Njihuni me pasurinë e Xhezair Zaganjorit: Kreu i Gjykatës së Lartë “lundron” në lekë, deklaron 1 miliardë lekë pasuri (pa pronat dhe apartamentet)

19 Korrik 2018, 16:52Kronika TEMA

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të përballet të premten me procesin e vetingut. Ai zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të përballet mesditën e së premtes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues që ka kryer procesin e rivlerësimit për kreun e Gjykatës së Lartë drejtohet nga Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Xhezair Zaganjori është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1981 dhe që nga ajo kohë ka qenë lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Europiane dhe të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën e Studimeve Europiane.

Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë.

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Xhezair Zaganjori nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë zoti Zaganjori zotëronte një pasuri familjare prej 13.9 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Sipas deklaratës fillestare, ai zotëronte një apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 dhe 87 m2 ballkone, një bibliotekë 70 metra katrorë, një bodrum +zyrë me sipërfaqe totale 90 metra katrorë si dhe rreth 3.2 milionë lekë kursime.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Zaganjori është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga 40.8 milionë lekë likujditete në bankë, 16.9 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 900 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të zotit Zaganjori për periudhën deklaruese 2004-2017 kapin në total vlerën e 99.7 milionë lekëve. Rreth 60 për qind e këtyre të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, aktivitetin akademik dhe projektet si ekspert të zotit Zaganjori përgjatë viteve. Ndërkohë, 14.3 për qind kanë si burim të ardhurat nga qeratë dhe 13.3 për qind të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes si notere.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme sa i përket mbulimit të pasurive nga të ardhurat.

Ndërkohë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” një investim të vitit 2008 me vlerë 35 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të bashkëshortëve Zaganjori në kompaninë “2E Construction”. Ky investim përmendet sërish në vitin 2017, kur kreu i Gjykatës së Lartë deklaron se ka marrë mbrapsht nga kompania shumën 1 milionë lekë që kishte paguar për një apartament. Mbetet e paqartë marrëdhënia kontraktuale mes palëve për vlerën e mbetur të 3.2 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012 

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

19 komente në “Njihuni me pasurinë e Xhezair Zaganjorit: Kreu i Gjykatës së Lartë “lundron” në lekë, deklaron 1 miliardë lekë pasuri (pa pronat dhe apartamentet)”

  1. spartak says:

    Pse do mundoheni kaq e kaq shumë , me i zbulu vjedhjet , abuzimin , korrupsionin e sidomos mshehjen e gjithë ç’kaje , aq , sa po i kërkohet edhe kuvendit me i shtu personel e rroga KPK-ve e KPD-ve e KKK- ve e ku di unë .
    Jo mor lum miku .
    Me dasht , ama me dasht , i bon të gjithë me kërcy në tel prej frikës dhe do shikosh , se ç’farë do i bojnë vehtes , e ç’farë do i bojë këtyre birbove , ai që ka vuajt prej tyre , POPULLI .
    Miratoni vetëm 1 NEN shtesë , që është lënë qëllimisht pa u fut e pa u miratu , nga të gjithë palët pa përjashtim , sepse kanë hallin e vet , kur ti vijë radha .
    Ky NEN shërben edhe për VETTINGUN në polici , sepse edhe aty , pak e nga pak e përditë abuzimet kanë shku shumë , e po ashtu edhe në mjeksi , ku një pjesë ,shefat e kapot , kanë hëngër e rruajt , ashtu vazhdojnë edhe sot , në dy a tre çanakë dhe pa pikën e defterit .
    Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj e s’po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra .
    Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut !
    Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! .
    Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vettingut për mos me i kap , dhe jo me i gri .
    A zgjidhet ?
    Me dashtë , PO .
    E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi
    E para :
    Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet , se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam shkruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet , e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Vetting kështu .
    Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet , nga taksat e mija . E tani , hikën ose shmangesh me marifet , e qejf o qerrata , me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .

    Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Bërtitni e deklaroni për ditë , se Doni me bo Vetting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar .
    Çoje NENI-n në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . NEN ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . NEN për VETTING e jo për RAFTING .
    Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek Deklarimi e Justifikimi ( rruajtja për vete ) i pronave .
    Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik .
    Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .

    1. santa quaranta says:

      Harrove kryeprokurorin Llalla??!!

  2. Guri i Kamjes says:

    Investimi ne biznese te ndryshme apo çdo lloj marredhenie me natyre tregtare une e di se eshte i ndaluar per gjyqtaret,prokuroret, deputetet etj.

    1. Lil Toronto says:

      QUHET KONFLIKT INTERESI .

  3. ce says:

    He me te lumtë palla o Xhezo , po per pak u bere president o derezi,,

    1. Bambi says:

      Shyqyr qe shpetuam nga ky dhe zgjodhem Like e ndershem. DHurate e zotit.

  4. Eni says:

    Interesante ky fakt qe ky fare burri qe duket tejet kodosh Xhezair Zaganjori paska jetuar me rreth 40% te te ardhurave te tij dhe 60% te pages e paska kursyer per te blere pasuri. Po femijet me cfare te ardhura i shkolloi? Po kostumet dhe veshjet e tij firmato qe ri gjithe diten i kollarisur me cfare te ardhurash i blen apo me shitjen e 30
    -50 librave ne vit per studentet e drejtesise qe meson per te drejten nderkombetare te vjedhjes dhe pazurimit xhe(v)zairian?

  5. loni says:

    Eshte e tmerrshme, keta duhen varur te gjith. Ja kjo eshte drejtesia e Sali kriminelit qe e vodhi dhe vrau kete popull. Dhe Emveri qe ish diktator ua mori por tapite te gjitha i la ne arkiv ndersa keta i rrembyen e u bene miljarder.

  6. Shvejk says:

    Spartak, respekt per revolten tende.

  7. Respekte says:

    Respekte Spartak koment i thjesht i qart dhe shum i goditur brravo.

  8. saps says:

    Kurvat e Riqirjes nuk kane te drejte morale te denojne kriminelet se keshtu mund te denojne vetveten!Ama ne foltore kur flasin bejne hatane.

  9. Çfare qelbësi ,palat e dhjamit po i zenë frymen kesaj monstre.Sot del dhe jep deklerata per funksionimin e gjykates,a thua se nuk e vret derrin fare.O i pafytyre me çare behen 1milon $,o barkderr i felliqur

  10. LORA says:

    Zagar-njori eshte emblema e dreQesise kriminale te pas-nentedhjetes.
    Para nentedhjetes mburrej se hynte pa teklif ne shtepine e ramiz alise .
    Kush e njeh ,e di se cfare kokeboshi eshte.

  11. . says:

    Komlet DREJTESI e KORRUPTUAR e shtetit Rrumpalle i Sali Bishes …

    Te gjithe kane thithur gjakun popullit dhe marre ryshfete para DROGE nga kriminelet qe sot ende jetojne sikur nuk kane bere gje !

    Edhe ky Hunde-patllixhani ne BURG, se boll ka mbrojtur familjen BERISHA qe e vuri ne krye per t’i sherbyer … ne BURG.

  12. labi says:

    Ka mundsi ja ka dhen kunati ???? Ky i ka rjepur njerzit duke i ven gjoba ne fakultetin e drejtsis,o Zagonjari o te qifsha Gruan ,i rop qir

  13. xhezo says:

    Super-hajduti i sistemit post-komunist te drejtesise! Nje pis njeri, mendjemadh dhe i pabese.
    Ky me ata hajdutet e tjere ne keshillin e larte te drejtesise kane bere kerdine me para te vjedhura!

  14. Devolliu says:

    Këta janë zagarnjorët që Sali KRIMNELI i vuri në krye të Drejtësisë.

  15. Ylli says:

    Ky plakush eshte “Buratini” i Gjykates se Larte.Vetem nga deklarimi i pasurise vitin e shkuar verehet 4.fishim i saj.
    Ky plakush i korruptuar jo vetem qe duhet flakur nga sistemi por i duhen sekuestruar asetet+parate & duhet flakur ne burg.
    MASKARA QE PERTYP HAQET E NJEREZVE(perfshire edhe veten)SI CYMCAKIZI NE GOJE!!!

  16. Katunari says:

    Ore a paguajne taksa keta QELBESIRA, per pasurite qe kane? te gjithe me vila e apartamente, garazhde, dyqane e plot te dhena me qira dhe spaguajne asnje takse ne shtet. A ka dhe pse nuk behet nje ligj qe te paguhen taksa dyfish me te larta per asetet plus, pervec atyre ku banojne regullisht, se dhe per keto do paguhen. Si gjithe bota or lum miku, qe paguan takse per cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje