Shumë persona janë mbledhur në Manhatan për të shijuar pamjet e fenomenit të ashtuquajtur “Manhattanhenge”, perëndimit të diellit në një vijë me rrugët kryesore të kësaj lagjeje të qytetit amerikan.
Fenomeni Manhattanhenge ndodh katër herë brenda vitit duke shkaktuar një përjetim të veçantë për qytetarët e Nju Jorkut dhe turistët e shumtë që shijojnë perëndimin e diellit që ndodh në këto rrugë, të cilat janë të pozicionuara në kahet lindje-perëndim.
Me shfaqjen e këtij fenomeni, njerëzit nxitojnë për të bërë fotografi të paharrueshme të rrugëve të pushtuara nga drita e artë e diellit në perëndim.