PD dhe LSI kundër BE, braktisin Kuvendin pas thirrjeve për magjistratët: Nuk duam të rrimë në një vend me ju

19 Korrik 2018, 12:23Politika TEMA

PD dhe LSI janë larguar nga Kuvendi në shenjë proteste pasi sipas tyre duhet të rihidhet në votim ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edhe pse një video e publikuar dëshmonte manipulimin e ish-ministrit me kartat e votimit, kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, i bëri thirrje deputetëve të dilnin nga salla pasi nuk mund të rrihej në një vend me qeverinë.

Ndërkohë, pas thirrjeve të BE sot duhet të votohej ligji për magjistratët që i hap rrugë zëvendësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, që kanë krijuar ngërç në drejtësi.

Bojkoti i opozitës vjen edhe si një protestë ndaj thirrjeve të komisionerit Johannes Hahn.

“Ne këkrojmë të rivotohet ligji për prishjen e teatrit Kombëtar, pasi një deputetët e mazhorancës kishte votuar edhe për një deputetë të opozitës dhe kryetari i Kuvendit porositi të mblodhej Këshilli i votimeve dhe procedurave, që u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës që “votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer, pavarësisht pretendimeve të palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qënë i parregullt, në përputhje me rregulloren dueht të përsëritet.

Për rrjedhojë në emër të grupeve të opozitës unë vazhdoj të rikërkoj që të rivotohet ligji për Teatrin, pasi votimi ka qënë i parregullt.

 Për shkakun se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë”, tha Spaho. (TemA)

5 komente në “PD dhe LSI kundër BE, braktisin Kuvendin pas thirrjeve për magjistratët: Nuk duam të rrimë në një vend me ju”

  1. Mihali says:

    Pse duhet me 84 vota per ligjin e magjistrateve ne nje kohe qe Nishani u zgjodh president me71 vota.Demokracia duhet te gjej zgjidhje.

  2. Zgjebe says:

    Hem dhi te zgjebosura , hem bishtin perpjet

  3. raul says:

    po me kete plakun e pjerdhur Spaho do vije ne pushtet Pd-ja harrojeni dhe jo me lesheline , lesheliqine, apo cizme particken te bashkoheni ju por dhe me djallin sa kpohe te keni njerez si Strazua, paloqja, baxhella, Kejdi apo klajda surratnallonja ju nuk vini kurre ne pushtet se e keni mare rrugen e mutit

  4. Vedat Shehu says:

    Braktisja e Kuvendit eshte rrugacheri. Ne kete pike verehet cen i madh ne Kushtetute.

  5. labi says:

    ju duhet tu qish grat e ca keni ne shpi o rop Qira u djeg bytha ,dhe thoni teatri i motrave te juja ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje