VIDEO tronditëse: Adoleshentet torturojnë foshnjën me pistoletë elektrike

13 Korrik 2018, 11:13Lifestyle TEMA

Një video rrëqethëse që është shpërndarë në Snapchat tregon momentin kur tre adoleshente torturojnë  një foshnje me pistoletë elektrike.

Më pas adoleshentet nga Arkansasi, SHBA u arrestuan nga policia.

Kjo pasi autoritetet i janë përgjigjur telefonatës kur në spitalin u trajtua një foshnje për keqtrajtim.

Aty policia mori në pyetje Elyssa Watkins, nënën e njëvjeçares Carrigan e cila shfaqet në videon e Snapchat-i duke u torturuar nga tri adoleshentet, të cilat madje qeshnin me të teksa e godisnin me pistoletë elektrike.

Watkins u ka thënë policisë se treshja e adoleshenteve janë përgjegjëse për gjendjen e vajzës së saj, dhe pasi analizuan pamjet identifikuan dhe arrestuan vajzat.

Për fat të mirë vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje