Sondazhi: Shqipëria, vendi më pro-amerikan në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO)

18 Korrik 2018, 11:09Politika TEMA

Shqiptarët janë ndoshta populli më pro-amerikan në Europë dhe këtë e vërtetojnë edhe anketa e sondazhe të ndryshme.

Një raport në formë ankete i publikuar nga Gallup së fundmi në kuadër të samitit të NATO-s, tregon se, shqiptarët janë dakord në masën 72% me lidershipin amerikan në Aleancën e Atlantikut.

Asnjë vend tjetër i aleancës nuk ka një normë të tillë.

Madje, ndjekësi më i afërt i Shqipërisë është Polonia me 56%.

Në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë, niveli i aprovimit të shqiptarëve ndaj lidershipit amerikan në Aleancën e Atlantikut Verior ka rënë me 4 pikë përqindje.

Por, sërish i vendos ndër popujt që kanë pësuar rënien më të ulët të besimit ndër vendet e tjera anëtare të aleancës.

Ndërkohë, vetëm tre vende të Aleancës, Mali i Zi, Sllovakia dhe Polonia raportojnë një rritje të besimit te lidershipi amerikan, raporton SCAN.

Besimi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vijuar i palëkundur edhe përgjatë presidencës së Donald Trump.

Mbështetja e këtij të fundit ndaj vendit tonë në aleancën e Atlantikut duket se vjen në kuadër të respektit reciprok.

8 komente në “Sondazhi: Shqipëria, vendi më pro-amerikan në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO)”

  1. Zeri i Popullit says:

    Shqipnia vendi me laper, me i padinjitetshem dhe me katunar ne bote.Edhe ne Amerike ka miliona amerikane qe nuk e duan qeverine dhe presidenitn e Tyre ashtu si ka milliards ne bote que nuk Jane me Amerike.Shqiptaret e epokes se Zerit te Popullit idhin me antiamerikanet ne bote.Shkurt lapera………..

    1. armand says:

      Preferencat Jane per mikun , per ate qe te gjendet ne momentet me te veshtira. Po’ te kishe lexuar nja dy faqe histori ndoshta do kishe shkruar ndryshe , ndoshta .

    2. mik says:

      Ne fakt, ne kohen e Zerit te popullit, nuk ishin Shqioetaret kunder Amerikes, por ishte qeveria komuniste.

  2. Ari says:

    Kjo nuk eshte cudi. Ne kemi patur kete sjellje nder shekuj: vendi me pro Otoman, vendi me pro Rus, vendi tani me pro Amerikan

  3. LORA says:

    M’e revolton termi ,”vendi me proamerikan”,,,,,e nuk besoj asfare ne kete sondazh.
    Kjo gje m’a fyen vendin dhe njerezine e vendit tim. Vetem dr.mortja abuzonte aq skajshmerisht me te .

  4. Vl says:

    O Zeri Putnik, te jesht pro amerikan nuk do te thot te jesh pro cdo ligji te qeveris. Esht si me thon sjam shqiptar apo jam shqiptar sa her nderrohet qeveria. Sa per servilizmin, esht shum e thjesht te jesh pro Amerikan kur politikat e saj kan qen pro integrimit ne BE, dhe te shohesh punen e madhe ne gjith territoret shqipfolese, per te drejtat e tyre. Gje qe se ka ber asnje shtet tjeter. Un e di pse jam pro Amerik dhe pro BE edhe pse kjo e fundit sna do. Po ti pro kujt je, dhe pse?

  5. aleko says:

    Patjeter se eshte nje vend I vogel qe don te mbeshtet diku, historikisht I pa miq!..

  6. ti je arab,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    PAFYTYRESI SUNITE,do te thoshte dikush……………….arab ”filoamerikan”!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje