilave akoma nuk i është bërë një analizë e vetme laboratorike, sallat e vogla, telat e elektrikut, etj, nuk janë arsyet por pretekstet për të prishur këtë objekt në qëndrën historike të Tiranës.

Kryeministri ka bërë një Pazar të mbyllur me një biznesmen dhe kaq. Fatkeqësisht ky është modeli i qeverisjes së sotme. Fatkeqësisht për interesin publik dhe fatmirësisht për ata që janë pjesë e këtij pazari të mbyllur.

Një Pazar i cili i veshur me formën e një ligji në parlament thyen dhe tejkalon çdo preçedent të mëparshëm të korrupsionit politik.

Në qoftë se ne flasim për Korifenjtë e skenës kjo godinë është Tempulli i tyre që sot disa kërkojnë ta prishin. Korifenjtë nuk u bënë të tillë thjesht nga talenti i tyre, apo nga cilësia e sallës, apo edhe nga materiali i ndërtimit të godinës por nga fryma dhe morali që përçuan duke farkëtuar breza të tërë me një identitet civil.

Ne, as nuk i nderojmë e as mund ta ruajmë këtë frymë duke prishur Tempullin e tyre. Kurrë në historinë njerëzore, në asnjë vend më parë, rilindja e vlerave në shoqëri nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë nga asfalti, xhamat, hekurat, apo betoni e as nga pazaret e mbyllura midis politikanëve me një grusht biznesesh.

Ndërtimi i një Teatri të Ri Kombëtar në këtë mënyrë jo vetëm që po tenton të shkatërrojë në mënyrë të dhunshme historinë kulturore dhe politike të vendit por po na thellon antivlerat e arrogancës, manipulimit dhe patronazhit.

Këto antivlera na kanë futur dhe po vazhdojnë të na fusin edhe më thellë në krizën në të cilën shoqëria jonë po lëngon kaq gjatë.

Ligji për të prishur Teatrin Kombëtar, si për mënyrën se si ka ardhur deri këtu ashtu edhe për përmbajtjen që mbart në vetvete, është një dështim i frikshëm në nevojën që ka shoqëria jonë për të farkëtuar një frymë dhe identitet bashkëkohor Europian.

11 komente në “Gjergj Bojaxhi: Kur pazari i vë kazmën historisë”

  1. Mos harroni edhe karriken ku eshte ulur enver hoxha me byrone politike.
    Karriken e ruani qe te ulet vetem saliu si sekretar i ppsh.

  2. Zigur Qarri says:

    I sakte,si gjithmone.Ata qe votuan Edvin Kullen heren e pare,duhet te krenohen qe bene nje ndryshim,ata qe
    e votuan heren e dyte,do te turperohen nje dite qe votuan nje patriot fiktiv,ata qe akoma e brohorasin,jan
    interesexhinj ose komplet idjote.

  3. pensionisti says:

    He sa keq, ne Myzeqaret , prishem historine tone. Prishem ato shtepite e ndertuara me shtylla ne dhe,mure te thurura prej kallami e te lyera me balte.. Prishem ato dritaret e vogla , flakem ata rrogozat e mbi te gjitha ato catite e mbuluara me kashte. I prishem ,o vellezer i prishem .ato kishin vlera historike. Aty kishte lindur stergjyshi e gjyshi im.Aty kishte lindur Baba e pastaj une. Po aty ia kishte marre kenges edhe gjyshi,baba. Aty ne ate shtepi ishin hequr valle ….. E ne i prishem . Po ku vajti historia e tyre?
    Ju te rinje e te reja qe nuk i kini pare shtepite e asaj kohe, fillimet evuteve 1945-1950 … shikoni filmin “Pylli i lirise” .Karakteristike eshte shtepia e Vlashit. Eh e prishi historine Divjaka e prishi…. nga fshat u kthye ne qytet. Keshtu eshte edhe me teatrin. Do prishet nje stalle dhe humbi historia. Jo zotrinj ndertesa nuk ka asnje vlere historike. Vleren historike do tja ruaj nje maket i saj, e shoqeruar me bustet e akrtoreve te medhenj ,ndoshta ne nje salle te madhe . . .. O Bojaxhi, nuk fitoni dot vota me ate stalle kuajesh..
    I prishen malsoret ato dhomat ,ndoshta te shtruara me derrasa ,por pa tavane ku bloza nxinte dynjane. Nga aty kane bucitur vallet e bukura te malsoreve,aty ka gjemuar daullja , e ciftelia me llahuten,por ja qe i prishem,apo i rindertuam sepse kullat kane vlere historike,po jo nje kapanon kujaesh qe samezi qendron ne kembe…..

  4. ashtude says:

    kur permend aurel plasarin, ngrihet nerxhexhia nqytentare.. ore, se desh harrum..po ktij birbos qe, meqqe ishte ca vite drejtor kesh-i na del bicenecmen I suksesshem, kush ia ka var ne qafe kemboren e moralit nqytentar…apo meqe se kapi kush asht ene I nershem ene I qut

  5. a.f. says:

    I dashur Gjergji,
    Ministria e Kultures planifikon dhe harxhon cdo vit miliona (dhe mire ben qe planifikon, packa se me te shumten e heres nuk shkojne ne destinacionin e duhur), per te mirembajtur dhe restauruar objekte te trashegimise kulturore dhe historike. Ketu vlen per tu permendur dhe kerkuar llogari se cfare u be me milionat qe dhuroi qeveria greke per restaurimin e teatrit. Sikur, nga ato fonde te kursehej, me siguri do mjaftonin per ta mbajtur gjalle “ngrehinen” e teatrit kombetar, qe sikurse e cilesoi dje, poeti i madh Primo Shllaku, eshte nje tempull i kultures dhe historise.

  6. Zorro says:

    O Buxhuku!
    Ti je nje antivlere e neveritshme se kerkon te mbrosh nje kasolle te shkaterruar qe vjen era shurre,duke e ngaterruar me shfaqjet madhedhtore te luajtura sty nga artiste te nivelit boteror,vetem ne kohen e socializmit.
    Ndersa pas 90-tes aty jane shfaqur surrogato qe nuk vjen t’i shikoje njeri.
    Ju derra nuk u ngritet te mbroni piramiden si vlere arkitektonike qe donte te prishte Berisha por ngriheni tani per nje kasolle.
    Aktoret nuk jane pronaret e teatrit,por shteti.
    Sipas tyre po mijra intelektuale,puntore,ushtarake etj qe iu mbyllen minierat,fabrikat,uzinat,kombinatet,repartet ushtarake etj,pse nuk u ngriten si ju?

  7. ppa says:

    Ik o bojaxhi , ktheju zanatit te katraxhyshit, sepse edhe llagapin e ke per bojaxhi Bere ca leke, krijove nje parti , dole pese me hic, tani do te besh intelektualin perpara tastjeres!

  8. IVONI says:

    teatri kombetar nuk ka asnje lidhje me historine . Muzete po , prandaj duhet te rruhen dhe te pasurohen edhe me vlerat e verteta artistike ..!

  9. kenga qe me mungon says:

    Bravo pensionist, por degjon Bojaxhiu, ky i riu se per Aleksandrin dhe Vjolanden e Shemes kam respekt.

  10. ana says:

    O Bojaxhi, Tirana nuk eshte Viena qe duhet ruajtur. Boll e arnuam duke i lyer fasadat e shemtuara. Shyqyr qe keni nje lider qe kerkon te ndertoje modernen mbi keto karakatina qe nuk kane as edhe nje vlere. Nese i duam nje identitet qytetit tone ate duhet ta modernizojme duke prishur pa asnje hezitim godinat ekzistuese nese krijohen mundesite financiare . Teatri i ri duhet te ishte ndertuar me kohe dhe per kete ja vlente te protestohej. shyqyr zotit qe nuk jom anadollak.

  11. Konti Sbalta says:

    E more Pensionist mendjendritur ! Prandaj duhen degjuar dhe respektuar pensionistet dmth pleqte! Po c’tu besh ketyre politikaneve qe jane bere me keq se ata tifozat e futbollit qe sic njoftojne disa rrjete sociale sot kane arritur te ndahen edhe cifte sepse kane folur keq per Mesin dhe Ronaldon!Na u be teatri si ” shpetim i kombit” Po shembeni nji ore e me pare qe te marre fund ky makth !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje