Deshamp: Nuk zhvilluam një ndeshje të madhe, por e merituam plotësisht trofeun

15 Korrik 2018, 19:29Sport TEMA

Trajneri i Frances, Didier Deshamp ,është futur në histori pasi është bërë personi i tretë që fiton trofeun e Kupës së Botës edhe si futbollit edhe si trajner, pas Zagallo e Bekenbauer.

Pas festës së “çmendur”, Deshamp foli për fitimin e kësaj finaleje duke theksuar se skuadra e tij  nuk shkëlqeu, por gjithsesi e mertoi plotësisht këtë trofe.

“Është gjithçka kaq e bukur dhe e mrekullueshme. Disa janë kampionë në moshën 19-vjeçare.

Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe, por kemi treguar cilësi mendore. Dhe pastaj kemi shënuar 4 gola. Ka meritë edhe për këtë.

Jemi nisur nga larg, nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë por me punë, tani jemi aty. Jemi në majën e botës për katër vite.

Na kishte dhimbur shumë kur humbëm Europianin para dy vitesh por ndoshta na bëri mirë. Tani ky moment u përket lojtarëve. Pas 55 ditësh, në kemi bërë shumë punë. Kjo është maksimumi.

I duam francezët, jemi krenarë që jemi francezë, që jemi ‘blu’. Rroftë Republika”, deklaroi Deshamp pas përfundimit të ndeshjes. (TemA)

2 komente në “Deshamp: Nuk zhvilluam një ndeshje të madhe, por e merituam plotësisht trofeun”

  1. Sara says:

    meritove ate te Putinit kurve franceze…

  2. emigranti says:

    te rroje albitri per ty o deshamp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje