Luli, as... as...

6 Korrik 2018, 14:09Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Meqë më akuzojnë prej kohësh se jam subjektiv kur gjykoj për aktet politike të Lulzim Bashës, sot po u jap atyre provën e kundërt.

Jam pro tij fort për mosdjegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, jo thjesht për faktin se LSI-ja nuk i dorëzon të vetat kurrë, sepse Monika thotë që i kanë fituar me gjak.

Kam qenë i këtij mendimi qysh në fillim fare, atëherë kur për herë të parë dikush e hodhi si ide, dhe unë sot i qëndroj ende fort bindjes sime.

Edhe “radikalët” i mirëkuptoj, sepse janë të njëjtët, që i binin gjoksit me grusht para një viti, duke u betuar se opozita nuk duhet të hyjë kurrë në zgjedhje me Edi Ramën.

Më pas, po këta ishin të parët, që fërkuan duart për pazarin e 18 majit dhe, natyrisht, e ndoshta për pasojë edhe më të kuotuarit e listës Basha.

Unë mendoj se mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht.

Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit.

Dhe, sipas meje, ky është edhe shkaku kryesor i kësaj krize të pashembull të Partisë Demokratike dhe të opozitës zyrtare të këtij vendi.

5 komente në “Luli, as… as…”

  1. llaman says:

    Me se fundi lexuam dicka llogjike. Detyra e opozite eshte te beje oponence, ajo nuk mund te diktoje ligje. Kur te marre fuqine , atehere i vjen rradha te neje ato qe kish ndermend. Te djegesh mandatet eshte shpikje e nje idioti.

  2. Frok Martini says:

    Po luli eshte vetem I zgjuar teorikisht me dhjete shprehje standarte, por praktikisht I paafte te ringreje PD, duhet larguar para edit.

  3. Pa emer says:

    Llafe pa bereqet. Nuk mund te jete shkaku “me thane apo i thashe “. Ne politike apo ne mafjozllek(sic eshte politika e Bashes) nuk funksionon kjo formule. Formula eshte interesi.Shkurt Bashes dhe Monikes i del llogaria po te mos i dorezojne mandatet me e mire se ti dorezojne ato. Zoti Astrit behu i zgjuar te kuptosh te verteten,per te shkruar te verteten,qe te behesh interesant. Fol per interesat dhe jo per endrat e tua ne dite ne djell .

  4. YLBERI??????? says:

    PATOZO !! BASHA S’ËSHTË AS KËSHTU ,AS ASHTU!?
    S’KE ÇPRET NGA AI .?

  5. luli revolucionari, koqe kandari says:

    Nje Lo.. ne mes te kater koqeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje