Një ajsberg gjigand po shkon në drejtim të Inaarsuit, një fshat në Groenlandën perëndimore.
Qendra e vogël është detyruar të bëjë evakuimin e pjesshëm të banorëve për të evituar të mbyten nga dallgët e mëdha, në rast se masivi i akullit do të thyhet.
Ajsbergu është afruar tek shtëpitë, por nuk ka lëvizur më gjatë natës. Autoritetet thonë që nuk kanë parë kurrë një ajsberg kaq të madh në jetën e tyre.
169 banorët e Innarsuit që jetojnë në zonën e ajsbergut janë transferuar.
Centrali elektrik i fshatit dhe pika e karburantit janë shumë pranë me bregun. Disa ekspertë thonë që eventet që kanë shkaktuar shkatërrimin e ajsbergut janë si pasojë e ndryshimeve klimaterike, faktorë të kësaj natyre rrisin rrezikun për cunam.
Në qershor shkencëtarët e New York University kanë publikuar videon e një ajsbergu të madh që shkëputej nga një pjesë akulli në Groenlandën lindore. (TemA)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=179&v=TC9Ece9cPmA