Në të njëjtën kohë Napoli po provon që të mbajë në “Castel Volturno” lojtarët e vet kryesor, e mes tyre sigurisht që ndodhet dhe Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i Shqipërisë, i cili me ardhjen e Arias dhe mungesën për një kohë të papërcaktuar të Ghoulam, duhet të luajë pjesën e parë të sezonit në të majtë (ashtu siç ka bërë dhe gjatë sezonit të shkuar) dhe Ancelotti duhet që të mbajë fort këtë ‘xhol’.
Por, e ardhmja e mbrojtësit shkodran pritet që të diskutohet pas pak ditësh. Mario Giuffredi, agjenti i Hysajt pritet që të zbarkojë në Napoli për të diskutuar rreth të ardhmes së mbrojtësit dhe rinovimit të kontratës.
Aspektet që do të diskutohen këtë rastë janë pagesa dhe klauzola. Ai pritet që të kërkojë 2.4 milion euro pagesë sezonale për Hysajn dhe anulimin e klauzolës prej 50 milion eurosh që pengon transferimin e mbrojtësit.
Natyrisht që kalimi i Maurizio Sarri-t te Chelsea do t’i pëlqente një kontratë e tillë, sepse ai do të kishte më tepër mundësi për të afruar mbrojtësin në fjalë.
Chelsea nuk ka mundësi që të paguajë 50 milion euro për mbrojtësin shqiptar, kështu që mundësia e vetme mbetet që të anulohet klauzola dhe që “Blutë e Londrës” ta afrojnë në “Stamford Bridge” si blerjen më të re.
Edhe ditën e sotme mediat britanike kanë shkruar rreth shqiptar, ku tregojnë që është një nga tre dëshirat që Sarri ka për të ndërtuar Chelsea-n për sezonin e ri futbollistik. Tashmë mbetet që “topin ta gjuajë” presidenti i Napoli-t Aurelio de Laurentiis dhe trajneri Carlo Ancelotti.