Gazeta “Koha Jonë”, e njohur për afërsinë me LSI-në, ka sulmuar ashpër komisionerin Johannes Hahn, pas vizitës së këtij të fundit në Tiranë.
Sipas saj, Hahn nuk ka thënë asnjë fjalë për lidhjet e qeverisë shqiptare me kultivimin dhe trafikun e drogës.
Për këtë gazetë, është “e çuditshme se si të huajt heshtin për drogën qeveritare, krimin e organizuar, korrupsionin e ministrave, lidhjet e fshehta ekzekutive me qarqe lindore apo me presidentin turk”.
“Ndërsa flitet për suksese të qeverisë “Rama”, raportet e vendeve të BE flasin për rritje të krimit, trafikut të drogës dhe numrit të azilkërkuesve, si dhe një korrupsion që përfshin gjithë strukturën e qeverisjes. Gjithashtu, tashmë është faktuar se pjesë e fushatës së hashashizimit të vendit ishin dhe segmente kryesore të qeverisë që e kthyen vendin në një han të madh të trafikut rajonal.
Komisioneri Hahn ishte dje mes qeverisë më të akuzuar për drogën dhe korrupsionin dhe megjithatë nuk tha asnjë fjalë për të gjitha këto.
E çuditshme se si të huajtë heshtin për drogën qeveritare, krimin e organizuar, korrupsionin e ministrave, lidhjet e fshehta ekzekutive me qarqe lindore apo me presidentin turk. Apo të huajtë vijnë me çantën bosh dhe largohen me çantë plot e përplot…”, shkruan kjo gazetë.(TemA)
me siguri kete informacion kete te leshelise e kane marre nga Strazua i shquar per te vrojtuar tek vrima e celsit,,,,
Gazeta ne fjale, nuk “njihet per afersine me LSI-ne” por subvencinohet si gazete “kopile” e kesaj partije..dhe paguhet natyrisht mire.Djale “i zoti” ky Nikolli..
Ik o debil se ju duken te gjithe si vetja. Nuk ndyhet Kommisjoneri Hahn me vemje ptu. Jane te tjere ambasador dhe diplomat qe mbushin cantat ne kolonin Shqiperi….Njerez mosmirnjihes. Po ctaksirat kemi ne te tjeret o llapa qener.