Nuk është turp me shku me autobus për Dhërmi

18 Korrik 2018, 18:16Politika TEMA

Nga Alma Nikolli

Po i shkrepja një fotografi mikes sime dhe për një moment e lashë. “Prit të largohemi pak të mos dalin mbeturinat në sfond”, i them. “Jo, jo, lëri, ashtu është relaiteti, shkrepe”. Që të dilja mirë para teje që po më lexon (nëse nuk e ke lënë pas fjalisë së parë) duhet ta “modifikoja” këtë moment.

Ndoshta duhet të thoja që e lamë fotografimin dhe mblodhëm mbeturinat, por në fakt nuk e bëmë. Ajo që bëmë ishte një fotografi me mbeturina në sfond.

Tani, kur kanë kaluar pak vite do zgjidhja të kishim vepruar ndryshe, por sidoqoftë përcollëm virtualisht një të vërtetë, atë të mbeturinave. Pushkatomëni, po deshët…virtualisht.

Kjo ndodhi m’u kujtua sot, pasi hodha në “Instagram” fotografinë e një bilete autobusi. “Tiranë-Dhërmi”. Zakonisht postojmë fotografi vetëm të biletave të avionëve.

Këtu u mundova ta vë theksin, sigurisht me pak humor(ose tentativë për humor). Tregojmë anën e bukur të udhëtimeve, ndonjëherë edhe themi se u kënaqëm më tepër se realisht jemi kënaqur, që të qëndrojmë edhe nga ana e ndjesive në lartësinë e fotografive.

Po a gënjehet vetja? A ka lindur ende një mashtrues kaq perfekt? Të besojë gënjeshtrën e vet dhe të jetojë në lumturi? Do të ishte sikur dikush të gjente pijen e përjetësisë, por ajo qenka e shkruar të mos ekzistojë a gjendet.

U habita me reagimet e shumta te postimi im. Ishin kryesisht të vajzave që punojnë vetë për të realizuar udhëtimet modeste që bëjnë. Reagime të vajzave që ashtu si mua, ndonjëherë u duhet t’i bien me avion nga Shkupi për diku, se bileta është më lirë.

Po këto gjëra s’para i themi, se ka të vërteta më të bukura për të ndarë me dynjanë. Të vajzave që po qeshnin me biletën time, sepse po u kujtoja veten. Të shoqeve të mia që janë si unë, sepse ndryshe nuk do i kisha shoqe. Vetëm se unë bashkë me to, do përpiqemi që të ia tregojmë botës jetën më pak të modifikuar.

Ja kështu si me të qeshur. Jo se djemtë janë ndryshe ëëëë, po qëlluan vajza, deri tani.

Jeta virtuale na ka dyzuar. Po pse kemi turp nga jeta që kemi? Nga farefisi që vjen nga fshati? Nga një kushëri që flet gegnisht a toskërisht? Pse ia nxijmë jetën me “shshsh”?

Pse ia “shkatërrojmë” dhe kompleksojmë jetën njëri-tjetrit për “cene” që në një formë i kemi edhe vetë? Sepse besojmë në perfeksionin që dërromohemi për të ia impontar vetes. Do thuash ti, jo unë s’e bëj. As unë nuk e bëj jo.

“Sa mirë ke dalë dhe fustani të rrika aq bukur”, i shkruaj në mesazh një të njohurës sime. “Po çfarë thua moj Alma, se mezi e mbylla zinxhirin, po mbaj frymën se do plas me gjithë fustan”, më tha duke e ekzagjeruar pak sa për të qenë modeste e për të qeshur pak me një lloj falenderimi jo të mërzitshëm.

Ama kjo nuk është “sekuencë” e izoluar. Vajza e djem që modifikojmë pjata, fotografi, fytyra, ngjyra detesh… po thjesht mua më ka rastisur të kem të bëj me vajza pak më të sinqerta, ose ndoshta ia pranojmë më lehtë njëra-tjetrës.

Vdiqëm për pak perfeksion, vdiqëm. Ardhtë momenti që të mos kemi turp nga vetja dhe jeta jonë edhe e pabukur.

Ardhtë një brez prindërish që ta përdorin pak e më pak fjalën turp, duke e zhveshur nga pesha morale. Jo se kanë faj ata jo, po kushedi. Ndoshta duke na e thënë aq shumë, e kemi marrë në dozën e gabuar.

10 komente në “Nuk është turp me shku me autobus për Dhërmi”

  1. behuni me te sakte says:

    Isha duke ngrene buke, por ne tavoline pash qe kishte ca therrime. me tutje kur shkova per te lare duarte, lavamani kishte ca buleza uji qe nuk largoheshin; duhej te ishte pisllek, por kur shkova ne tualet, gjitheçka ndriçonte! Ja, ky ishte shkrimi im si gazetar komentues po i desha bytha Meros ta nxjerre komentin se Alma Nikolli e ka nxjerre shkrimin. Po pse gazetari eshte kjo apo gazetare eshte kjo?!

    1. the punisher says:

      Hahahaha….komenti me i mire i vitit. Bravo.

  2. co‱ says:

    Une kam me shume pordhe se ty.

    Dhe me te qelbura !

    Selfie!!

  3. H says:

    Jo me kot shqiperia ka pjesmarrje me të larte ne Facebook . Shoqeria me e varfër , me pordhet me të medhaja është e pushtuar nga komlpleksi me i forte i inferioritetit dhe mendon ta mposhte me superioritet virtual duke qene se realiteti eshte siç e dini vete. Shqiptaret jane viktima të mjera të injorances se vet .30 vjet me pare, kur një miku im italian tejet i kulturuar me pyeste se cila ishte gjella jone me karakteristike, gjatë diktaturës dhe une ju pergjigja,- Grosha ! Ata që protestiam energjikisht dhe reaguan me revolte ndaj meje, ishin dy shqiptare që ndodheshin aty rastesisht.Akoma e kujtojme kete histori me mikun tim, perfaqsues i komunitetit evropian dhe njohes i thellë i realitetit shqiptar.

  4. Bus-shkolla says:

    Po mi goce …. vihet …vihet ne Dherr-e-miut me atobus por para se te hypesh ne bus verifikoje mire qe shoferi eshte essell , nuk ka bo “party” gjithe naten dhe e dyta verifikoje qe shoferi e ka patenten e aftobusit e jo te “dum-dum-it” se mund te perfundosh tek “varr-miu” ne vend te Dherr-miut !!!!

  5. Vjosani says:

    Ore Mero, po cfare eshte ky kthim ne gjuhen geherishte, apo nuk eshte me ne fuqi ligji per gjuhen standarte? Apo ska gje, me qe rrumpalle eshte ky shtet dhe duhet dhjere cdo shenjteri e ketij vendi, sic eshte dhe gjuha letrare. Apo me qe Alma ben perjashtim or tej…Turp per gazeten!

  6. Moni says:

    Zonjushe nje keshille dashamirese: nderro profesion! Artikulli i dyte qe lexoj, dhe e njejta menyre totalisht e palidhur te shkruajturi. Artikuj pa koke e pa kembe, e lodhshme ne ekstrem, kerkon te dalesh dikur por nuk del asgjekundi vecse vjen rrotull.
    Artikull i perafert me komentin e pare.

  7. Mandi says:

    Ah moj vajze, sa pordhe ke ti une i kam dashnore.

  8. BRSS says:

    HAJT ROBET KU TI KESH MOJ BERKE PA LARE FYÇKE

  9. njena ne Amerike says:

    Shif si e ke shkrue titulli dhe merr vesht kulturen tande

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje