Ambasadori amerikan në Prishtinë shmangu përgjigjen nëse ndarja e Kosovës do të ishte e pranueshme për Uashingtonin, duke rritur spekulimet se ka një ndryshim në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përsa i takon çështjes së Kosovës.
Ambasadori amerikan në Kosovë ka shkaktuar shqetësime se SHBA-ja mund të miratojë ndarjen e Kosovës pasi nuk pranoi ta përjashtonte këtë mundësi në një intervistë.
Në intervistën dhënë KTV të Kosovës të enjten, Greg Delawie shmangu dhënien e një përgjigjeje të drejtë, kur u pyet nëse SHBA-ja e përjashtonte ndarjen si një zgjidhje për mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë.
“Nuk do të flas mbi faktin se çfarë do të jetë një element i marrëveshjes përfundimtare. Nuk do të flas në lidhje me faktin se kush mendoj se duhet ta drejtojë këtë diskutim në Bruksel dhe nuk do të flas për detaje të tipit se në cilën dhomë duhet të mbahet apo për formën e tryezës,” u përgjigj ambasadori Delawie.
I pyetur se cili ishte qëndrimi Shteteve të Bashkuara për ndarjen, Delawie u përgjigj se Kosova do të duhet të pranojë cilado qoftë marrëveshja përfundimtare.
“Nuk do të flas se cilat mund të jenë elementet e një marrëveshjeje apo pakti në këtë pikë. Mund të them se politikanët e Kosovës, qytetarët e Kosovës, janë plotësisht në gjendje t’i marrin vetë këto vendime në pozicionet negociuese dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë tyre ndërsa ata diskutojnë për këto gjëra,” tha Delawie.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën Beogradi ka refuzuar ta njohë. Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve nisën në Bruksel në vitin 2011. Që nga qershori, të dyja palët kanë deklaruar se bisedimet po hyjnë në fazën përfundimtare.
Ndërkohë, SHBA-ja ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe u pa si një nga mbështetësit kryesorë të qëndrimit të Kosovës se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i saj nuk ishin të negociueshme.
Në shkurt, ambasada amerikane në Kosovë tha për Radion Europa e Lirë: “Ne nuk e mbështesim shkëmbimin e territoreve apo krijimin e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje, por të gjitha palët duhet të jenë kreative në gjetjen e një zgjidhjeje.”
Shpend Ahmeti, kreu i Partisë Social Demokratike, PSD, dhe kryetari i Prishtinës, shkroi në Facebook pas intervistës së ambasadorit amerikan se komentet e Delawie tregojnë një “një ndryshim thelbësor të qëndrimit amerikan”.
Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, më parë tha se ndarja e Kosovës për të do të thoshte “luftë”.
“Ndarja për mua është lufta, e them këtë pa hezitim dhe është e rrezikshme të flitet për ndarje.”
“Nuk ka ndarje, asnjë shkëmbim territoresh, lëvizje të kufijve… Është e rrezikshme, nuk mund të bëhet në këto rrethana,” tha Haradinaj për TV Dukagjini të enjten, i pyetur për propozimin e bërë nga deputeti i Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Lutfi Haziri për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.(birn)
..keto jane hipoteza te rrezikshme per kombet..pothuaj njelloj sikur te thuhet ..neser do te permbyset bota..nuk mund te mbillet terror,pasi enigmat e bisedave nuk mund te zgjidhen afrofe!!..bota mund te marre zjarr edhe pa gacmuar kosoven..dhe problemi i” botes”kushedi se si do perfundoje… kokat me te nxehta boterore kane dale ne terren !!..
Ndarja e Kosoves eshte vendosur dhe as qe varet nga THACI e te tjere.E lene per pak sa te pertypet dhe pastaj e thone.Nuk u intereson qe Kosova do jete me e varfer pa veriun dhe pa ndonje risurs tjeter.Puna eshte te gjendet zgjidhje sepse kembengulja per Asoocimin e komunave serbe do ta bluanin dhe shkaterronin Kosoven nga pushteti paralel.Komunat kerkojne jo vetem pushtet egzekutiv por edhe pjesmarrje ne Presidence.Keto kerkesa ishin ravijezuar qe ne fillim dhe serbet nuk luajn qe topat te bien,pendryshe nuk e njohin Kosoven.Serbet punojne ne Kosove dhe marrin dy rroga .Veriu nuk paguan energjine duke renduar buxhetin e Kosoves.Me mire ndarje se sa krimbi te te gerryej nga brenda.
O Ramush! Për çfarë luftë flet? Deri më sot ju jeni sjellë si fëmijët e një lagje, që i mburren atyre të lagjes tjetër, se “ta rregullon qejfin ai i forti, përkrahësi yt”, dhe kjo ju ka bërë që në Kosovë të bëni lojra zbavitse politike me pasojat që pritet të vijnë. As që jeni koshient për rëndësinë që ka detyra e drejtimit të vëndit. Jeni politikisht të papjekur deri në ulërimë. Jeni aq sipërfaqsor në gjykime sa të kallni datën. Jo vetëm ti, po tërë klasa politike kosovare. Ngjani me atë pleshtin që i kanë dhënë doping dhe i duket vetja një brumbull i fortë dhe i tmerrshëm. As që e kuptoni, or të uruar, që nëse bota do të bëjë ndryshime të gjëndjes në Kosovë, nuk mund ti realizojë ato pa shmangur më parë pengesat. Vërë re, or Ramush vëllai, nëse ndjen se ke humbur përkrahjen e a.mbasadorit amerikan, veriu i Kosovës kuptohet që iku, por ti ruaj kokën. Po bëre trimin, ja ku po ta them unë i pari, e hëngre. Ai që vendos të ngrejë një godinë, dihet, më parë pastron sheshin e ndërtimit.
Dhe së fundi, atë që keni bërë Kosovës ju si klasë politike, është pak ndarja e veriut. Janë zëmërgjërë bota, ju vjen keq për popullin e thjesht dhe patriot të Kosovës, pa, po të ishte për ju si klasë politike, e kishin kthyer situatën në gjëndjen e mëparshme.
Peco, ke ploteshisht te drejte, fatkeqesisht.
Ramushi po sillet si nje femije, qe nuk e ka haberin e pergjegjesive politike si KM.
Nese Kosova do te ndahet, ateher nuk na duhet shteti neve, zgjidhja me e mire so ishte bashkimi me Shqiperine.
Te shkembesh ca troje shqiptare me po troje shqiptare I bie kjo pune, vetem nese leshohet pak nga veriu dhe te merren lugina e sanxhaku bashke mund te lloisesh ndopak
,..une nuk jam Ramushi o Peço rapatushi…lexo me tru jo si partizan..edhe pa kosoven ,si shkak..kokat politike {per te zhdukur superpopullsine relative mund te dakortesohen per vatra lufte,te kontrolluara nga ATA }..keshtu e mendoj,..por s’jam Ramushi dhe ti s,je psikologu i lagjes..