Ylli Manjani: Romana Vlahutin ka legjitimuar çdo pisllëk të Edvin Ramës! Ça merreni me të, ajo është e ikur

19 Korrik 2018, 10:51Politika TEMA

Ylli Manjani ka kritikuar protestuesit që mbrojnë Teatrin e vjetër Kombëtar, pse kanë vendosur të takohen me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

Sipas tij, ajo ka legjitimuar çdo pisllëk të Ramës dhe është e kotë që ta takojnë.

“I kuptoj fort mirë ndjesitë e grupit që protestojnë çdo ditë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe pronës publike!

I përjetoj njësoj shqetësimet e ngritura nga dhuna spektakolare e pushtërve që kanë kapur peng sistemin demokratik!

Por nuk jam i bindur që Romana Vllahutin do t’i japë dum e drejtësi kësaj çështje!

Takimi me të është njësoj, në mos më keq se të takohen me KryePushtin ose pushtarucët e tjerë që drejtojnë vendin, në qendër e në bashki!

Them më keq se BE për shkak qoke, mund të legjitimojë ligjin barbar dhe anti-demokratik të Edi Ramës! Romana ka legjitimuar çdo pisllëk të Edvin Ramës!

Ajo zonjë tashmë është e ikur dhe do vijojë t’i bëjë qokat e fundit pushtëve tanë, miqve të saj personalë!

Pastaj kur mendoj se si bleu një vilë PA TENDER; se si shefat e saj në Bruksel rrinë tapë e na japin urdhëra që të falim detin; apo nuk ju bën përshtypje se si vendi u katandis në rregjim pa gjykata, nuk ka shpresë të na japin drejtësi për Teatrin!

E ç’është teatri ynë për ta?!

Ndaj them se Ajo do bëjë qokën miqve të saj, pushtër që qeverisin këtu!

Megjithatë, ju uroj sukses në atë takim!

Fundja duhet provuar çdo gjë.

Kush e di?! Mbase e mbush shejtani kët herë…”, shkruan Manjani.(TemA)

1 komente në “Ylli Manjani: Romana Vlahutin ka legjitimuar çdo pisllëk të Edvin Ramës! Ça merreni me të, ajo është e ikur”

  1. ABC says:

    Flet krye kurva per pushter. Mos kini merak se Europa e ka mesuar mire lojen tashme. Pasardhesi i saj ka per tja u bere edhe me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje