“Axhenda 2030”, Mesi në OKB: Në Linjë të Plotë me Integrimin Evropian të Shqipërisë

18 Korrik 2018, 15:54Politika TEMA

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Republika e Shqipërisë ka prezantuar për herë të parë “Raportin Vullnetar Kombëtar” (VNR) për progresin e arritur në zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Zëvendës kryeministrja  Senida Mesi prezantoi raportin kombëtar të rrugëtimit të vendit tonë drejt arritjes së këtyre objektivave universale të OKB-së, njohur ndryshe si “Axhenda 2030”, axhendë e cila përbën një angazhim universal të miratuar me konsensus nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së që në vitin 2015-të, me anë të së cilës synohet ndërmarrja e veprimeve konkrete me qëllim çrrënjosjen e varfërisë, mbrojtjen e planetit, sigurimin e barazisë gjinore dhe garantimin që çdo popull të gëzojë paqe e prosperitet.

Në prezantimin e saj, Mesi nënvizoi faktin se raporti vullnetar i Shqipërisë është reflektim i një angazhimi gjithëpërfshirës i aktorëve të ndryshëm dhe është bazuar në një proces të mirë-integruar.

Në lidhje me masat që vendi ynë ka ndërmarrë për arritjen e këtyre objektivave universale, Znj. Mesi nënvizoi faktin se vendi ynë i ka dedikuar sinergji të madhe kombëtare duke filluar me punën e Komitetit Ndër-Ministerial që zbaton dhe monitoron strategjitë kombëtare në lidhje me Objektivat; aprovimin unanim në Parlament të rezolutës për avancimin e tyre; nënshkrimin vitin e kaluar nga 25 universitete publike e private të një marrëveshjeje mirëkuptimi në drejtim të një roli më aktiv të tyrin; miratimin nga Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile të deklaratës publike për zhvillimin e mëtejshëm të “Axhendës 2030”; si dhe angazhimin serioz të sektorit privat gjithashtu.

Në lidhje me “Axhendën 2030”, Mesi theksoi se axhenda është në linjë të plotë me integrimin evropian të Shqipërisë, duke i cilësuar të dyja këto procese si të pandashme dhe madje përforcuese ndaj njëra-tjetrës.

1 komente në ““Axhenda 2030”, Mesi në OKB: Në Linjë të Plotë me Integrimin Evropian të Shqipërisë”

  1. Shoku says:

    Eh… ! Sikur te ishte ajo GJosha , sa mire do ishte ! Po kjo ? Ku di gje kjo ? Ajo Gjosha po! Ohhooooo ,harrova Moniken ! Ajde ,hajde si do te “lulezonte” OKB-Ja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje