Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në Parlamenti e Shqipërisë.
Gjatë fjalës në kuvendi Kitaroviç tha se mes dy vendeve ka një marrëdhënie të mirë që daton që prej kohës së Venedikut.
Më tej ajo vlerësoi ndihmën historike të shqiptarëve dhe u shpreh se Kroacia nuk e harron këtë sakrificë.
“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë.
Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve.
Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan.
Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria.
Është e rëndësishëm që të ketë një bashkim kombëtar, që të njihen reformat që ka bërë qeveria. Procesi i Vettingut duhet të vijojë dhe të rrisë vlerësimin për gjyqësorin.
Kroacia përkushton të gjithë vëmendjen e saj për zgjerimin dhe do të mbështesë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE. Gjithashtu ne do të punojmë për ngritjen e një bashkëpunimi më të mirë siç janë ato të transportit, tha Presidentja e Kroacisë. (TemA)
Kolinda Grabar-Kitaroviç ia jep meritat Shqipërisë për luftën e kosovarëve në Kroaci
https://m.gazetaexpress.com/mobile/lajme/kolinda-grabar-kitarovic-ia-jep-meritat-shqiperise-per-luften-e-kosovareve-ne-kroaci-559793/