Udhëheqësi rus sulmon kritikët amerikanë: Duan të shkatërrojnë lidhjet mes dy vendeve

19 Korrik 2018, 17:57Bota TEMA

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar pas kritikëve të SHBA-së rreth saimitit dypalësh me homologun amerikan Donald Trump që u mbajt këtë javë në Helsinki.

Disa forca në Amerik donin të sakrifikonin lidhjet SHBA-Rusi për interesat e tyre të ngushtë”, tha Putin në një takim me diplomatë rusë në Moskë.

Nga ana tjetër Trump është akuzuar gjithashtu se po “sillet mirë” me Rusinë, e cila mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Ditët e polemikave dhe të konfuzionet kanë ndjekur takimin e së hënës në Helsinki, ku Presidenti Trump u shfaq në mbështetje ndaj akuzave të Putin se nuk kishte ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale.

Ai e nisi udhëtimin e tij në kontinentin e vjetër në takimet me krerët e tjerë të NATO-s dhe më pas me një udhëtim në Britani të Madhe, nga e cila Trump pati një linjë shumë më të vështirë me aleatët e vjetër sesa me Putin.

Të enjten, Trump akuzoi kundërshtarët se preferojnë të shkojnë në luftë dhe jo të shohin marrëdhënie të mira me Rusinë, raporton BBC.

Pavarësisht polemikave, votuesit republikanë duket se po qëndrojnë pranë shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Një sondazh i Reuters / Ipsos këtë javë zbuloi se përkundër një sulmi kritikash të medias, samiti i Finlandës i Trump nuk kishte asnjë ndikim të vërtetë në vlerësimet e tij të përgjithshme.

Në anketë, 42% e votuesve të regjistruar miratuan punën e tij, e cila është në përputhje me mesataret deri tani.

Rreth 71% e republikanëve të anketuar e miratuan përgjigjen e tij ndaj Rusisë, ndërsa vetëm 14% e demokratëve ishin në favor të tij.

Megjithatë të martën, Trump këmbënguli se ai kishte “gabuar” gjatë konferencës për shtyp të samitit, kur u shfaq në krah të Putin.

Reagimi i tij erdhi pasi shefi i inteligjencës së SHBA, Dan Coats tha se Rusia ishte e përfshirë në “përpjekjet e vazhdueshme, të përhapura për të minuar demokracinë tonë“. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje