VIDEO tronditëse: Burri përdor fëmijën “si shkop bejsbolli” për të goditur gruan

12 Korrik 2018, 10:32Lifestyle TEMA

Policia e Kalifornisë ka arrestuar një burrë për dhunë fizike dhe keqtrajtim të foshnjës, pasi është filmuar duke përdorur djalin e tij 18-muajsh si “shkop bejsbolli” për të goditur të dashurën.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri i identifikuar si Danny Lim, 27-vjeç, e mban djalin në duart dhe më pas e rrëzon në tokë.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte pasi takohet me të dashurën, atë e godet me trupin e të birit, të cilin e shfrytëzon si “armë” për ta lënduar atë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje