Arrestohet “profeti”, dështoi të ringjallë një të vdekur

21 Korrik 2018, 19:31Lifestyle TEMA
Arrestohet “profeti”, dështoi të ringjallë një

Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi ai nuk arriti të rikthejë në jetë kufomën e një të vdekuri.

Kjo gjë ishte sjellë acarimin e familjarëve të viktimës, të cilët kishin filluar të rrihnin “profetin”, derisa në vendngjarje mbërriti policia.

Ai u shpëtua kur policia mbërriti pak më vonë edhe pse kjo nuk do të thotë se ai ishte jashtë telasheve.

Gjithsesi, Ayele po mbahet në paraburgim me akuzën e abuzimit me trupa të vdekur, që sipas ligjit etiopian është një krim.

Abuzimi i trupave të vdekur është një krim sipas ligjit etiopian dhe një komandant i policisë lokale i ka thënë BBC-së se njeriu, profesioni i të cilit është punonjës shëndetësor, tani ndodhet në paraburgim.

Incidenti është filmuar dhe që atëherë është bërë viral në mediat sociale.

Banorët në qytetin e vogël perëndimor të Galilesë, në rajonin e Oromias, thanë se Gateyawkal Ayele kishte shkuar në familjet e të vdekurit dhe kishte bindur familjarët për ringjalljen e tij, pasi u kishte treguar historinë e Lazarit, që sipas Dhiatës së Re u kthye në jetë nga Jezusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje