VIDEO tronditëse/ Familjarët lënë të moshuarën para azilit të pleqve: S'kemi lekë ta mbajmë

21 Korrik 2018, 10:37Lifestyle TEMA

Familjarët e një gruaje të moshuar në Brazil i pret dënimi me deri tri vite burg, pasi e lane atë para azilit të pleqve në temperatura të ulëta.

Në videon e publikuar më poshtë shihet gruaja e moshuar duke qarë teksa qëndronte tek dera e azilit të pleqve.

“Më kanë dërguar diku larg shtëpisë. Nuk i urrej, por nuk është dashur ta bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar e moshuara kur është pyetur për familjarët.

Punonjësit e shtëpisë së pleqve që ishin dëshmitarë të ardhjes së kësaj gruaje të moshuar, pretendojnë se nuk është përgjegjësi e tyre ta pranojnë, pasi një gjë e tillë është përgjegjësi e policisë.

Në anën tjetër, gjykata në Santa Katarina, ka njoftuar se po shqyrton mundësinë që të urdhërohet që familjarët e të moshuarës të paguajnë shpenzimet e saj.

Ndërkaq, familjarët e saj janë munduar ta arsyetojnë veprimin e tyre, duke thënë se kanë probleme financiare dhe se nuk mund të kujdeseshin për të. (TemA)

1 komente në “VIDEO tronditëse/ Familjarët lënë të moshuarën para azilit të pleqve: S’kemi lekë ta mbajmë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje