Përplasja me PD-në, Gjykata vendos në favor të Veliajt: 6 mandatet janë të vlefshme

18 Korrik 2018, 17:40Politika TEMA

Partia Demokratike regjistroi një tjetër humbje në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila sot vendosi ta rrëzojë kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të mandateve të 6 këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gjykata vendosi “ndryshimin e vendimit nr. 267, datë 02.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, duke rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Vendimi i sotëm heq çdo dyshim për vlefshmërinë e mandateve të këshilltarëve Abdyl Saraja, Eni Pëllumbi, Liri jani, Gerta Pëllumbi, Laureta Sinanaj dhe Genta Mezini, të cilët në gusht të vitit të kaluar zëvendësuan 6 këshilltarë që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017.

Ajo hedh poshtë edhe pretendimet e këshilltarëve të PD-së, të cilët me arsyetimin se këto mandate janë të pavlefshme, kanë bojkotuar për disa muaj mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ku janë marrë vendime shumë të rëndësishme për qytetarët, si dhënia e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë.

Vendimi online: http://www.gjykataadministrativeeapelit.al/detajeteceshtjes3.php/?id=%2020288

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje