Nga Gent Kame
Teatri, si molle sherri sot per komunitetin artistik, intelektual dhe artdashes, u be pa vetedije pasqyra e nje shoqerie ne prag falimentimi. Debati u karakterizua nga nje gjuhe e eger, vulgare dhe e dhunshme ndaj kujtdo qe ka mendimin ndryshe. Deri edhe kunder atyre qe prej dekadash ndertuan me talentin, punen, perkushtimin e tyre ate çka sot quajme Teatri shqiptar.
Teatri sot po nxjer ne pah problemin e vertete te menalitetit, qytetarise dhe vetedijes sone. Problemin e demokracise shqiptare. Ne demokraci kundershton mendimin kunder duke e respektuar ate. Nese ky rregull baze do te respektohej sot te gjithe ne, pro dhe kunder do te kuptonim se ne thelb jemi ne nje mendje. Te gjithe e duam teatrin.
E ky eshte mendimi im.
A na duhet nje teater i ri ?
Pa dyshim. Identiteti i nje kombi nuk eshte vetem gjuha, kultura qe ai ka krijuar dhe shkruar etj, por edhe ndertimet qe ka bere dhe arkitektura. Historia jone na tregon se ne nuk jemi fise indigjene qe vetem trashegojne ndertesat e kolonizatoreve, por jemi edhe ndertues. Ka ardhur koha qe tu leme brezave jo fjale e zenka facebooku, por trashegimi reale ne vepra te shkruara e ndertuara te epokes sone, te shekullit tone si vlera te diteve kur jetuam ne.
A ka nevoje per teknike bashkekohore ne kinema, teater e gjetke talenti i artisteve shqiptare per te vene ne efiçence maksimale krijimtarine ? Per ta bere kete krijimtari konkuruese, masive dhe fitimprurese ? A duhet ne te hedhim syte te shkollimi i aktoreve dhe artisteve tane ? Te tregu dhe ofertat e punes ? Statusi i artistit ? Publiku dhe cilesia ? Perkrahja e sipermarresve artistike qe me djersen dhe parate e tyre kane investuar dhe ndertuar ne kete profesion te brishte ? Padyshim. Ky do te doja te ishte debati dhe kerkesa sot.
A na duhet nje teater nga taksat tona ?
Sinqerisht jo. Eshte nje luks qe e refuzoj. Ato taksa duhet me patjeter te shkojne per strehimin e te vobekteve, per kushte e trajtim te te miturve e jetimeve, per spitale e ilaçe per te semuret, per çerdhe e kopshte per femijet, rruge e infrastrukture te sigurt e cilesore.
A ka menyra te tjera ?
Nese paska ne kete kapitalizmin tone ku gjithkush fitoka diçka, pse jo ? Mua me shume me dhemb kur shoh qytetet tona te zgjerohen pa kriter duke gllaberuar toka buke, kodra e pyje sesa qiell.
E megjithate nuk dua te bej gjithologun, arkitektin, urbanistin, ekonomistin, politikanin. Une nuk i kam te gjitha aftesite, shkollimin dhe cilesite te jap mendimin tim ne keto fusha. Si artist do te doja te kishim nje teater. Si qytetar do te doja te kisha institucione shteterore te sakta dhe efikase qe te merreshin ato dhe vetem ato me çka me siper. E pra dhe ketu jemi dakort. Hajde flasim çfare duam realisht. Nje shtet !
Dhe per kete duhet qe kerkesat kryesore t’i kemi ndaj vetes. A jemi ne nje komunitet dhe bashkesi vlerash reale ? A jemi ne te pavarur dhe te papolitizuar ? A jemi ne te gatshem per tu sjelle ne menyre demokratike ? A dime te bejme zgjedhjen e duhur ne momentin e duhur ? A eshte sadopak faji yne per gjendjen ku jemi ? Hajde ta ulim pak zerin qe te degjojme mendjet tona.
E per ta mbyllur, nese do te me duhej te zgjidhja midis teatrit te ri apo te vjeter, do te zgjidhja njerezi, te gjithe, pa perjashtim.
Perzemersisht Genti Kame
Meqe ti nuk i benke dot llogarite, po ti bej une.
Nga grabitja e truallit, privati fiton 200 milion euro.
Godina e teatrit kushton 30 milion.
Demi ekonomik, 170 milion.
Si ishte ai muhabeti qe nuk doje ta paguaje me taksa?
Thelbi i problemit nuk eshte teatri i ri apo i vjeter,por vjedhja korruptive e prones publike nga vete Shteti,
nga nje prone qe nuk duhet te privatizohet as edhe nje centimeter,Nje nga gabimet fatale te komunizmit,
ishte tjetersimi i prones(por te pakten Teatrin nuk e tjetersoi),te njejten gje po ben edhe qeveria rama,por
edhe me keq.Bregdeti ne te gjith kohrat ka qene shtetrore,rama po e privatizon,konçesionet pa fund te tij
po e mbysin ekonomine shqiptare,por nuk i mjaftojn keta,kerkon te vjedhi edhe objektet kulturore.Akti
noterial i shit-blerjes se truallit te Teatrit ne vitin 1938,ndalon tjetersimin e prones tek Teatri Kombetar,
per qellime te tjera.Pra,asnje subjekt privat,poshte apo siper truallit te Teatrit.Keshtu qe, akti i qeverise
rama eshte korruptiv ,sepse shkel çdo norme kushtetuese per pronesine.Prandaj pyetja qe shtrohet ne
kete rast eshte,jeni pro vjedhjes,apo jo?
.
.
Futja pordhes o “Albi”!Llogarine ta ka bare Lulush esat basha.
@albi
Nuk kushton 30 milion teatri, sepse i bie qe kostoja e ndertimit te jete 3000 Eu/m2. Kostoja e ndertimit me materiale ekstra dhe super te shtrenjta eshte te pakten 10 here me e vogel (300 Eu/m2). Po te zbresesh akoma, qe truallin e ke pa para, taksa dhe TVSH duhen paguar me pak, (ose aspak) per nje ndertim publik, kostoja perfundimtare mund te pergjysmohet. Fitimi i privatit dhe i hajduteve ne pushtet eshte gjigand. Por kryesorja eshte shkelja ligjore dhe antikushtetuese qe Prona Publike (trualli dhe godina e teatrit) tjetersohet per interesa PRIVATE. Trualli i teatrit, edhe per historikun qe ka (shikoni ne Wikipedia) eshte mirefilli “prone dhe infrastrukture publike”. Tjetersimi i saj eshte njesoj si te privatizosh rruget, lulishtet, shkollat, spitalet, etj. Te tilla privatizime kerkojne ligje kushtetuese.